Ribashkim familjar

Familjeåterförening – albanska

Nëse ke marr leje të përhershme qëndrimi, apo leje të përkohshme qëndrimi si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje dhe njëkohësisht vlerësohesh se ke gjasa të mira të marrësh leje të përhershme qëndrimi, atëherë ti mund të kesh të drejtë ta sjelësh këtu familjen tënde.

Ekziston po ashtu kushti që ti të kesh mundësi që ta mbash familjen tënde dhe të kesh një banesë të një standardi të caktuar. Ky kusht nuk vlen në të gjitha situatat.

Kush mund të ketë të drejtë për ribashkim familjar?

Familja jote ka mundësi të kërkoj leje qëndrimi për t´u shpërngulur në Suedi, nëse ti

  • ke marrë leje të përhershme qëndrimi
  • nëse ti ke marr një leje të përkohshme qëndrimi si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje dhe njëkohësisht vlerësohesh se ke gjasa të mira të marrësh leje të përhershme qëndrimi.

Ribashkimi familjar për ty që ke një leje të përkohshme qëmndrimi dhe je refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje

Mundësia që familja e jote të vijë në Suedi dhe të jetoj bashkë me ty që ke leje të përkohshme qëndrimi si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje, diktohet nga disa gjëra. Së pari duhet që leja e juaj e qëndrimit të ketë afat. Kjo do të thotë se nëse lejes tuaj të qëndrimit i ka skaduar afati dhe ti e ke dërguar kërkesën për vazhdimin e lejes së qëndrimit, atëherë Zyra e Migracionit së pari duhet të marr vendim se a ke të drejtë ta vazhdosh lejen e qëndrimit në Suedi. Pra nuk mjafton të jesh i mbrojtur me status dhe që më herët ke pasur një leje të qëndrimit.

Pasi që Zyra e Migracionit të ketë kontrolluar se leje e jote e qëndrimit ka afat, atëherë ne e shqyrtojmë kërkesën e familjes suaj për leje qëndrimi. Zyra e Migracionit fillimisht e shikon se sa është e besueshme që ti do të marrësh leje të përhershme të qëndrimit pas kërkesës për vazdhimin e lejes së qëndrimit. Ti që je klasifikuar si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje e ke një status të mbrojtjes që dëshmon se ti je konsideruar se ke nevojë për mbrojtje. Si pikënisje, statusi i juaj i mbrojtjes do të thotë se ti ke gjasa të mira për të marr leje të përhershme qëndrimi. Por në rastin e kundërt kur rezultojnë të dhëna se ty nuk do të lihet më statusi i mbrojtjes atëherë nuk është e besueshme se ti do të marresh lejen e përhershme të qëndrimit. Kur të vërtetohet se ti ke gjasa të mira për të fituar lejen e përhershme të qëndrimit atëherë Zyra e Migracionit e shqyrton kërkesën e familjes tuaj dhe shikon se a i plotësoni kushtet e tjera që familja të shpërngulet dhe të vijë tek ti në Suedi.

Vetëm familja e ngusht mund të vij tek ti me leje të përkohshme qëndrimi

Si familje konsiderohet, bashkëshorti, bashkëshortja, partneri i regjistruar apo bashkëjetuesi/ja, dhe fëmijët tuaj që janë nën moshën 18 vjeçare. Familjarët e tjerë dhe fëmijët që janë 18 vjeç apo më të moshuar nuk mund të shpërngulen tek ti në Suedi nëse ti ke marr leje të përkohshme qëndrimi. Nëse ti je nën moshën 18 vjeçare atëherë prindërit e tuaj konsiderohen si familje e ngusht. Vetëm në rastet e jashtëzakonshme është e mundur të merret leja e qëndrimit edhe për familjar të tjerë, për shembull për fëmijë mbi moshën 18 vjeçare. Kjo vlen për ty që ke leje të përkohshme qëndrimi si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje.

Nëse ke leje të përhershme qëndrimi mundet që edhe personi me të cilin planifikoni të martoheni apo të bashkëjetoni të aplikoj për leje qëndrimi dhe të shpërngulet tek ti. Edhe familjar të tjerë përveç familjes së ngusht mund të kenë të drejtë të shpërngulen tek ti në Suedi.

