The Swedish Migration Agency logotype

Të banosh në Entin e Migrimit

Bo hos Migrationsverket – albanska

Ky informacion të drejtohet ty që je azilkërkues dhe do të banosh në njërën nga vendbanimet e Entit për Migrim përderisa pret vendimin e kërkesës suaj.

Enti i Migrimit ofron vendbanim të përkohshëm gjatë kohës që jeni në pritje të vendimit tuaj. Ju nuk keni më të drejtë të banoni në qendrat e Entit për Migrim nëse keni marrë njoftimin e refuzimit apo të deportimit, ose nëse ka përfunduar afati juaj për largimin vullnetar. Kjo aplikohet për të gjithë personat e rritur dhe për ata që nuk jetojnë me fëmijë nën moshën 18 vjeçare, për të cilët ju jeni personi kujdestar.

Zyra e Emigracionit ofron vendbanim të përkohshëm gjatë kohës që jeni në pritje të vendimit tuaj. Ju nuk keni më të drejtë të banoni në qendrat e Zyrës së Emigracionit nëse keni marrë njoftimin e refuzimit apo të deportimit, ose nëse ka përfunduar afati juaj për largimin vullnetar. Kjo aplikohet për të gjithë personat e rritur dhe për ata që nuk jetojnë me fëmijë nën moshën 18 vjeçare, për të cilët ju jeni personi kujdestar.

Enti i Migrimit e paguan vendbanimin nëse ti nuk ke të holla. Por nëse ti ke të ardhura personale apo pasuri tjetër atëherë ti duhet të paguash për banimin dhe ushqimin nëse ky hyn në banim.

Duhet të banosh aty ku ka vend

Ti nuk ke mundësi të zgjedhësh se ku do të banosh por duhet të jesh i gatshëm të shkosh në atë qytet ku ka vende të lira. Mund të ndodh që gjatë kohës që je në pritje të vendimit, të transferohesh në një banesë të re në mënyrë që të krijohen më shumë vende të lira për azilkërkues tjerë.

Ti duhet të ndash dhomën

Vendbanimet e Entit të Migrimit janë vetëm për azilkërkues. Nëse të është ofruar një vend në një vendbanim ai vend është vetëm për ty. Banimi përbëhet zakonisht nga banesa që ndahen me të tjerët. Një familje do e ketë gjithmonë një dhomë të veten. Beqarët do të ndajnë dhomën me të tjerë të gjinisë së njëjtë.

Nëse ti për ndonjë arsye të posaçme ke nevojë për banim të përshtatur, ti duhet të flasësh me qendrën tuaj të pranimit.

Nëse ke nevoja të posaçme

Ju mund të keni të drejtë banimi që i përshtatet nevojave tuaje nëse gjendeni në ndonjë situatë të rrezikuar. Bisedoni me personelin e njësitit pranues sa më parë nëse keni nevoja të posaçme në lidhje me situatën tuaj të banimit. Ne do të bëjmë aq sa mundemi për të gjetur një zgjedhje që do të jetë e sigurtë dhe e mirë për ju.

Respekt ndaj të tjerëve në vend­banim

Enti për Migracion dëshiron që të gjithë banuesit të ndjehen të sigurtë. Prandaj dhe çdo formë e alkoholit dhe narkotikës janë të ndaluara në banesat e Entit për Migracion. Është me rëndësi që të gjithë banorët të respektojnë njëri tjetrin dhe të tregojnë konsideratë të ndërsjellë, pa dallim religjioni, kulture, prirje seksuale, si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Të gjitha format e dhunës janë të ndaluara dhe ndëshkohen sipas ligjit suedez. Kjo vlen si brenda ashtu edhe jashtë familjes. Dhuna nuk është mënyrë e lejuar për të edukuar fëmijët apo të ushtrohet ndaj dikujt tjetër në familje. Të gjitha format e dhunës do të denoncohen në polici.

Nëse ndjeheni të rrezikuar nga kërcënimet, dhuna ose ndonjë trajtim tjetër ofendues ju duhet t’i drejtoheni personelit që mirëmban banimin ose të njësitit pranues. Ju poashtu mund t’i drejtoheni organizatave vullnetare që gjenden në afri të banimit. Për të denoncuar ndonjë krim ju mund të telefononi policinë në numrin 114 14. Ndërsa në raste urgjente telefononi në numrin 112.

Linja telefonike për raste kur femrat rrezikohen nga dhuna u ofron këshilla dhe mbështetje femrave që i janë nënshtruar dhunës fizike, psikike apo seksuale. Telefono në numrin 020‑50 50 50. Personeli i kësaj organizate do të sigurojë përkthyes brenda disa minutave. Mbi këtë mund të lexoni më shumë në kvinnofridslinjen.se. Informatat janë të përkthyera në disa gjuhë.

