The Swedish Migration Agency logotype

Banimi

Boende – albanska

Nëse nuk ke ku të banosh gjatë pritjes së vendimit në çështjen e azilit atëherë Zyra e Migracionit mund të ndihmoj. Ti po ashtu mund të rregullosh vet çështjen e banimit, psh. duke banuar tek familjarët apo miqtë e tuaj. Nëse e rregullon banimin vet duhet ta lësh adresën në mënyrë që Zyra e Migracionit të ketë mundësi të kontaktoj.

Banimi tek Zyra e Migracionit

Zyra e Migracionit të ofron banesë gjatë kohës së pritjes së vendimit. Zyra e Migracionit e paguan banesën nëse ti nuk ke të holla.

E drejta e banimit përfundon

Ti duhet të largohesh nga banesa nëse e ke marr një vendim për përjashtim apo refuzim dhe vendim fillon të hyj në fuqi, apo nëse kur afati kohor për kthim vullnetar ka përfunduar. Kjo vlen për ty që je i rritur e që nuk jeton bashkë me fëmijë nën moshën 18 vjeçare për të cilët ti je kujdestar.

Lexo më shumë për banimi tek Zyra e Migracionit

Banimi në banesë private

Nëse nuk do të banosh në banesat e Zyrës së Migracionit ti mund të gjesh vet një banesë. Shumë zgjedhin të jetojnë tek të miqtë apo familjarët përderisa janë në pritje të përgjigjes së kërkesës së azilit. Nëse zgjedh që të rregullosh banimin vet atëherë ti vet duhet t’i mbulosh shpenzimet e banimit.

Nëse shpërngulesh në një lagje që një komunë e ka paraqitur tek Zyra e Migracionit si një lagje me vështirësi sociale dhe ekonomike ti mund të humbasësh të drejtën për asistencë ekonomike ditore dhe asistencë ekonomike të posaçme.

Lexo më shumë për banimi në banesë private

Last updated: 8 korrik 2020

Was the information on this page helpful to you?