Nëse kërkesa juaj për azil refuzohet

Om du får avslag på din ansökan om asyl – albanska

Nëse kërkesa juaj refuzohet do të thotë se Bordi Suedez i Emigracionit nuk pranon se ju keni arsye të mjaftueshme që t’ju lejojë të qëndroni në Suedi. Nëse ju jeni refuzuar, ju keni dy opsione: të pranoni vendimin dhe të ktheheni mbrapsht ose të apeloni. Nëse ju vendosni apelimin, gjyqi do të marrë në shqyrtim vendimin. Edhe pse ju zgjidhni të apeloni, ju duhet të planifikoni kthimin tuaj.

Nëse ju pranoni vendimin, do të firmosni një letër e cila quhet deklarata e kënaqshmërisë. Pasi t’a keni firmosur atë, ju nuk mund të apeloni dhe duhet të planifikoni udhëtimin të kthimit në vendin tuaj.

Planifikoni udhëtimin për në vendin tuaj

Ju jeni përgjegjësi i vetëm për planifikimin e udhëtimit tuaj, paisjen me një pasaportë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme që ju duhet për t’u kthyer mbrapsht në vendin tuaj apo të udhëtoni drejt ndonjë vendi tjetër ku keni të drejtë të jetoni. Bordi Suedez i Emigracionit mund t’ju japë mbështetje dhe ndihmë me kontakte në vendin tuaj ose me prenotimin e udhëtimit. Në varësi nga vendi juaj i origjinës, mund të përgatitet edhe mbështetje financiare në mënyrë që t’a bëjë më të lehtë periudhën e parë pas arritjes në vendin tuaj. Pyesni entin tuaj pritës mbi “mbështetjen për sistemimin mbrapa”.

Lexoni më shumë mbi kthimin mbrapsht me forcat tuaja

Lexoni më shumë se si mund të kërkoni mbështetje për sistemimin mbrapa

Vendimi do të zgjasë për katër vjet

Vendimet mbi refuzimet normalisht janë në fuqi për katër vjet.

Apelimi

Nëse ju zgjidhni apelimin do të thotë se ju po i kërkoni gjykatës që të shqyrtojë vendimin e Bordit Suedez të Emigracionit. Nëse është vendosur që ju duhet të dëboheni, ju mund të qëndroni në Suedi ndërkohë që apeli juaj shqyrtohet. Nëse në të kundërt është vendosur që dëbimi juaj duhet të kryhet menjëherë, ju duhet të largoheni nga Suedia edhe pse keni kërkuar apelim.

Lexoni më shumë për të ditur si të apeloni

Lexoni më shumë mbi dëbimin që do të kryhet menjëherë

Nëse ju nuk i bindeni vendimit

Kur vendimi ka hyrë në efekt dhe ju nuk mund të apeloni më (vendimi ka hyrë në force) ju duhet të largoheni nga Suedia. Në vendimin e dëbimit tuaj duhet të specifikohet se sa kohë keni deri ditën e largimit nga Suedia. Kur kjo kohë mbaron, ju nuk keni më të drejtë për një vendbanim ku të jetoni dhe për mbështetje financiare nga Bordi I Emigracionit. Kjo përfshin të gjithë të rriturit që nuk jetojnë bashkë me fëmijët nën moshën 18 vjeç për të cilët ata janë përgjegjës.

Bordi i Emigracionit mund të marrë gjithashtu vendime mbi mbikqyrjen ose ruajtjen e siguruar. Mbikqyrje do të thotë që ju të regjistroheni te Bordi i Emigracionit ose në polici brenda një kohe të caktuar. Nëse ju kanë dhënë një urdhër mbi ruajtjen e siguruar, ju mund të qëndroni në banesa me qera gjatë kohës që prisni dëbimin. Një vendim tjetër që mund t’ju japin është edhe ai i ndalimit për t’u kthyer mbrapsht.

Nëse Bordi i Emigracionit mendon se duhet përdorur forcë për të zbatuar vendimin, përgjegjësia për këtë gjë bie mbi policinë.

Lexoni më shumë mbi atë çfarë ndodh kur ju nuk i bindeni urdhërit

Ndalimi për t’u kthyer mbrapsht

Nëse ju nuk largoheni nga Suedia brenda datës së caktuar në vendim, juve mund t’ju ndalojnë që të ktheheni mbrapsht, gjë që do të thotë se ju nuk lejoheni të hyni në asnjë nga vendet Schengen për një periudhë të caktuar kohe.

Nëse ju kanë dënuar me dëbim të menjëhershëm, kjo shoqërohet gjithmonë me ndalimin për t’u kthyer mbrapsht.

Lexoni më shumë mbi ndalimin për t’u kthyer mbrapsht dhe se çfarë mund të bëni që t’a evitoni atë

Lexoni më shumë për dëbimin e menjëhershëm

Ngjarje të reja pas vendimit

Nëse ndodh diçka që ju pengon të ktheheni mbrapsht, ju duhet të lajmëroni entin përkatës që ju ka pritur. Bordi i Emigracionit do të shqyrtojë nëse ekzistojnë pengesa për kryerjen e dëbimit. Ju duhet të keni informacione të reja, të cilat kanë dalë pasi është marrë vendimi për rastin tuaj.

Lexoni më shumë se çfarë vlen për informacionet e reja pas refuzimit

Rezidenca, karta bankare dhe karta LMA

Ju do të humbisni të drejtën për një vend banimi dhe mbështetje financiare nëse ju kanë dhënë vendimin e refuzimit apo të dëbimit dhe ky vendim është në efekt, ose periudha e largimit vullnetar ka kaluar. Kjo vlen nëse ju jeni person i rritur që nuk jeton bashkë me dikë me fëmijë nën 18 vjeç për të cilët ju jeni përgjegjës.

Kur ju nuk keni më të drejtën as për një vend banimi as për mbështetje financiare, ju duhet të dorëzoni te Bordi i Emigracionit edhe kartën LMA. Nëse Bordi i Emigracionit ju ka dhënë edhe një kartë bankare, duhet të tërhiqni paratë nga llogaria juaj dhe të ktheni kartën. Nëse keni banuar në një nga banesat e Bordit të Emigracionit, ju duhet të largoheni dhe të ktheni çelësat.

Kujdesi shëndetsor dhe shkolla

Deri në ditën që do largoheni nga Suedia, ju do të keni të njejtat të drejta për shërbimin shëndetsor si edhe më pare, por nuk do të merrni asnjë kompensim financiar për ilaçet apo kujdesin mjekësor, sepse e drejta juaj për para nuk ekziston më.

Fëmijët kanë të drejtë që të shkojnë në shkollë për sa kohë ata ndodhen në Suedi.

Lexoni më shumë për fëmijët dhe azilin

Last updated: 20 shkurt 2017

Was the information on this page helpful to you?