Nëse ti e fiton të drejtën e qëndrimit

Om du får stanna – albanska

Ti, që ke kërkuar azil dhe ke marrë leje qëndrimi, ke të drejtë të banosh dhe të punosh në Suedi.

Në këto faqe, ka informacion për ty, që ke kërkuar azil dhe ke marrë leje qëndrimi në Suedi. (Një pjesë e faqeve nuk i kanë të gjitha gjuhët.)

Nëse ti ke marrë një leje qëndrimi si refugjat, leja jote e qëndrimit vlen për tri vjet.

Lexo më shumë për lejen e qëndrimit si refugjat (në anglisht)

Nëse ti ke marrë një leje qëndrimi si nevojtar alternativ për mbrojtje, leja jote e qëndrimit vlen për 13 muaj.

Lexo më shumë mbi lejen e qëndrimit si nevojtar alternativ për mbrojtje (në anglisht)

Nëse ti ke marrë një leje të përhershme qëndrimi, leja jote e qëndrimit vlen përderisa ti je duke banuar në Suedi.

Lexo më shumë për lejen e përhershme të qëndrimit

Nëse ti ke leje të përhershme të qëndrimit ose ke një leje të përkohshme qëndrimi, me statusin si refugjat, ti mund të kesh të drejtë për ribashkim familjar. Nëse ti ke leje të përkohshme qëndrimi, me statusin si nevojtar alternativ për mbrojtje, ti ke të drejtë vetëm në raste të veçanta për ribashkim familjar.

Lexo më shumë për mundësitë tua për t´u ribashkuar me familjen tënde

Nëse ti nuk ke mundësi të bësh një pasaportë të vendit tënd, ti mund të kërkosh një pasaportë nga Enti i Migracionit.

Lexo më shumë për pasaportë për të huajt (në anglisht)

Lexo me shumë për pasaportë të përkohshme për të huajt (në anglisht)

Lexo më shumë për dokumentin e udhëtimit (në anglisht)

Nëse ti dëshiron të qëndrosh në Suedi, pasi që leja juaj e përkohshme e qëndrimit ka përfunduar, ti duhet të kërkosh vazhdimin e lejes.

Lexo më shumë se kujt mund t´i vazhdohet leja e qëndrimit (në anglisht)

Nëse ti ke marrë një leje të përkohshme qëndrimi dhe ti mund ta mbash veten duke punuar ose përmes ndërmarrjes tënde në Suedi, ti mund të kërkosh një leje të përhershme qëndrimi.

Lexo më shumë për kërkesat dhe se si e bën kërkesën për një leje të përhershme qëndrimi, për shkak se ti e mban vetveten (në anglisht)

Last updated: 2017-10-17

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.