Aktivitete përderisa e pret vendimin

Aktiviteter medan du väntar på beslut – albanska

Ti si azilkërkues mund të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme, për të filluar të mësuarit e gjuhës suedeze, dituri për shoqërinë suedeze dhe tregun e punës ose për ta përmirësuar shëndetin tuaj.

Shumë organizata vullnetare, për shembull shoqatat sportive, kulturore, ato humanitare, kishat dhe xhamitë, organizojnë aktivitete për ty që je azilkërkues. Mund të jenë aktivitet ku mësohet më shumë për shoqërinë apo tregun e punës, mësimin e suedishtes, kafene gjuhësore apo aktivitete për përmirësimin e shëndetit.

Ka edhe shoqata studimi dhe shkolla të larta popullore që ofrojne kurse të ndryshme dhe kurse të gjuhës suedeze dhe informacione për shoqërinë për ty që je azilkërkues. Aty takoheni në grup dhe mësoni suedisht bashkë me një mësues apo udhëheqës. Ti që merr pjesë në grup mund të ndikosh se si të zhvillohet mësimi. Këto grupe takohe disa herë në javë.

Shumica e aktiviteteve të organizuara nga shoqatat, organizatat, shkollat e larta popullore janë pjesë e Masa të herëshme për azilkërkues (MHA). Këto aktivitet janë falas. Nëse dëshiron të marrësh pjesë në ndonjë aktivitet apo kurs në kuadër të Masa të herëshme për azilkërkues, ti duhet ta kontaktosh shoqatën e studimit, shkollën e lartë popullore apo shoqatën sportive, aty ku banon ti. Për të marr pjesë kërkohet që ta kesh kartën LMA.

Kompen­simi i rugës për akti­vi­tete

Nëse aktiviteti në të cilin merr pjesë ti është në kuadër të Masa të herëshme për azilkërkues, atëherë Zyra e Migracionit mund në disa rasti të pgauaj rrugën me trafikun kollektiv. Pyete atë që e organizon aktiviteten se a është Masa të herëshme për azilkërkues.

Nëse ke nevojë për kompensim të rrugës ti duhet të kërkosh një vërtetim nga organizuesi i aktivitetit i cili dëshmon se ti merr pjesë në aktivitet. Vërtetimin e merr me vete tek Zyra e Migracionit.

Kush mund të marr kompensim për rrugë?

Ti mund të marrësh kompensim për rrugë nëse i ke mbushur 15 vjet dhe

  • ke kërkuar azil në Suedi dhe lënda e juaj do të shqyrtohet këtu
  • je në pritje të vendimit të parë në lëndën tuaj të lejes së qëndrimit
  • ke marr leje qëndrimi në Suedi por akoma banon në banesat e përkohshme të Zyrës së Migracionit.

Nëse ke të ardhura apo shkonë në shkollë të mesme ti nuk mund të marrësh kompensim për rrugë për masa të herëshme.

Për të marr kompensim për rrugë për në aktivitet banesa duhet të jetë sëpaku tre km largë aktivitetit. Por nëse ti nuk mund të ecësh në këmbë për shkak të aftësive të kufizuara ose duhet t’i marrësh fëmijët e vegjël me vete, ti mund të marrësh kompensim edhe për distanca më të shkurtura me trafikun kolektiv.

Në radh të parë ti mund të marrësh kompensim rruge për aktivitet që janë në të njëjtën komunë ku ti banon. Prandaj ti duhet fillimisht të kërkosh një aktivitet që të përshatet ty në komunën tuaj. Nëse nuk ka aktivitete të mjaftueshme aty ku banon, në disa raste mund të marrësh kompensim për rrugë për aktivitete në një komunë tjetër. Fol me qendrën e pranimit për të kuptuar se për cilat rrugëtime mund të marrësh kompensim aty ku banon ti.

Kompensimi paguhet në kartelën tuaj bankare, zakonisht për një muaj me radhë. Nëse ke pyetje për kompensimin e rrugës atëherë kontaktoje qendrën tuaj të pranimit

Nëse e përfundon një akti­vitet

Nëse e përfundon pjesëmarrjen në një aktivitet, nuk ke më të drejtë për kompensim rruge. Ti duhet ta lajmërosh organizatorin e aktivitetit dhe qendrën e pranimit se e ke përfunduar aktivitetin. Organizatori po ashtu ka të drejtë që ta kontaktoj Zyrën e Migracionit dhe ta lajmëroj se pjesëmarrësi e ka përfunduar apo ndërprerë aktivitetin.

Nëse je i sëmurë apo ke ndonjë pengesë që bën që përkohësisht nuk mund të shkosh në aktivitet atëherë duhet ta lajmëroni organizatorin e aktivitetit.

Mësoje suedishten dhe mëso më shumë për shoqërinë vet

Në internet ka programe për ta mësuar vet suedishten.

Në faqen Mëso suedisht në (Lära svenska) www.informationsverige.se i gjen të gjitha linqetexternal link, opens in new window

Shumica e programeve kërkojnë qasje në internet. Të gjitha janë falas.

www.informationsverige.seexternal link, opens in new window ka po ashtu shumë informacione për shoqërinë suedeze.

Ushtro shkathtë­sitë tuaja elemen­tare digji­tale

Digitala jag është një kurs për ty që do mëshosh përdorimin e shërbimeve digjitale në përditshmëri, p. sh. kontakte me autoritetet e ndryshme. Kursi është falas dhe është në gjuhë të ndryshme.

Lexo më shumë në www.digitalajag.seexternal link, opens in new window

Last updated: 27 janar 2020

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.