Migrationsverket - startsidan
Print

Heqje vizash për qytetarët boshnjak dhe shqiptar prej 15 dhjetorit

  2010

Parlamenti evropian më 24 nëntor 2010 morri vendim mbi heqje vizash për nënshtetas të Bosnjes dhe Shqipërisë. Vendimi nënkupton se personat me pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në vendet Schengen pa bërë kërkesën për vizë. Ata që nuk kanë pasaportë biometrike duhet të kenë vizë.
Vendimi mbi heqje vizash do me thënë se ju jeni të liruar të bëni kërkesën për vizë për të udhëtuar në këto vende. Mirëpo nëse doni të punoni në Suedi atëherë ju duhet të bëni kërkesën për leje pune. Kërkesën mund ta bëni në ambasadën në vendin në të cilin jetoni. Këtu mund të lexoni më shumë për leje pune në Suedi, arbetstillsånd i Sverige (link).
 
Pasaporta biometrike janë pasaportat e pajisura me chip kompjuterik në të cilin ruhen të dhënat personale dhe fotografia e poseduesit të pasaportës.
 
Të liruar nga kërkesa për vizë ju mund të qëndroni në vendet Schengen 90 ditë brenda një gjysmëviti (180 ditë). Nëse keni hyrë në Suedi me vizë gjatë kohës që rregullat e reja të kenë hyrë në fuqi prej 15 dhjetorit, ju do të liroheni nga kërkesa për vizë nëse posedoni pasaportë biometrike së cilës nuk i ka skaduar afati. Nëse për shembull keni vizë qëndrimi 30 ditësh, atëherë ju mund të qëndroni edhe 60 ditë tjera. Qëndrimi juaj ndërkaq nuk bën të tejkalojë 90 ditë brenda një gjysmëviti. Nëse dëshironi të qëndroni më gjatë atëherë duhet të bëni kërkesën për lejeqëndrim ose kërkesën për vizë nacionale D.
 
Keni parasysh se ju nuk keni të drejtë automatikisht të udhëtoni në vendet Schengen edhe pse jeni liruar nga kërkesa për vizë. Kufitarët mund t´u mohojnë hyrjen në vend nëse nuk është plotësisht e qartë se vizita e juaj do të jetë e përkohshme. Prandaj ju me vete duhet të keni dokumentacion që dëshmon atë që keni ndërmend të bëni gjatë vizitës. Përveç pasaportës duhet të dëshmoni se keni mjaft të holla për kohën sa do të qëndroni në vendet Schengen.
 
Nëse vizitoni farefisin apo miqtë tuaj është mirë të keni formularin Inbjudan, nr. 240011, që zakonisht plotësohet nga personi që fton atë që bën kërkesën për vizë.
Sidan senast uppdaterad: 2012-01-11