Familja e juaj mund të marr leje qëndrimi për aq kohë sa vlen edhe leja e juaj. Kjo do të thotë se nëse ti për shembull e ke një leje qëndrimi që i skadon afatai pas pesë muajve, atëherë familjes suaj i jepet leja e qëndrimit për pesë muaj.

Detyrimi i mbajtjes

Nëse ti ke të drejtë për ribashkim familjar, mund të përfshihesh nga i ashtuquajtur detyrimi i mbajtjes. Kjo do të thotë se ti duhet të jesh në gjendje të mbash vetveten dhe familjen tënde. Ti, po ashtu, duhet të kesh një banesë të madhësisë dhe standardit të mjaftueshëm, ku mund të banoni së bashku, kur familja jote të shpërngulet në Suedi.

Mbajtja jote

Ti duhet të tregosh se ke të ardhura të rregullta nga puna, ashtu që të jesh në gjendje të mbash vetveten dhe anëtarët e tu të familjes, të cilët kërkojnë leje qëndrimi. Si të ardhura nga puna llogariten p.sh.

  • pagë nga puna
  • kompensim për papunësinë
  • paratë në rast sëmundje
  • të ardhurat bazë për pension të moshës.

Ti po ashtu mund ta plotësosh këtë kusht nëse e ke një pasuri të madhe të mjaftueshme nga e cila mund jetoshi ti dhe familja që aplikon për leje qëndrimi këtu.

Të ardhurat e tua

Sa të larta duhet të jenë të ardhurat e tua që ti të plotësosh detyrimin e mbajtjes, varet nga madhësia e familjes dhe sa e ke koston e banimit. Ti, duhet të kesh të ardhura, që pas zbritjes së kostos së banimit, t´i përgjigjet të ashtuquajturës shumës normale. Kjo do të thotë, që ti, pasi që të paguash për banesën, duhet të kesh çdo muaj të holla të mjaftueshme, në mes tjerash, për koston e ushqimit, rrobave, higjienës, telefonit, elektricitetin, sigurimet dhe shpenzimet e tjera të vogla për nevoja të përkohshme.

Shuma normale për vitin 2019 është:

  • 4 923 korona për një të rritur që jeton vetëm
  • 8 133 korona për çiftin ose për dy persona që bashkëjetojnë
  • 2 612 korona për fëmijë deri në 6 vjeç
  • 3 007 korona për fëmijë 7 vjeç e më të mëdhenj

Banesa jote

Ti, po ashtu, duhet të kesh një banesë të madhësisë dhe standardit të mjaftueshëm për ty dhe për familjen tënde. Për dy të rritur pa fëmijë, një banesë jo më pak se një dhomë e kuzhinë ose aneks kuzhine, është mjaftueshëm e madhe. Nëse fëmijët do të banojnë në atë banesë, duhet të ketë më shumë dhoma. Dy fëmijë mund të ndajnë një dhomë gjumi.

Mund të merrni një banesë të dorës së dytë me qira, por marrja me qira duhet të jetë e miratuar nga pronari i banesave, shoqata e qiramarrësve ose nga pleqësia e qirasë.

Ju duhet të keni mundësi të përdorni banesën, që atëherë kur vjen familja jote në Suedi.

Përjashtim nga kushti i mbajtjes së familjes

Kushti për mbajtje dhe banesë nuk vlen nëse

  • ti je nën moshën 18 vjeçare
  • ti je refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje dhe familjarët e tuaj e bëjnë aplikimin brenda tre muajve pasi që ti e ke marr lejen e qëndrimit apo statusin e mbrojtjes, ose
  • familjarët e tuaj e bëjnë aplikimin për lejen e qëndrimit para datës 19 tetor 2019, dhe ti ke një leje qëndrimi të përkohshme si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje. Ti duhet të kesh aplikuar për leje qëndrimi pas datës 24 nëntor 2015
  • ke një anëtar të familjes i cili aplikon për vazhdimin e lejes së qëndrimit.

Përjashtimi nga kushti për mbajtjen e familjes dhe kushti i baninimit vlen vetëm nëse ju nuk keni mundësi të ribashkoheni në një shtet jashtë BE-së ku familja e ka një lidhje posaqërisht të fortë. Duhet që ti dhe familja e juaj të keni banuar bashkë jashtë Suedisë një periudhë më të gjatë kohore dhe të konsideroheni se keni një lidhje të konsiliduar mirë.

