Ndihmë (përkrahje) në të holla për ri-stabilizimin

Kontantstöd – albanska

Nëse keni dëshirë të ktheheni në vendin tuaj të origjinës, ju mund të aplikoni për përkrahje në të holla nga Agjencia Suedeze e Migracionit, e ashtuquajtura ndihmë (përkrahje) për ri-stabilizimin. Ndihma (përkrahja) ekonomike fokusohet tek ata që dëshirojnë të kthehen në një vend ku procesi i rikthimit dhe i stabilizimi paraqesin vështirësi për shkak të çështjeve të sigurisë. Ju bëni kërkesë për ndihmë (përkrahje) gjatë kohës së qëndrimit në Suedi.

Ju mund të merrni ndihmë (përkrahje) ekonomike nëse do të ktheheni në ndonjë nga këto vende:

Afganistan, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Bregu i Fildishtë, Eritrea, Iraku, Jemeni, Liberia, Libia, Mali, Sierra Leone, Somalia, Shteti i Palestinës, Sudani, Sudani i Jugut, Siria, Çadi.

Kushtet për marrjen e ndihmës (përkrahjes) ekonomike

Synimi i ndihmës (përkrahjes) ekonomike është t’ ju mundësojë ri-stabilizimin tuaj në vendin ku prisni të ktheheni. Mund t’ju ofrohet ndihmë (përkrahje) si fëmijë apo si i rritur në rastin kur:

  • keni pranuar një refuzim të kërkesës suaj për azil ose nëse e keni tërhequr kërkesën tuaj për azil në Suedi
  • mendoni të ktheheni në një vend ku gjendja dhe kushtet që kanë lidhje me fazën e ristabilizimit tuaj janë të kufizuara për shkak të situatës së sigurisë aty
  • me shumë gjasa do të përftohen në vendin ku keni ndërmend të ktheheni
  • ju jeni në Suedi kur bëni aplikim për kërkesën tuaj
  • Plotësoni aplikimin tuaj duke nënvizuar fort faktin se iu është refuzuar ose e keni tërhequr kërkesën tuaj për azil

Ndihma (përkrahja) ekonomike për familjen tuaj

Anëtarëve të familjes tuaj që pritet të kthehen me ju në vendin e tyre të origjinës mund t’ju ofrohet gjithashtu ndihmë (përkrahje) ekonomike: bashkëshorti juaj, bashkëshortja juaj, bashkëjetuesi/ja, fëmijët nën 18 vjeç ose të afërmit e tjerë të ngushtë që jetojnë me ju. Për të përfituar ndihmën, anëtarët e familjes suaj duhet të jenë në Suedi gjatë kohës së plotësimit dhe dorëzimit të kërkesës tuaj.

Kërkesa dhe vendimi

Ju duhet të bëni kërkesë për ndihmë (përkrahje) duke nënvizuar faktin se iu është dhënë një vendim për refuzimin e kërkesës suaj për azil, ose që kërkesa juaj për azil është anuluar, për hkak se ju e keni tërhequr atë. Kërkesa juaj duhet të mbërrijë brenda dy muajve nga vendimi i marrë nga Agjencia e Migracionit.

Ju mund të bëni kërkesë për ndihmë (përkrahje) të ristabilizimit me funksionarin që iu ka pritur dhe ka mbuluar rastin tuaj dhe është Agjencia e Migracionit që merr vendim nëse ju keni të drejtë apo jo të merrni ndihmë (përkrahje) ekonomike. Vendimi i marrë nga Agjencia e Migracionit për ndihmën (përkrahjen) ekonomike nuk mund të apelohet.

Ndihma ekonomike pritet të paguhet në atdheun tuaj

Agjencia e Migracionit bashkëpunon me IOM-in (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin), e cila është e përfaqësuar në pjesën dërmuese të shteteve ku shpërndahet ndihma (përkrahja) e ri-stabilizimit në vendin e origjinës. Në këto raste, paratë do të paguhen nga IOM. Përpara se të lini Suedinë, do të merrni një numër telefoni për zyrën e IOM-it në vendin tuaj të origjinës. Ju duhet të telefononi tek ky numër dhe të rezervoni kohën për pagesën e ndihmës për rikthim, sapo të keni mbërritur në atdheun tuaj.

E gjithë shuma paguhet në një këst të vetëm. Në momentin që shkoni për të marrë paratë, duhet të tregoni një pasaportë ose kopje të dokumentit tuaj të përkohshëm të udhëtimit dhe një kopje të vendimit që tregon se keni fituar të drejtën e ndihmës (përkrahjes) për ri-stabilizimin në vendin e origjinës.

Nëse synoni të ktheheni në Republikën e Afrikës Qendrore, në Eritrea ose në shtetin e Palestinës, ndihma (përkrahja) do të paguhet në llogarinë bankare që iu përket në vendin tuaj, pas kthimit tuaj atje.

Nëse synoni të ktheheni në Siri është e mundur që ju ta merrni ndihmën e paguar përmes IOM-it në Damask ose nëpërmjet llogarisë bankare personale në zona të tjera të vendit.

Merrni më shumë informacion rreth IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin)external link, opens in new window

Masa e ndihmës (përkrahjes) ekonomike

Ndihma për ristabilizimin në vendin e origjinës është e barasvlershme me 30,000 Korona Suedeze për çdo person mbi moshën 18 vjeç dhe 15,000 Korona Suedeze për të miturit nën moshën 18 vjeç. Një familje mund të marrë një maksimum prej 75,000 Koronash Suedeze.

Në rast se jepni informacione të gabuara

Agjencia e Migracionit mund të marrë vendim që ju ta rimbursoni (pra të ktheni) të gjithë ndihmën apo një pjesë të saj nëse:

  • nuk ktheheni vullnetarisht apo nëse hyni në mënyrë të paligjshme në Suedi pas rikthimit tuaj në atdhe
  • keni dhënë informacione të pasakta ose përndryshe jeni bërë shkak që ndihma të paguhet gabimisht ose me një shumë që tejkalon vlerën e caktuar për ju.

Last updated: 11 shtator 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.