Në rast se nuk bashkëpunoni për kthimin tuaj

Om du inte samarbetar för att återvända – albanska

Nëse nuk pranoni të bashkëpunoni për kthimin tuaj, Agjencia e Migracionit është e autorizuar t’ju reduktojë të ardhurën tuaj ditore, t’ju mbajë nën mbikqyje/vëzhgim, t’ju mbajë në paraburgim deri sa të realizohen kushtet e udhëtimit dhe / ose të dorëzojë përgjegjësinë për kthimin tuaj tek organet policore.

Mbikëqyrja nënkupton që ju duhet të nënshkruani rregullisht në kohë dhe vende të caktuara. Njëkohësisht nënkupton se duhet të dorëzoni pasaportën tuaj ose dokumente të tjera identiteti.

Marrja në paraburgim nënkupton ndalimin dhe qëndrimin tuaj në një strukturë të mbyllur që drejtohet nga Agjencia e Migracionit.

Lexoni më shumë për paraburgimin dhe mbikëqyrjen

Organet policore mund të marrin përsipër përgjegjësinë për kthimin tuaj

Nëse kryerja e ekstradimit është e pamundur për shkak të mosbashkëpunimit nga ana juaj, Agjencia e Migracionit mund t’ja dorëzojë policisë përgjegjësinë për largimin tuaj nga vendi. Nëse ju nuk jeni i/e disponueshëm/me, policia ka të drejtë të nxjerrë një urdhër për t’ju kërkuar dhe për të gjetur vendndodhjen tuaj. Policia gjithashtu është e autorizuar me të drejtën e përdorimit të forcës për të mundësuar largimin tuaj nga vendi.

Nëse policia ka marrë përgjegjësinë për ekstradimin tuaj, ju duhet t'i kontaktoni në qoftë se keni ndonjë pyetje në lidhje me kthimin tuaj.

Ju mund të merrni një vendim që ndalon ri-hyrjen tuaj në vend

Nëse ju nuk pranoni të bashkëpunoni, Agjencia e Migracionit mund të vendosë për të nxjerrë një vendim që ndalon ri-hyrjen tuaj në vend. Kjo do të thotë se ju nuk keni të drejtë të udhëtoni në asnjë vend Shengen, Rumani apo Bullgari për një periudhë prej një deri në pesë vjet. Kohëzgjatja e ndalimit të rihyrjes mund të gjendet në vendimin që iu është dhënë.

Lexoni më shumë për ndalimin e ri-hyrjes, dhe si ta shmangni marrjen e tij

Lexoni më shumë lidhur me kushtet për mbështetjen e ri-stabilizimit

Last updated: 22 gusht 2017

Was the information on this page helpful to you?