Leja e përhershme e qëndrimit për azilkërkuesit

Permanent uppehållstillstånd för asylsökande – albanska

Nëse ju jepet leje e përhershme qëndrimi ju keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi me të njëjtat kushte si kushdo tjetër që banon këtu.

Leja juaj e përhershme e qëndrimit është e vlefshme për sa kohë që jetoni në Suedi. Ju do të merrni kartën e lejes së qëndrimit si provë se keni marrë lejen e qëndrimit. Karta nuk është dokument identifikues apo dokument udhëtimi. Ju mund të udhëtoni brenda dhe jashtë vendit, por nëse largoheni nga Suedia duhet të keni një pasaportë të vlefshme dhe lejen e përhershme të qëndrimit për të rihyrë në vend. Ju duhet të ruani gjithashtu edhe njoftimin e vendimit që ju jep lejen e përhershme të qëndrimit. Kjo do t'ju hyjë në punë nëse ju nevojitet të kontaktoni me agjencitë e tjera qeveritare.

Nuk është nevoja që të bëni kërkesë për shtyrje të afatit të qëndrimit, por karta e lejes së qëndrimit është e vlefshme vetëm deri në pesë vjet. Për të marrë një kartë të re qëndrimi duhet të paraqiteni tek Agjencia Suedeze e Migracionit që të fotografoheni dhe t'ju merren sërish shenjat e gishtave.

Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit

Regjistrimi në regjistrin e popullsisë

Kur të merrni lejen e përhershme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi në regjistrin e popullsisë kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të "Suedishtes për emigrantët" (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila do t'ju nevojitet, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.

Për t'u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo), nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve duhet të merrni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit, si edhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.

Informacion i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)external link, opens in new window

Masa ndihmëse për etablim

Ti që sapo ke marrë leje të qëndrimit në Suedi dhe ke të drejtë pune këtu mund të kesh të drejtë në masa ndihmëse etablimi për t’u kyçur në ndonjë punë. Masat ndihmëse të etablimit janë aktivitete që ty të japin mbështetje në mes të tjerash për të mësuar gjuhën suedeze, për t’u kyçur në punë dhe në këtë mënyrë të sigurosh mbajtjen vet. Është Zyra e Punës ajo që e ka përgjegjësinë për masat ndihmëse të etablimit dhe për punëkërkuesit në Suedi. Në uebsajtin e Zyrës së Punës, ti mund të gjesh më shumë informacione. Ky informacion gjendet në shumë gjuhë.

Informacioni rreth masave ndihmëse të etablimit në uebsajtin e Zyrës së Punës (në anglisht)external link, opens in new window

Zyra e Punës mund të ndihmoj ty të gjesh punë deri në moshën 65 vjeçare, e cila është mosha më e zakonshme për tu pensionuar në Suedi. Persona që vijnë në Suedi në moshë të thyer zakonisht marrin pension të vogël apo nuk marrin fare. Nëse nuk ke ndonjë pension të mjaftueshëm për jetesë ti mund t’i drejtohesh Autoritetit për Pensione për aplikuar për ndihmë ekonomike për persona të moshuar.

Lexo më shumë për ndihmën ekonomike për persona të moshuar pranë Autoritetit për Pensione (në suedisht)external link, opens in new window

Ribashkimi familjar

Nëse ju është dhënë leje e përhershme qëndrimi, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të bashkohet me ju në Suedi.

Ju mund t'i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi të një madhësie dhe standardi të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.

Lexoni më shumë rreth ribashkimit familjar dhe kërkesës për aftësi mbajtëse financiare

Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet

Leja juaj e përhershme e qëndrimit mund t'ju tërhiqet nëse largoheni nga Suedia. Nëse njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit, ju mund të qëndroni jashtë vendit për deri në dy vjet pa ndikuar kjo te leja e qëndrimit.

Nëse nuk ktheheni në Suedi pas dy vjetësh, Agjencia e Migracionit mund ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja e qëndrimit mund të tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit.

Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni.  Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.

Njoftimi se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit

Për të deklaruar se dëshironi të ruani lejen e përhershme të qëndrimit kur kaloni një kohë të gjatë në një vend tjetër, ju duhet të plotësoni formularin "Anmälan om att få behålla permanent uppehållstillstånd" (Njoftim për dëshirën për të ruajtur lejen e përhershme të qëndrimit), numër 186011. Dërgojeni formularin në adresën migrationsverket@migrationsverket.se ose me postë në adresën

Migrationsverket
601 70 Norrköping

Njoftimi duhet të mbërrijë tek Agjencia Suedeze e Migracionit jo më vonë se një javë përpara se të largoheni nga Suedia. Nëse udhëtimi juaj anulohet, ju duhet të njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit për këtë jo më vonë se dita kur kishit qëllim të udhëtonit.

Anmälan om att få behålla permanent uppehållstillstånd, blankett nummer 186011PDF

Njoftim për dëshirën për të ruajtur lejen e përhershme të qëndrimit, numri i formularit 187011 (në anglisht)PDF

Informacioni për ata që janë zhvendosur në Suedi së fundi me

UR i Sapoardhur (UR Nyanländ)external link, opens in new window është një serial mbi të drejtat dhe mbi detyrimet në Suedi.

Shërbimi informativ i Entit të Konsumatorëveexternal link, opens in new window mund të jep këshilla kur ti ke pyetje për blerjet ose për marrëveshjet.

Nëse jeni i moshës 18 vjeç e lart, mund të bëni kërkesë për kredi për të mobiluar shtëpinë www.csn.se.external link, opens in new window

Komuna në të cilën jetoni do të ofrojë përkujdesje dhe shkollim për fëmijët.

Për pyetje në lidhje me orët mësimore të "Suedishtes për emigrantët" (sfi) ju duhet të kontaktoni me komunën ku jetoni. Shikoni gjithashtu faqen e internetit për Sveriges kommuner och landsting.external link, opens in new window

Nëse po kërkoni punë mund të regjistroheni në Arbetsförmedlingen.external link, opens in new window

Për pyetjet në lidhje me kujdesin mjekësor e kontakton Këshillin e Qarkut ose Rajonin aty ku banon. Gjej kujdes shëndetësor në të gjithë vendin, në 1177 Guidën e kujdesit shëndetësor.external link, opens in new window

Informacion rreth studimeve në kolegj dhe universitet mund të gjendet në Antagning.seexternal link, opens in new window ose studera.nu.external link, opens in new window

Për pyetje në lidhje me financimin e studentëve CSN, Centrala studiestödsnämnden.external link, opens in new window

Për pyetje në lidhje me lejet e drejtimit të automjeteve shkoni në Swedish Transport Agency.external link, opens in new window

Për pyetje në lidhje me të drejtat e votimit kontaktoni me Valmyndigheten.external link, opens in new window

Informacion rreth shkollave suedeze nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin (Skolverket) mund të gjeni në Skolverket nyanlända.external link, opens in new window

Informacion rreth shoqërisë suedeze në gjuhë të ndryshme mund të gjeni në Information om Sverige.external link, opens in new window

Më shumë informacion mbi shoqërinë në Suedi ka në uebfaqen e Institutit suedez.external link, opens in new window

Në faqen Të mësosh suedishten në www.informationsverige.seexternal link, opens in new window gjen linqe të disa programeve, për të mësuar suedishten vet.

Last updated: 31 tetor 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.