Informacion për fëmijë
Information till barn – albanska
Fëmijët kanë të drejtë të informohen rreth asaj se çfarë ndodh kur ata kërkojnë azil. Edhe fëmijët e vegjël kanë të drejtë të marrin informacione që janë të kuptueshme për ta. Prandaj Zyra e Migracionit e ka nxjerr një aplikacion që në mënyrë të thjesht e spjegon procesin e azilit për fëmijë.

Në aplikacionin ”Migrationsverket Stories” Zyra e Migracionit tregon me ndihmë të zërit dhe fotografive se cilat të drejta i kanë fëmijët azilkërkues, si është procedura e të kërkuarit azil dhe rreth pritjes së vendimit. Aplikacioni është i përshtatshëm për fëmijë të moshave nga 7 deri në 11 vjeç dhe është testuar nga fëmijët e klasës së 5- të në shkollën Pilängskolan në Landskrona.
Aplikacioni mund të përdoret si nga fëmijët ashtu edhe të rriturit të cilët duan ndihmë për t’ua spjeguar procesin e azilit fëmijëve. Informacioni gjendet në gjuhën angleze, arabe, somalishte, persishte dhe shqipe. Nuk kërkohet që të dish të lexosh për ta përdorur këtë aplikacion.
Aplikacioni ”Migrationsverket Stories” nga Zyra e Migracionit gjendet edhe për iPhone o ashtu sikurse edhe për Android.