Mbështetja ekonomike për rivendosje

Ekonomiskt stöd till återetablering – albanska

Ti që do të kthehesh në vendin tënd, ke mundësi të kërkosh një mbështetje ekonomike nga Enti i Migracionit. Mbështetja është për ty   që do të kthehesh në një vend ku është e vështirë të rivendosesh sërish, për shkak të mospajtimeve atje. Ti e bën kërkesën për mbështetjen aty ku ti gjendesh në Suedi. 

Ti mund të marrësh mbështetjen nëse ti do të kthehesh sërish në ndonjërin nga këto shtete:

Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Bregun e Fildishtë, Eritrea, Irak, Jemen, Liberi, Libi, Mali, Sierra Leone, Somali, Palestina, Sudan, Sudan Jugor, Siri, Çad.

Kushti për të marrë mbështetjen

Ti merr mbështetjen nëse:

  • ti ke marrë refuzim në kërkesën tënde të azilit ose nëse ti e ke tërhequr kërkesën tënde të azilit në Suedi.
  • ti vetë e ke ndërmend të kthehesh në një vend ku kushtet për rivendosje janë të kufizuara për shkak të mospajtimeve të mëdha
  • është e mundur se do të banosh në atë shtet ku e ke ndërmend të kthehesh atje
  • ti gjendesh në Suedi kur ti e bën kërkesën tënde.

Mbështetje për familjen tënde

Edhe anëtarët e familjes tënde mund të marrin mbështetjen: burri yt, gruaja jote, partneri që bashkëjeton me të, fëmijët nën 18 vjeç si dhe të afërm të tjerë të cilët jetojnë bashkë me ty. Për të marrë mbështetjen, duhet që edhe anëtarët e tu të familjes të gjenden në Suedi atëherë kur ti e dorëzon kërkesën.

Kërkesa dhe vendimi

Ti mund të kërkosh mbështetjen e rivendosjes atëherë kur ti ke marrë refuzim në kërkesën tënde të azilit ose kur ti e ke tërhequr kërkesën tënde të azilit. Ti duhet të bësh kërkesën brenda dy muajsh pasi që vendimi për refuzim është marrë, ose pasi që ti e ke tërhequr kërkesën e azilit.

Ti mund të kërkosh mbështetjen e rivendosjes te referenti yt i njësisë së pranimit dhe është Enti i Migracionit që vendos që ti të marrësh mbështetjen apo jo. Ndaj vendimit të Entit të Migracionit nuk mund të bësh ankesë.

Mbështetja të paguhet në atdheun tënd

Enti i Migracionit bashkëpunon me IOM (International Organization for Migration) e cila është e përfaqësuar në shumicën e shteteve ku jepet mbështetja e rivendosjes. Pra është IOM-i që do të paguaj të hollat në atdheun tënd. Ti telefonon atje dhe e cakton kohën që të paguhen të hollat e mbështetjes së rivendosjes, atëherë kur ti të kesh arritur në atdhe.

Pagesa bëhet në dollarë amerikan dhe e gjithë shuma paguhet menjëherë. Kur t´i marrësh të hollat, ti duhet të tregosh pasaportën dhe një kopje të vendimit që ti do    të marrësh mbështetjen e rivendosjes.

Nëse nuk ka IOM-i zyrë në atdheun tënd, mbështetja mund të paguhet ty, para se   të lësh Suedinë.

Lexo më shumë për IOM-in (International Organization for Migration)external link, opens in new window 

Lartësia e mbështetjes

Mbështetja e rivendosjes i përgjigjet 30 000 korona suedeze për çdo person mbi 18 vjeç si dhe 15 000 korona për fëmijë nën 18 vjeç. Një familje mund të merr deri në 75 000 korona.

Nëse jep të dhëna jo të sakta

Enti i Migracionit mund të vendos që ta kthesh prapa plotësisht ose pjesërisht mbështetjen, nëse ti:

  • nuk kthehesh vullnetarisht ose nëse ti hyn në mënyrë të kundërligjshme në Suedi, pasi që je kthyer prapa
  • ke dhënë të dhëna jo të sakta ose në një mënyrë tjetër ke shkaktuar që mbështetja është paguar gabimisht ose është paguar me një shumë më të lartë.

Last updated: 12 prill 2017

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.