The Swedish Migration Agency logotype

Banimi privat

Eget boende – albanska

Ky informacion është për ty që je azilkërkues dhe e rregullon vet banimin përderisa je në pritje të vendimit të kërkesës suaj për mbrojtje në Suedi.

Nëse nuk do të banosh në banesat e Zyrës së Migracionit ti mund të gjesh vet një banesë. Shumë zgjedhin të jetojnë tek të miqtë apo familjarët përderisa janë në pritje të përgjigjes së kërkesës së azilit. Nëse zgjedh që të rregullosh banimin vet atëherë ti vet duhet t’i mbulosh shpenzimet e banimit.

Pavarësisht se a banon në banesë të Zyrës së Migracionit apo e rregullon vet çështjen e banimit, ti duhet të jesh në dispozicion të Zyrës së Migracionit për kontakt me ty. Mos harro ta lajmërosh qendrën e pranimit për adresën tuaj të re nëse shpërngulesh gjatë kohës së pritjes.

Formulari për të paraqituar adresën tuaj të re: Adressändring (Ndryshimi i adresës), blanketa numër Mot93 (në suedisht)PDF

Disa lagje mund të ndikojnë në të drejtën tuaj për asis­tencë ekono­mike

Ka lagje me vështirësi sociale dhe ekonomike. Nëse shkon në një lagje të tillë për të banuar ti mund të humbasësh të drejtën për asistencë ekonomike ditore dhe asistencë ekonomike të posaçme. Ti po ashtu mund të humbasësh të drejtën për asistencë ekonomike ditore dhe asistencë ekonomike të posaçme një adresë tjetër e jo atë ku ti faktikisht banon, psh. në adresë e kutisë postare.

Këtu mund të informohesh se adresa ku do të shpåerngulesh a gjendet në një lagje që mund të ndikojë në asistëncën ekonomike që merr nga Zyra e Migracionit.

Shkruaje adresën

Kryq i kuq = Ti mund ta humbasësh të drejtën e asistencës ekonomike nëse shpërngulesh në këtë adresë

Vijë e gjelbër = E dreja e asistencës ekonomike nuk ndikohet nëse ti shpërngulesh në këtë adresë

Vini re! Ti duhet ta shkruash adresën sakt për të marr përgjigje korrekte. Kutitë postare (postbox) nuk funksionon.

Këtu janë hartat ku komunat i kanë parqitur lagjet me vështirësi sociale dhe ekonomike (në anglisht)

Ti gjith­monë ke të drejtë për një vend në banesat e Zyrës së Migra­cionit

Nëse ti për ndonjë arsye nuk mund të banosh më në banesën që e ke gjetur vet ti mund të bansoh në banesat e Zyrës së Migracionit aty ku ka vend. Drejtohu tek qendra e pranimit aty ku je i regjsitruar për më shumë informacione.

Nëse e fiton lejen e qënd­rimi

Nëse je duke banuar në banesë të gjetur vet, ti duhet vet ta rregullosh çështjen e banesës së re nëse e merr lejen e qëndrimit. Në shumicën e rasteve ti ke të drejtë për ndihmë nga Zyra e Migracionit një muaj pasi që të është miratuar leja e qëndrimit

Lexo më shumë se çfarë ndodh nëse e fiton lejen e përhershme të qëndrimit

Lexo më shumë se çfarë ndodh nëse fiton leje qëndrimi me afat të kufizuar

Last updated: 2020-07-07

Was the information on this page helpful to you?