The Swedish Migration Agency logotype

Për ty që je person lgbt dhe kërkon azil

För dig som är hbtq-person och söker asyl – albanska

Nëse ti ke një frikë të bazuar mirë se persekutohesh për shkak të orientimit tuaj seksual, gjinisë, shprehjes tuaj gjinore, identitetit tuaj gjinor apo ndonjë përkatësie tjetër të një komuniteti shoqëror, ti mund të jesh refugjat dhe mund të kesh të drejtë të gëzosh mbrojtje në Suedi. Kjo thuhet në konventën për refugjatë, ligjin suedez dhe rregullat e BE-së.

Apli­kimi i azilit dhe rregullat

Persekutime mund të jenë kërcënime apo dhunë ndaj jetës dhe shëndetit tuaj. Mund të bëhet po ashtu fjalë që ligjet dhe rregullat apo botëkuptimet e njerëzve përbëjnë një cënim serioz për ty për shkak të orientimit seksual. P. sh. mund të bëhet fjalë për ndëshkime po diskriminim të madh ku nuk të lejohet shkuarja në shkollë, zgjedhja e punës apo nuk të jepet trajtim mjeksor.

E drejat për tu shprehur dhe angazhimi në plitikë pa pasur frikë për persekutime pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, gjinore apo orientimit seksual, janë shembuj se çfarë mund të jap të drejtë ty të ngelësh në Suedi.

Nuk luan asnjë rol se ky persekutim a vjen nga institucionet e shtetit tuaj apo nga familja apo persona tjerë që të kërcënojnë ty. Zyra e Migracionit e heton çështjen se çfarë mund të ndodh ty nëse në të ardhmen kthehesh në vendin tuaj dhe nëse institucionet atje nuk kanë mundësi apo nuk duan të mbrojnë ty nga ai persekutim që ti thua se e rrezikon atje.

Zyra e Migracionit do të regjistroj ty si azilkërkues me atë emër, datëlindje dhe gjini juridike që shkruan në dokumentet e identitetit. Ligji suedez nuk lejon që ne të regjistrojmë ty me një emër tjetër, por nëse e dëshiron një pseudonim tjetër apo përemër atëherë duhet të na tregosh ne, për ta evidentuar këtë.

Hetimet

Kur Zyra e Migracionit duhet të vendos se a ke nevojë për mbrojtje dhe prandaj të marrësh leje qëndrimi në Suedi, atëherë zhvillohen hetimet për të kuptuar se si duket jeta e juaj dhe pse pikërisht ti ke frikë për tu kthyer në vendin tuaj. Nëse shkaku është orientimi seksual, shprehja e juaj gjinore apo identiteti gjinor, është e rëndësishme që këtë ta thuash sa më herët që është e mundur.

Lexo më shumë se si ti kërkon azil

Zyra e Migracionit e di se mund të jetë e vështirë të tregohet për jëra të tilla para një personi që ti nuk e ke takuar ansjëherë. Bile mund të jetë hera e parë që ti fletë për këtë me dikë dhe kufiri se çka është private dhe çka është personale ndryshon për secilin njeri. Megjithatë është e rëndësishme të na tregosh sa më shumë që është e mundur për arsyet tuaja të azilit. Sa me shumë detaje që deklaron aq më të mirë e ka bazën Zyra e Migracionit për të marr vendim. Hetuesi do të pyes ty për orientimin tuaj seksual, shprehjen tuaj gjinore apo identitetin tuaj gjinor, mendimet dhe ndjenjat që i ke pasur për këtë gjë dhe raportet me familjen, shokët dhe komunitetin në të cilin ke jetuar. Ne kemi konfidencialitet profesional dhe nuk i tregojmë askujt që nuk punon me çështjen tuaj për ato që i ke deklaruar ti.

Nëse e ke ndjesinë se zyrtari që e zhvillon hetimin nuk po të kupton se për çfarë je duke folur, apo nëse ti ke informacion për të cilin hetuesi nuk të ka pyetur, atëherë ti duhet ta tregosh këtë sa më parë që është e mundur. Mos prit deri sa të marrësh vendim në çështjen tuaj.

