Arsimi

Skola – albanska

Të gjithë fëmijët azilkërkues kanë të drejtën të frekuentojnë shkollën. Ndërsa të rriturve mund t'u duhet të presin derisa të marrin leje qëndrimi përpara se të fillojnë studimet.

Të gjithë fëmijët azilkërkues dhe të rinjtë kanë të drejtën të frekuentojnë parashkollorin dhe shkollën. Është përgjegjësi e komunës ku jetojnë fëmijët që të sigurojë që ata të frekuentojnë shkollën në kushte të njëjta me fëmijët dhe të rinjtë e tjerë në komunë. Kjo aplikohet për parashkollorin, shkollën gjithëpërfshirëse dhe shkollën e mesme. Që të kenë të drejtën të frekuentojnë shkollën e mesme, të rinjtë azilkërkues duhet t'i fillojnë studimet e tyre përpara se të mbushin 18 vjeç.

Edhe fëmijët e vegjël kanë të drejtën të frekuentojnë parashkollorin

Fëmijët e vegjël që kanë mbushur një vjeç kanë të drejtën të frekuentojnë parashkollorin ndërsa prindërit e tyre punojnë ose studiojnë. Nga semestri i vjeshtës së vitit kur fëmija mbush tre vjeç, ai ose ajo ka të drejtën gjithashtu për 15 orë parashkollor në javë pa pagesë. Parashkollori nuk është vetëm për t'u kujdesur ndërkohë që prindërit punojnë ose studiojnë. Fëmija mund të përfitojë dhe të zhvillohet nga pjesëmarrja në aktivitetet parashkollore edhe nëse prindërit e tij/saj nuk janë në punë ose nuk studiojnë.

Komunat janë përgjegjëse për shkollat

Komuna ku jetoni është përgjegjëse për të siguruar që fëmijët dhe të rinjtë azilkërkues të kenë qasje në parashkollor dhe shkollë me të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët që jetojnë në komunë.

Agjencia e Migracionit nuk mund t'i japë informacion rreth fëmijëve azilkërkues komunës pa miratimin e prindërve të fëmijëve. Ju mund t'ia jepni miratimin tuaj Agjencisë së Migracionit, e cila më pas do t'i dërgojë komunës informacion rreth emrit, datës së lindjes, gjuhës, vendit të origjinës dhe numrit të çështjes së fëmijës. Gjithashtu ju mund ta kontaktoni vetë komunën dhe t'i bëni të ditur se dëshironi që fëmija të shkojë në shkollë apo parashkollor.

Lexoni më shumë rreth shkollave dhe arsimit në Suedi

http://www.informationsverige.se/Engelska/Barn-och-foraldrar/Pages/Skolan-i-Sverige.aspx (në anglisht)external link, opens in new window

http://www.omsvenskaskolan.se/engelska/det-haer-aer-den-svenska-skolan/external link

Lexoni më shumë rreth të drejtave të fëmijëve azilkërkues në faqen rreth fëmijëve

Për ty që je azilkërkues dhe dëshiron të mësosh suedisht

Nëse ti ke leje qëndrimi në Suedi dhe je regjistruar në Gjendjen Civile, atëherë ti ke të drejtë të arsimohesh dhe të ndjekësh suedishten për imigrant, që po ashtu quhet, suedishtja për imigrant (sued. sfi). Por, nëse ti dëshiron ta mësosh suedishten përderisa pret vendimin, ka shumë organizata vullnetare dhe bashkime për veprimtarinë studimore, të cilat ofrojnë mësimin e suedishtes në rrethet studimore.

Në internet ka shumë programe për të mësuar vet suedishten. Ti i gjen lidhjet e programeve të ndryshme në www.informationsverige.se. Shumica e programeve kërkojnë të kesh qasje në internet. Të gjitha programet janë falas.

Në faqen Mësimi i suedishtes i gjen të gjitha lidhjet (www.informationsverige.se – në anglisht)external link, opens in new window

Last updated: 9 maj 2018

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.