Lajmërimi i thjeshtëzuar

Förenklad delgivning – albanska

Lajmërim i thjeshtëzuar do të thotë që Bordi Suedez i Emigracionit e dërgon vendimin me postë normale në adresën që ju keni treguar se jetoni. Ditën tjetër ne dërgojmë një letër tjetër në të njejtën adresë duke ju informuar se kemi postuar vendimin. Ne e bëjmë këtë gjë për të minimizuar rrezikun e gabimit. Në këtë mënyrë Bordi i Emigracionit konsideron që ju e keni marrë lajmërimin mbi vendimin (jeni lajmëruar) brenda dy javësh pasi ne e kemi dërguar në adresën tuaj. Më pas ju keni tre javë kohë për të apeluar vendimin.

Nëse adresa që na keni dhënë nuk mund të përdoret dhe ju jeni regjistruar në Suedi, vendimi dhe letra e kontrollit do të postohen në adresën që figuron në të dhënat e regjistrimit.

Përsa kohë që ju jeni të regjistruar me Bordin e Emigracionit është e rëndësishme që ju të lajmëroni për adresën aktuale entin që ju ka pritur. Gjithashtu, përpiquni që të kontrolloni rregullisht postën tuaj. Nëse apeloni, gjykata mund të zgjedhë gjithashtu që t'ju lajmërojë për vendimin e saj duke përdorur metodën e lajmërimit të thjeshtëzuar.

Last updated: 2017-08-24

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.