Ty të jepet mundësia të paraqesësh dëshirën tuaj për gjininë e përkthyesit, hetuesit apo përfaqësueist ligjor në mënyrë që ti të ndjehesh i sigurt gjatë procesit të azilit dhe Zyra e Migracionit do të përpiqet ta plotësoj dëshirën e shprehur. Ti që je mbi 18 vjeç e takon hetuesin dhe përfaqësuein ligjor vetëm, pa prezencën e bashkëkërkuesve tjerë. Ti po ashtu mund ta kërkosh një përfaqësues ligjor me njohuri të veçanta për situatën e personave lgbt, nëse ti e njeh ndonjë të tillë apo të jepet ndihmë për të gjetur një përfaqësues të tillë.

Nëse je nën moshën 18 vjeçare

Zyra e Migracionit duhet t’i dëgjoj të gjithë fëmijët që kërkojnë azil për të shikuar se a kanë fëmijët nevojë për mbrojtje. Prandaj është e rëndësishme t’i tregosh Zyrës së Migracionit për jetën tuaj në atdhe dhe se çfarë do të ndodhte pikërisht me ty nëse kthehesh atje. Nëse je nën 18 vjeç dhe i ke prindërit me vete në Suedi atëherë Zyra e Migracionit duhet t’i pyes ata se a është në rregull që ne të bisedojmë me ty pa prezencën e tyre. Nëse nuk i ke prindërit me vete në Suedi është kujdestari i yt ligjor i cili vendos se a mundemi të flasim me ty vetëm për vetëm. Nëse dëshiron të flasësh me hetuesin pa prindërit apo kujdestarin ligjor, është me rëndësi ta thuash këtë.

Përkthyes

Fjalë dhe nocione në suedisht dhe në gjuhën tuaj mund të kenë domethënie të ndryshme. Më e rëndësishmja është që ti të përshkruash ndjenjat dhe përjetimet tuaja dhe të spjegosh se si qëndron lidhja mes tyre bashkë me arsyen për të cilën ti ke frikë.

Nëse nuk e kupton përkthyesin apo nëse evëren se përkthyesi nuk i përkthen të gjitha në mënyrë të paanëshme, ti duhet të tregosh. Mos harro se ndoshta përkthyesi nuk i di të gjitha fjalët specifike që përdoren për të folur për orientimin tuaj seksual, identiten apo shprehjen tuaj gjinore. Prandaj është mirë t’ia spjegosh përkthyesit se çfarë domethënie kanë ato fjalë për ty.

Banimi

Në shumicën e banimeve të Zyrës së Migracionit e ndajnë dhomën dy apo më shumë persona të së njëjtës. Pritja gjatë procesit të azilit mund ta rëndoj situatën e banimit dhe mund të ndodhin konflikte në banesa.

Është e rëndësishme që sa më parë të tregosh se për çfarë ke nevojë apo nëse ndjehesh i pasigurt aty ku banon. Nëse lind ndonjë problem në banesë për të cilin ke nevojë për ndihmë për ta zgjidhur, ti duhet të na tregosh ne. Fol me nëpunësin në njësinë e pranimit apo personelin e banimit aty ku je i regjistruar.

Shëndeti

I en del städer finns mottagningar för till exempel sexuell hälsa och rådgivning för särskilda målgrupper. Exempel på målgrupper kan vara kvinnor, unga eller hbtq-personer. Fråga din handläggare för mer information.

Organizatat joqeveritare

Ti ke gjithmonë të drejtë të kontaktosh organizatat joqeveritare gjatë procesit të azilit. Sa më shumë që ke informata për të drejtat tuaja dhe mundësitë alternative, aq më i përgaditur je para fazave të ndryshme në procesin e azilit. RFSL është një organizatë e tillë joqeveritare që punon për të drejtat e personave lgbt, ofron përkrahje të veçantë dhe vendtakime sociale për azilkërkues që i takojnë komunitetit lgbt.

RFSL Newcomersexternal link, opens in new window

Last updated: 13 maj 2020

Was the information on this page helpful to you?