Ndalimi i ri-hyrjes

Återreseförbud – albanska

Nëse nuk largoheni nga Suedia brenda periudhës së specifikuar në vendimin tuaj, kundër jush mund të lëshohet një ndalim ri-hyrjeje. Në atë rast, ju nuk mund të ktheheni në asnjë prej shteteve të Zonës Schengen, ose në Rumani, Bullgari dhe Kroaci brenda një periudhe të caktuar kohe. Nëse Agjencia Suedeze e Migracionit nuk beson se do të largoheni vullnetarisht nga Suedia, kundër jush mund të lëshohet një ndalim ri-hyrjeje.

Nëse kundër jush është marrë një vendim refuzimi i hyrjes me efekt të menjëhershëm, gjithmonë do të lëshohet një ndalim ri-hyrjeje.

Ndalimi i ri-hyrjes për arsye të tjera

Nëse Agjencia Suedeze e Migracionit nuk beson se do të largoheni vullnetarisht nga Suedia, kundër jush mund të lëshohet një ndalim ri-hyrjeje që mbulon zonën Schengen, me vlefshmëri deri në pesë vjet. Për shembull, mund të merrni një ndalim ri-hyrjeje nëse:

  • më parë keni qëndruar i fshehur;
  • keni thënë se nuk keni qëllim të largoheni nga Suedia;
  • keni përdorur një identitet të rremë ose nuk keni bashkëpunuar me Agjencinë e Migracionit për të përcaktuar identitetin tuaj të vërtetë;
  • me dashje keni dhënë informacione të gabuara ose keni mbajtur të fshehta informacione të rëndësishme, ose
  • jeni dënuar për një krim që mund të jetë i dënueshëm me burg.

Nëse kundër jush lëshohet një ndalim ri-hyrjeje për një prej arsyet e mësipërme, ju nuk do të përfitoni më nga periudha e kthimit vullnetar dhe duhet të largoheni menjëherë nga vendi.

Mospërfitimi nga periudha e kthimit vullnetar nënkupton gjithashtu se nuk do të përfitoni as nga e drejta për akomodim dhe ndihmë financiare nga Agjencia e Migracionit. (Familjet me fëmijë mund të ruajnë kuotën e tyre ditore dhe mund të qëndrojnë në pikat e akomodimit të Agjencisë së Migracionit derisa të largohen nga Suedia).

Respektoni periudhën e kthimit vullnetar

Pasi të ketë hyrë në fuqi vendimi ndaj jush, ju duhet të largoheni nga Suedia brenda dy deri katër javësh. Se sa kohë keni për këtë, kjo tregohet në vendim.

Mund t'ju jepet më shumë kohë për t'u larguar nga vendi nëse keni arsye të jashtëzakonshme. Nëse ju nevojitet më shumë kohë, duhet të njoftoni sa më shpejt të jetë e mundur Agjencinë e Migracionit.

Përpara se të largoheni nga vendi, Agjencia e Migracionit do t'ju japë një certifikatë që quhet vërtetimi i largimit. Dorëzojeni certifikatën kur të kaloni kufirin suedez për të njoftuar Agjencinë e Migracionit se jeni larguar nga vendi. Nëse nuk e dorëzoni certifikatën për ndonjë arsye, sërish mund të vërtetoni se jeni larguar nga Suedia brenda afatit, për shembull duke treguar biletat ose vulat në pasaportë. Paraqiteni provën se keni kaluar kufirin pranë ambasadës apo konsullatës më të afërt suedeze ose bëni një kopje të saj dhe dërgojani me postë Agjencisë Suedeze të Migracionit. Është përgjegjësia juaj që të paraqisni prova se jeni larguar nga Suedia brenda afatit nëse nuk dëshironi që kundër jush të lëshohet një ndalim ri-i hyrjeje.

Agjencia e Migracionit mund ta revokojë ndalimin e ri-hyrjes nëse jeni në gjendje të provoni se jeni larguar nga Suedia gjatë periudhës së specifikuar në vendim.

Përjashtimi nga ndalimi i ri-hyrjes

Agjencia Suedeze e Migracionit mund të vendosë të mos lëshojë një ndalim ri-hyrjeje duke marrë në konsideratë rrethanat tuaja personale. Kjo mund të ndodhë, për shembull, nëse keni fëmijë me leje qëndrimi në një vend Schengen.

Marrëveshja Schengen përfshin vendet e mëposhtme

Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Litenshtejn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.

Last updated: 22 shtator 2016

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.