The content on this page may not be correct due to changes in the Swedish Aliens Act

We are currently reviewing the content of the entire website due to changes in the Swedish Aliens Act, decided by the government. This may affect the content on pages in languages other than Swedish and English. These pages will be updated as soon as the translations are complete. All our pages in Swedish and English are correct and updated.

www.migrationsverket.se

Ndihmë (përkrahje) në të holla për ri-stabilizimin në atdhe

Stöd till återetablering – albanska

Nëse kërkesa juaj për azil është refuzuar dhe pritet kthimi juaj në vendin e origjinës, ju mund të merrni ndihmë (përkrahje) ekonomike nga Agjencia e Migracionit. Ju mund të bëni kërkesë për ndihmë në të holla, por në të njëjtën kohë mund të përfitoni ndihmë për t'u kthyer në vendin tuaj, përmes formave të tjera mbështetëse.

Ndihmë (përkrahje) në të holla për ri-stabi­li­zimin

Mbështetja në të holla, e ashtuquajtura ndihmë (mbështetje) e ri-stabilizimit apo integrimit, ju paguhet juve, duke qenë se mendoni të ktheheni në një vend ku gjendja dhe kushtet që kanë lidhje me fazën e ristabilizimit tuaj janë të kufizuara për shkak të situatës së sigurisë aty.

Ju mund të merrni ndihmë (përkrahje) ekono­mike nëse do të kthe­heni në ndonjë nga këto shtete:

Afganistani, Republika Qendrore Afrikane, Republika Demokratike e Kongos, El Salvadori, Eritrea, Iraku, Jemeni, Libia, Nigeria, Pakistani, Somalia, Palestina, Sudani, Sudani Jugor, Siria, Etiopi.

Merrni më shumë informacion për ndihmën ekonomike në të holla dhe për mënyrën e kërkimit të saj këtu

Masat e tjera mbësh­tetëse

Ju gjithashtu mund të merrni ndihmë për t'u ri-integruar në shoqëri në vendin tuaj të origjinës nëpërmjet formave të tjera mbështetëse. Këto masa mbështetëse u ofrohen atyre që do të kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe të cilët, për shembull, kanë nevojë për ndihmë për t’u bërë pjesë e tregut të punës ose kanë nevojë për këshilla juridike.

Mbështetja iu ofrohet tani për tani atyre që rikthehen në këto shtete:

Afganistan, Irak (Kurdistan), Irak (pjesa qëndrore dhe jugore), Marok, Pakistan, Nigeri.

Lexoni më shumë për format e tjera të mbështetjes (në anglisht)

Last updated: 2021-08-18