Në rastin kur kërkesa juaj për azil rrëzohet

Avslag på ansökan om asyl – albanska

Mospranimi i kërkesës tuaj për azil nënkupton se Agjencia e Migracionit nuk i konsideron arsyet tuaja si të mjaftueshme për të qëndruar në Suedi. Ju mund të zgjidhni të pranoni ose të apeloni vendimin e marrë.

Nëse bini dakord me vendimin për mospranim të kërkesës për azil apo për dëbim, ju mund të firmosni një të ashtuquajtur deklaratë pranimi. Firmosja e kësaj deklarate pranimi, iu pengon të apeloni ndaj vendimit të marrë dhe do t’ju kërkohet planifikimi i udhëtimit tuaj të kthimit. Edhe në rastin kur nuk e vini firmën në një deklaratë të tillë pranimi, është e rëndësishme që të bashkëpunoni me Agjencinë Suedeze të Migracionit lidhur me kthimin tuaj.

Informacion të mëtejshëm rreth kthimit vullnetar mund t’i gjeni në

Informacion për ju që jeni fëmijë të pashoqëruar dhe të cilëve u është rrëzuar kërkesa (në anglisht)

Vendimi përcakton kohën kur duhet të lini Suedinë

Në vendimin tuaj përcaktohet koha që ju duhet për t’u larguar nga Suedia, shpesh brenda një periudhe dy deri katër javore nga koha e marrjes së vendimit. Nëse vendimi ka marrë formë ligjore do të thotë se ka filluar të zbatohet dhe nuk mund të apelohet më. Kjo ndodh në pjesën dërmuese të rasteve tre javë pasi Agjencia e Migracionit iu ka vënë në dijeni për vendimin e marrë, ose kur keni vënë firmën në një deklaratë pranimi. Është e nevojshme të qartësoheni se kur bëhet hyrja në fuqi e vendimit të marrë, duhet të lini vendin brenda kohës së përcaktuar në vendim.

Një vendim për refuzim të hyrjes zakonisht është i aplikueshëm për katër vjet.

Refuzimi i hyrjes me zbatim të menjëhershëm

Nëse iu është dhënë një vendim për refuzim të hyrjes që duhet të vihet në zbatim menjëherë, duhet të lini Suedinë sapo t’ju jepet vendimi në dorë.

Nëse dëshironi të apeloni rastin tuaj

Mund të bëhet apelim kundër vendimit të marrë nga Agjencia Suedeze e Migracionit. Një gjykatë do të merret me shqyrtimin e vendimit, në rast se vendosni të apeloni rastin tuaj. Vendimi që iu është dhënë përcakton sa kohë ju duhet për të apeluar rastin, shpesh tre javë duke filluar nga dita e marrjes së vendimit. Edhe nëse vendosni të apeloni rastin, duhet të merrni masa për të planifikuar kthimin tuaj.

Mësoni më shumë rreth mënyrës së apelimit kundër vendimit

Planifikimi i udhëtimit të kthimit në atdhe

Me marrjen e vendimit për refuzimin e hyrjes apo për dëbimin tuaj, do të thirreni për të kryer një intervistë me një funksionar të Agjencisë së Migracionit për të planifikuar kthimin tuaj. Më pas do t’ju jepet informacion lidhur me mundësitë e vëna në dispozicion në rastin tuaj dhe në të njëjtën kohë ju mund të shtroni pyetjet tuaja për përgjigje.

Nëse keni planifikuar të lini vetë Suedinë përpara zhvillimit të intervistës për kthimin tuaj, ju mund të vizitoni qendrën tuaj më të afërt të pritjes për më shumë informacion. Aty, për shembull, mund të kërkoni një certifikatë të largimit nga vendi që duhet ta dorëzoni tek pika suedeze e kontrollit të pasaportave kur të lini vendin.

Informacion të mëtejshëm rreth kthimit vullnetar mund t’i gjeni në

Mbështetja për kthimin

Në varësi të vendit të origjinës, mund të ekzistojë mundësia e dhënies së një ndihme financiare apo forma të tjera të mbështetjes që e lehtësojnë dukshëm fazën e ri-stabilizimit në vendin tuaj të origjinës. Një parakusht për t’u kualifikuar për marrjen e mbështetjes në të holla është që ju të ktheheni vetë, vullnetarisht.

Informacione të mëtejshme për personat që mund ta përfitojnë ndihmën (mbështetjen) e kthimit në vendin e origjinës) mund t’i gjeni këtu

Nëse nuk e zbatoni vendimin

Kur vendimi të ketë marrë formë të plotë ligjore dhe nuk është më e mundur të apelohet, është e nevojshme të lini Suedinë. Me skadimin e afatit, ju hiqet e drejta për strehim dhe mbështetje financiare nga Agjencia e Migracionit. Kjo vlen për ju që jeni të rritur dhe nuk keni kujdestari të fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

Çdokush që ende ka të drejtë për mbështetje financiare nga Agjencia Suedeze e Migracionit (për shembull, familjet me fëmijë) mund të marrë ndihmë të reduktuar ditore edhe nëse ai ose ajo nuk pranon të bashkëpunojë për t’u larguar nga vendi.

