Dokumente të rëndësishme në rast të kthimit

Viktiga dokument vid återvändande – albanska

Ka dokumente që është mirë për ty që t’i nxjerrësh para se të largohesh nga Suedia. Këtu e gjenë një listë të dokumenteve që ti apo fëmija i juaj do të keni nevojë pas arritjes në vendin tuaj apo në shtetin ku ti apo ju do të ktheheni.

Ekstrakt i lindjes së fëmijut

Ti duhet të kesh marrë një ekstrakt nga Administrata Tatimor [Skatteverket] për fëmijun tuaj kur fëmija ka lindur. Ky ekstrakt e lehtëson regjistrimin dhe dhe shkollimin në vendin tuaj apo në shtetin ku do të ktheheni. Ti po ashtu do të kesh nevojë për një ekstrakt të lindjes në momnetin kur duhet t’ia nxjerrësh fëmijut një dokument udhëtimi. Kontrolloj të dhënat në ekstraktin e lindjes se a janë të sakta para se të largoheni. Nëse të dhënat nuk janë të sakta, apo nëse ke nevojë për një ekstrakt të ri të lindjes, ti duhet t’a kontaktosh Administratën Tatimore [Skatteverket].

Më shumë informacione ti do të gjesh në faqen e Administratës tatimore për fëmijë që lindin në Suediexternal link, opens in new window.

Vërtetim e gjendjes gjyqë­sore

Është Policia ajo që mban përgjegjësinë për vërtetime të gjendjes gjyqësore. Ky regjistër përmban të dhëna për ata që kanë kryer vepra penale.

Ti ke të drejtë të kërkosh një vërtetim të gjendjes gjyqësore nga ky regjistër i cili lëshohet nga Policia. Ky vërtetim dëshmon nëse ti figuron në këtë regjistër, pra nëse ke kryer vepër penale apo jo në Suedi. Ti mund të kesh nevojë që në një shtet tjetër t’ua tregosh një vërtetim të gjendjes gjyqësore. Ky dokument mund të nevojitet për shembull në rastin kur ti duhet të kthehesh për banim në vendin tuaj apo kur të aplikosh për ndonjë vend pune në vendin tuaj. Më shumë informacione ti mund të gjesh në faqen e policisë për gjendje gjyqësoreexternal link, opens in new window.

Dëftesa/ vërte­time nga shkolla

Për të dëshmuar se ti apo fëmiju i juaj keni vijuar ndonjë kurs apo shkollim në Suedi, ti mund të kesh nevojë të pajisesh me dëftesë apo ndonjë vërtetim. Këto mund të ju nevojiten kur ju për shembull do të filloni në ndonjë shkollë ose kur të aplikoni për ndonjë kurs në vendin tuaj. Për tu pajisur me dëftesa apo vërtetim, ti duhet ta kontaktosh shkollën në Suedi ku e ke vijuar mësimin. Më shumë informacione për këtë mund të gjeni në uebsajtin e komunës suaj.

Vërtetim mjeku apo doku­mente tjera rreth shën­detit tuaj

Në Suedi, përgjegjësinë për shëndetësi e kanë rajonet. Për të marrë një vërtetim mjeku apo dokumente tjera që e përshkruajnë gjendjen tuaj shëndetësore, ti duhet ta kontakosh qendrën tuaj shëndetësore apo spitalin ku jeni mjekuar. Më shumë informacione mund të gjesh në uebsajtin e drejtorisë rajonale të shëndetësisë e këtë faqe e arrinë përmes www.1177.seexternal link, opens in new window. Informacione më të hollësishme rreth shëndetit po ashtu mund të gjesh në www.informationsverige.seexternal link, opens in new window.

Përkt­himi i doku­men­teve tuaja

Mund të ketë arsye që t’i përktheni dokumentet tuaja në gj. angalze apo në gjuhën e vendit tuaj. Për të marë ndihmë për këtë gjë, ti mund t’i drejtohesh institucionit që e ka lëshuar atë dokument. Në disa raste edhe Zyra e Migracionit mund të ju ndihmoj në përkthimin e dokumenteve.

Last updated: 5 mars 2020

Was the information on this page helpful to you?