Nëse të refuzohet kërkesa për azil

Om du får avslag på din ansökan – albanska

Refuzimi në kërkesën për azil do me thëne se Enti për Migracion mendon se ti nuk ke arsye të mjaftueshme për të qëndruar në Suedi. Nëse merr refuzim atëhere ke dy alternativa: të pranosh vendimin dhe të kthehesh, ose të apelosh. Nëse vendos të apelosh atëherë ankesa do të shqyrtohet nga një gjykatë. Mirëpo edhe nëse vendos të apelosh ti duhet të planifikosh riatdhesimin (kthimin në shtetin tënd).

Nëse pranon vendimin mbi refuzim të kërkesës ose dëbim atëherë ti do të firmosësh një dokument të ashtuquajtur deklaratë pëlqimi. Kur të kesh firmosur deklaratën e pëlqimit ti nuk do të mund të apelosh vendimin dhe duhet të planifikosh udhëtimin për në atdhe. Por edhe nëse nuk firmos deklaratën e pëlqimit është me rëndësi të bashkëpunosh me Entin për Migracion mbi riatdhesimin.

Vendimi për refuzim të kërkesës zakonisht vlen katër vite.

Lexo më shumë mbi atë se çka vlen për ty që do të largohesh nga Suedia

Ndihmë për riatdhesim

Varësisht se nga cili vend që vjen ti mund të kesh mundësi të marrësh ndihmë ekonomike ose ndihmesë tjetër që për një kohë do të lehtësojë kthimin në atdhe.

Lexo më shumë mbi atë se cilët kanë të drejtë të marrin ndihmë për riatdhesim

Nëse nuk i përmbahesh vendimit

Nëse nuk largohesh nga Suedia brenda kohës që ceket në vendim atëherë ti nuk do të kesh të drejtë në banesë dhe ndihmë ekonomike nga Enti për Migracion por edhe mund të marrësh ndalesë për t’u kthyer në Suedi (dhe shtetet tjera Schengen).

Enti për Migracion mund të marrë vendim për mbikëqyrje ose të të mbajë nën kontroll derisa të zbatohet udhëtimi. Enti për Migracion poashtu mund t’i dorëzojë policisë përgjegjësinë mbi riatdhesimin.

Lexo më shumë mbi mbikëqyrje dhe mbajtje nën kontroll

Apelimi

Nëse nuk pajtohesh vendimin e Entit për Migracion atëherë ti ke të drejtë të apelosh. Kur të apelosh ti do të kërkosh nga një gjykatë që të shqyrtojë vendimin e Entit për Migracion. Ankesa duhet të dërgohet brenda një afati të caktuar. Afati kohor ceket në vendim që ke marrë.

Lexo më shumë mbi atë se si mund të apelosh dhe sa kohë ke për këtë

Ndodhi të reja pas refuzimit të kërkesës

Nëse ndodh diç që bën që ti nuk mund të kthehesh në atdhe atëherë për këtë ti duhet t’i tregosh njësitit pranues. Enti për Migracion do të shqyrtojë nëse këto ndodhi përbëjnë arsye për të parandaluar riatdhesimin. Këto informata duhet të jenë të reja dhe që janë paraqitur pasi ke marrë vendimin.

Lexo më shumë se çka vlen mbi ndodhitë e reja pas refuzimit të kërkesës

Last updated: 2019-09-11

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.