Nëse nuk pranoni të bashkëpunoni për kthimin tuaj, Agjencia e Migracionit ka të drejtë të arrë vendim për mbikëqyrjen apo ndalimin tuaj në paraburgim. Mbikëqyrja nënkupton që ju duhet të paraqiteni dhe të raportoni rregullisht tek Agjencia e Migracionit ose në organet policore. Nëse merret vendim për qëndrim në paraburgim, kjo nënkupton ndalimin dhe qëndrimin tuaj në një strukturë të mbyllur, gjatë kohës që prisni të lini vendin.

Merrni më shumë informacion lidhur me mbikëqyrjen dhe paraburgimin

Ndalimi i ri-hyrjes

Nëse nuk lini Suedinë brenda kohës së përcaktuar në vendim, kundër jush mund të lëshohet një urdhër për ndalim ri-hyrje, që nënkupton se ju e keni të ndaluar të ktheheni në secilin prej vendeve të Shengenit apo Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë. Ndalimi i ri-hyrjes ka një kohëzgjatje një vjeçare.

Nëse iu është dhënë një vendim mbi refuzimin e hyrjes që duhet të zbatohet menjëherë nga ana juaj (pra me efekt të menjëhershme), gjithmonë do t’ju lëshohet vendim për ndalim ri-hyrje që normalisht ka të paktën një kohëzgjatje dy vjeçare, edhe në rastin kur largoheni menjëherë nga Suedia.

Ndalimi i Ri-hyrjes për arsye të tjera

Nëse Agjencia Suedeze e Migracionit mendon se ju nuk dëshironi të lini Suedinë vullnetarisht, mund t’ju jepet një vendim për ndalim ri-hyrje që mbulon zonën e Shengenit me kohëzgjatje të zbatueshme deri në pesë vjet. Kjo mund të ndodhë, për shembull, në rastet kur

  • keni qëndruar i/e fshehur më parë
  • jeni shprehur se nuk keni qëllim ta lini Suedinë
  • keni përdorur një identitet të rremë ose nuk i keni ofruar ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj Agjencisë së Migracionit për të zbuluar identitetin tuaj të vërtetë
  • keni dhënë me vetëdije informacione të gabuara ose keni mbajtur të fshehur informacione të rëndësishme
  • jeni dënuar për krime që të çojnë në burg.

Nëse ju jepet një vendim për ndalim të ri-hyrje për secilën nga arsyet e mësipërme, ju nuk do të përfitoni më kohën e nevojshme për të planifikuar udhëtimin e kthimit vullnetar në shtëpi dhe pritet të lini menjëherë vendin. 

Mospërfitimi i kohës së nevojshme për kthimin tuaj vullnetar, iu bën gjithashtu të humbni të drejtën tuaj për strehim dhe mbështetje financiare nga Agjencia e Migracionit me përjashtim të rasteve kur keni fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Organet policore mund të ngarkohen me përgjegjësinë për kthimin tuaj

Nëse zbatimi i vendimit për mospranim të kërkesës për azil ose për dëbim, bëhet i pamundur për shkak të refuzimit të bashkëpunimit nga ana juaj, Agjencia e Migracionit mund t’i drejtohet organeve policore për t’ua ngarkuar atyre përgjegjësinë për largimin tuaj nga vendi. Nëse ju nuk jeni i disponueshëm, policia ka të drejtë të nxjerrë një urdhër për t’ju kërkuar dhe për të gjetur vendndodhjen tuaj. Policia gjithashtu është e autorizuar me të drejtën e përdorimit të forcës për të mundësuar largimin tuaj nga vendi.

Nëse rasti juaj i dorëzohet organeve të policisë, ju humbisni të drejtën për çdo formë mbështetjeje me të holla. Forma të tjera mbështetje që kanë të bëjnë me fazën e ri-stabilizimit në vendin tuaj të origjinës gjejnë zbatim në një masë më të vogël.

Nëse policia konsiderohet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të refuzimit të hyrjes apo dëbimit tuaj, ju duhet t’i kontaktoni nëse keni pyetje që kanë të bëjnë me udhëtimin tuaj të kthimit.

Zhvillime të reja pas vendimit të refuzimit të kërkesës suaj për azil

Nëse ndodh diçka që pritet të krijojë pengesë për kthimin tuaj, informoni qendrën tuaj të pritjes. Më pas Agjencia e Migracionit do të provojë nëse ka pengesë për zbatimin e vendimit të dëbimit. Duhet të bëhet fjalë për informacione të reja që kanë dalë në dritë pas marrjes së vendimit.

Mësoni më shumë për atë që ndodh në rastin e zhvillimeve të reja pas vendimit të refuzimit

Marrëveshja Schengen përfshin vendet e mëposhtme

Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Litenshtejn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.

Last updated: 18 shtator 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.