Statusi i mbrojtjes

Skyddsstatus – albanska

Suedia ka nënshkruar Konventën e OKB-së për Refugjatët. Sipas konventës, refugjatët kanë të drejtën të marrin një status si refugjatë të njohur zyrtarisht.

Ligji Suedez për të Huajt ndjek gjithashtu Direktivën Kualifikuese të BE-së, e cila u jep edhe të drejtën e një statusi zyrtar të gjithëve që marrin leje qëndrimi për arsye se u nevojitet mbrojtje.

Nëse konsideroheni se jeni refugjat do t'ju jepet deklarata e statusit të refugjatit – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregullat e Konventës së Gjenevës si edhe Direktivës Kualifikuese të BE-së.

Nëse konsideroheni se jeni person në nevojë për mbrojtje të përkohshme do t'ju jepet deklarata e statusit të mbrojtjes së përkohshme – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregulloret në Direktivën Kualifikuese të BE-së.

Ekziston edhe një lloj i tretë statusi mbrojtjeje, si person në nevojë tjetër për mbrojtje. Ky status aplikohet vetëm në Suedi dhe nuk përdoret, si rregull i përgjithshëm, pas datës 20 korrik 2016. Si rezultat i një ligji që hyri në fuqi në datë 20 korrik 2016, ky status mbrojtjeje mund t'u jepet vetëm fëmijëve dhe familjeve me fëmijë që kanë bërë kërkesë për azil deri në datën 24 nëntor 2015, me kusht që fëmija të jetë ende nën moshën 18 vjeçare kur merret vendimi.

Leja e përhershme ose e përkohshme e qëndrimit

Të gjithë atyre që u është dhënë leje qëndrimi si refugjat, si person në nevojë për mbrojtje të përkohshme ose person në nevojë tjetër për mbrojtje përpara datës 20 korrik 2016 kanë marrë leje të përhershme qëndrimi.

Të gjithë ata që konsiderohen si refugjatë dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t'u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat trevjeçar.

Të gjithë ata që konsiderohen si persona në nevojë për mbrojtje të përkohshme dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t'u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat 13 muaj. 

Lexoni më shumë rreth lejeve të përhershme të qëndrimit

Lexoni më shumë rreth lejeve të përkohshme të qëndrimit me vlefshmëri trevjeçare (në anglisht)

Lexoni më shumë rreth lejeve të përkohshme të qëndrimit me vlefshmëri 13 muaj (në anglisht)

Bërja e kërkesës për status specifik pas marrjes së një leje qëndrimi

Nëse ju është dhënë leje qëndrimi në Suedi, por jo deklarata e statusit zyrtar, ju mund të bëni kërkesë për një të tillë më pas. Kjo aplikohet gjithashtu nëse ju është dhënë deklarata e statusit si person në nevojë për mbrojtje, por dëshironi ta ndryshoni statusin në person në nevojë për mbrojtje të përkohshme ose në statusin e refugjatit, si edhe nëse ju është dhënë statusi si person në nevojë për mbrojtje të përkohshme, por dëshironi që ta ndryshoni në statusin e refugjatit.

Ju bëni kërkesë për deklaratë statusi pasi merrni një leje qëndrimi duke plotësuar formularin numër 158011, Kërkesë për statusin e mbrojtjes.

Ansökan om skyddsstatus, blankett nummer 158011(në suedisht)PDF

Apelimi i një deklarate statusi

Një deklaratë statusi mund të apelohet veçmas nga vendimi për leje qëndrimi. Kjo do të thotë se edhe një person që ka marrë leje qëndrimi mund ta apelojë një vendim për të mos i dhënë atij/asaj status zyrtar mbrojtjeje.

Lexoni më shumë rreth mënyrës së apelimit

Statusi mund t'ju tërhiqet

Statusi i refugjatit mund t'ju tërhiqet, për shembull, nëse nuk keni më nevojë për mbrojtje. Megjithatë, kjo kërkon që rrethanat që kanë çuar në dhënien e statusit specifik të mbrojtjes të mos aplikohen më, ose të kenë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe të përhershme.

Statusi i refugjatit mund t'ju tërhiqet edhe nëse tregoni se keni qëllim të shfrytëzoni mbrojtjen që ju ofron vendi juaj, për shembull, duke bërë kërkesë për pasaportë të re kombëtare ose duke kërkuar që Agjencia e Migracionit t'ju kthejë pasaportën e vjetër.

Tërheqja e statusit nuk do të thotë me doemos se preket leja juaj e qëndrimit. Megjithatë, nëse keni dokument udhëtimi duhet ta ktheni sërish atë nëse ju tërhiqet statusi. 

Lexoni më shumë rreth Konventës së Refugjatëve (në anglisht)external link, opens in new window

Lexoni Ligjin për të Huajt (në anglisht)external link, opens in new window

Lexoni Direktivën Kualifikueseexternal link, opens in new window

Last updated: 2019-09-13

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.