Rrethana të reja pas refuzimit të kërkesës suaj për azil

Nya händelser efter avslag på din ansökan om asyl – albanska

Një vendim që nuk mund të apelohet do të thotë se duhet të largoheni nga vendi brenda periudhës së specifikuar në vendim. Në raste të veçanta mund të ndodhë diçka që do të thotë se nuk mund të ktheheni në vendin tuaj me gjithë ekzistencën e një vendimi që deklaron se duhet të ktheheni. Kjo quhet pengesë për zbatimin – një pengesë për zbatimin e refuzimit të hyrjes ose urdhrit të dëbimit.

Agjencia e Migracionit mund ta anulojë udhëtimin tuaj drejt vendit të origjinës vetëm kur dalin informacione të reja pasi keni marrë vendimin. Kjo për shembull mund t'i referohet 

  • ndryshimit të situatës politike në vendin tuaj të origjinës dhe kjo do të thotë se nuk mund të ktheheni;
  • jeni tepër i sëmurë për të udhëtuar;
  • zhvillimit te ju të një sëmundjeje kërcënuese për jetën dhe është e pamundur të merrni kujdes mjekësor në vendin tuaj të origjinës; ose
  • ndryshimit të situatës suaj familjare.

Fakti se shqetësoheni rreth afrimit të udhëtimit të kthimit, apo problemet social-ekonomike në vendin tuaj të origjinës, nuk përbëjnë arsye të mjaftueshme që Agjencia e Migracionit të ndryshojë vendimin.

Ju mund t'i shkruani Agjencisë së Migracionit

Ju mund t'i shkruani një letër Agjencisë së Migracionit nëse dëshironi që ne të shqyrtojmë arsye të reja që ju pengojnë të ktheheni. Në letër duhet të shkruhet 

  • numri i çështjes suaj (numri i çështjes tregohet në kartën tuaj LMA);
  • çfarë të rejash ka në situatën tuaj dhe pse nuk mund të ktheheni në vendin tuaj; dhe 
  • adresa juaj.

Nëse keni dokumente që verifikojnë atë që shkruani në letër, ju duhet t'i përfshini edhe ato, preferohen origjinalet.

Ju duhet ta nënshkruani letrën me emrin tuaj. Ju lutemi shkruani në suedisht ose në anglisht në mënyrë që të merrni një vendim më shpejt.

Nëse nuk mund ta shkruani vetë, ju mund të kërkoni që dikush tjetër ta bëjë këtë në vendin tuaj; në atë rast duhet të paraqisni një prokurë tek Agjencia e Migracionit.

Ç´është një autorizim?

Një autorizim mund të jetë një letër e nënshkruar/firmosur ku ai që kërkon lejen i jep një personi tjetër mundësinë që të përfaqësoj atë. Një autorizim mund të jetë, p.sh. t´i jep dikujt të drejtën të bën kërkesën, të njoftohet mbi arsyet e një vendimi ose të bën ankesë ndaj një vendimi, në llogari të tjetrit. Autorizimi duhet të shkruhet nga ai/ajo që i jep autorizimin dikujt tjetër dhe duhet t´ia tregoj Entit të Migracionit origjinalin, nëse e kërkon Enti këtë gjë.

Për t´ia dhënë një personi tjetër autorizimin, duhet t´ia dorëzosh Entit të Migracionit një letër, ku është e shënuar

  • që dokumenti është një autorizim
  • emri, datëlindja dhe adresa e personit që ia jep dikujt tjetër autorizimin
  • çfarë të drejtash ka për të bërë personi i autorizuar
  • emri, numri personal dhe adresa të atij/sajë që merr autorizimin
  • nënshkrimi i personit që ia jep dikujt tjetër autorizimin
  • Data dhe qyteti/fshati, kur dhe ku është nënshkruar autorizimi.

Agjencia e Migracionit, me nismën e vet, mund t'jua anulojë udhëtimin drejt vendit tuaj

Agjencia e Migracionit duhet të shënojë nëse ka informacione të reja që nënkuptojnë se nuk mund të ktheheni në vendin tuaj. Agjencia e Migracionit më pas ka mundësinë për t'jua anuluar udhëtimin drejt vendit tuaj, edhe nëse nuk keni shkruar dhe nuk na keni informuar rreth pengesave për zbatim. Edhe policia ka gjithashtu përgjegjësinë të njoftojë Agjencinë e Migracionit nëse nuk është e mundur që të kryhet udhëtimi drejt vendit tuaj.

Vendimi

Agjencia Suedeze e Migracionit do t'jua dërgojë juve vendimin me postë.

Last updated: 2017-04-06

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.