Formulari me pyetje mbi lidhjet familjare dhe detyrimit të mbajtjes

Kur anëtari i familjes tënde e ka dorëzuar një kërkesë për leje qëndrimi, për të banuar me ty në Suedi, ti do të plotësosh një formular e të përgjigjesh në pyetjet mbi lidhjen tuaj. Ti që përfshihesh nga detyrimi i mbajtjes, po ashtu, do të tregosh se ti mund ta mbash vetën dhe ata anëtarë të familjes të cilët kërkojnë leje qëndrimi dhe ti ke një banesë të madhësisë dhe standardit të mjaftueshëm për ju që do të banoni në të. Përgjigjet e tua janë të rëndësishme për vlerësim nga Enti i Migracionit i kërkesës së anëtarit të familjes tënde dhe është me rëndësi të përgjigjesh në pyetjet brenda afatit të caktuar për plotësim të formularit.

Nëse ti nuk i plotëson kushtet për mbajtjen dhe për banesën, në atë rast do të refuzohet kërkesa për leje qëndrimi e familjes tënde.

Nëse ti nuk ke punësim të përhershëm dhe nuk ke një kontratë banese për një kohë të gjatë, do të detyrohesh të tregosh që ti përsëri e plotëson detyrimin e mbajtjes, atëherë kur ne e shqyrtojmë kërkesën e familjes tënde.

Është me rëndësi që ti të dorëzosh kërkesën me kohë

Nëse familja jote kërkon leje qëndrimi brenda tre muajsh pasi që ti ke marrë leje qëndrimi, atëherë për ty nuk vlen detyrimi i mbajtjes. Prandaj është me rëndësi që ju të dorëzoni kërkesën me kohë.

Për të siguruar që kërkesa të dorëzohet sa më parë që është e mundur, mënyra më e mirë të bësh kërkesën për familjen tënde është duke e bërë atë përmes uebit. Nëse ti bën kërkesën për familjen tënde, si përfaqësues i saj, duhet të kesh një autorizimi/prokurë. Kur Enti i Migracionit e ka regjistruar kërkesën tuaj, nga familja jote do të kërkohet të caktohet një kohë vizite në një ambasadë suedeze ose në një konsullatë kryesore.

Shko te kërkesa përmes uebit për leje qëndrimi për familjen tënde

Lexo më shumë se si e bën kërkesën për leje qëndrimi për familjen tënde

Ç´është një autorizim?

Një autorizim mund të jetë një letër e nënshkruar/firmosur ku ai që kërkon lejen i jep një personi tjetër mundësinë që të përfaqësoj atë. Një autorizim mund të jetë, p.sh. t´i jep dikujt të drejtën të bën kërkesën, të njoftohet mbi arsyet e një vendimi ose të bën ankesë ndaj një vendimi, në llogari të tjetrit. Autorizimi duhet të shkruhet nga ai/ajo që i jep autorizimin dikujt tjetër dhe duhet t´ia tregoj Entit të Migracionit origjinalin, nëse e kërkon Enti këtë gjë.

Për t´ia dhënë një personi tjetër autorizimin, duhet t´ia dorëzosh Entit të Migracionit një letër, ku është e shënuar

  • që dokumenti është një autorizim
  • emri, datëlindja dhe adresa e personit që ia jep dikujt tjetër autorizimin
  • çfarë të drejtash ka për të bërë personi i autorizuar
  • emri, numri personal dhe adresa të atij/sajë që merr autorizimin
  • nënshkrimi i personit që ia jep dikujt tjetër autorizimin
  • Data dhe qyteti/fshati, kur dhe ku është nënshkruar autorizimi.

Kontrollo kërkesën

Kur anëtari i familjes tënde e ka dorëzuar kërkesën e vet, ai/ajo merr një numër karakteristik (numri i çështjes). Me këtë numër mund të kontrollosh nëse kërkesa është regjistruar nga Enti i Migracionit, ose nëse është marrë vendim.

Kontrollo kërkesën

Last updated: 24 korrik 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.