Mobilet dhe paji­sjet

Banesat janë të rregulluara me mobilje dhe pajisje për të cilat do të keni nevojë. Banesa, mobiljet dhe pajisjet janë pronë e Entit për Migracion prandaj ju mund të denoncoheni në polici nëse i dëmtoni ato. Nëse diç në banesë thyhet ose nuk funksionon është me rëndësi që ju sa më parë që të jetë e mundur të kontaktoni personelin e Entit për Migracion. Nganjëherë personeli viziton banesat gjatë kohës që ju banoni në to për të parë nëse diç duhet të ndreqet.

Gjërat tuaja perso­nale

Depo ose hapësira tjera që mund të ketë në ndërtesë nuk i përkasin banesës. Ju keni qasje në një dollap të cilin mund ta kyçni dhe për gjërat tuaja personale ju vetë mbani përgjegjësinë. Personeli i Entit për Migracion nuk ka të drejtë të hapë dollapin tuaj deri sa ju akoma banoni aty.

Hapë­sirat e përbash­këta

Në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur dhe të pajtohen me njëri tjetrin ka disa rregulla mbi atë se si duhet të përdorni hapësirat e përbashkëta. Kur të jeni vendosur në banesë ju do të informoheni më hollësisht mbi rregullat që vlejnë për ndërtesën në të cilën banoni.

Për të gjitha banesat vlen që

  • të mbani pastërtinë
  • të mos pini duhan brenda
  • të jeni të kujdesshëm me mobiljet dhe pajisjet
  • nuk keni të drejtë të mbani kafshë shtëpiake.

Siguria

Ta keni parasysh se

  • është rrezik për jetën dhe e ndaluar që ju vetë të ndreqni apo provoni të ndryshoni prizën elektrike
  • duhet të kontaktoni personelin kur diçka të jetë prishur
  • të mos bllokoni derën e hyrjes apo rrugën dalëse në rast se nevojitet evakuim i shpejtë në rast zjarri
  • nuk është çdoherë e lejuar të instaloni antenë parabolë, prandaj pyetni personelin se cilat rregulla vlejnë për banesën tuaj.

Mendo për ambi­entin

Enti për Migracion do që së bashku me ju të kontribuojë në përmirësimin e ambientit. Prandaj duhet të keni parasysh gjërat e mëposhtme:

  • Të jeni të kursyer në përdorim të ujit, rrymës dhe ngrohjes.
  • Të mos i mbani dritaret e hapura kohë të gjatë derisa jashtë të jetë ftohtë (pasi që rryma dhe ngrohja do të harxhohen më shumë).
  • Klasifiko hedhurinat. Hedhurinat dhe bërlloku duhet të hudhen në konteinerë të posaçëm. Personeli i Entit për Migracion apo pronari i ndërtesës do t’u informojë se si duhet të veproni aty ku banoni.

Kur të shpërn­gu­lesh apo ndërron banesë

Personeli i Entit për Migracion do të kontrollojë banimin, mobiljet dhe pajisjet për të parë se çdo gjë është në vend të vetin dhe në gjendje të mirë për persona të tjerë që do të banojnë aty

Ta keni prandaj parasysh që

  • të pastroni banesën para se të shpërnguleni prej aty
  • të merrni gjërat tuaja personale. Nuk u sigurohet se do të gjeni gjërat tuaja që keni lënë aty pasi të jeni shpërngulur nga njësiti pranues i Entit për Migracion. Gjërat e harruara ose të braktisura mund që do të hudhen apo t’i ipen ose dorëzohen policisë si gjëra të gjetura
  • t’ia dorëzoni çelësin e banesës personelit të Entit për Migracion
  • nëse keni nevojë të ndërroni banesën atëherë në të shpeshtën e herave do t’u duhet të udhëtoni me tren ose autobus. Sasia e bagazhit që do të merrni me vete është e kufizuar. Kontakto personelin e Entit për Migracion për informata më të hollësishme mbi bagazhin në rast shpërngulje prej një banese në banesë tjetër të Entit për Migracion.

E drejta për banim mund të ndër­pritet

Enti për Migracion u ofron banesë vetëm gjatë kohës sa jeni azilkërkues. Kur të keni marrë vendim në çështjen tuaj mbi lejeqëndrim atëherë e drejta juaj për banim mund të ndërpritet.

Nëse e fiton lejen e qënd­rimit

Ty, që ke banuar në banesat e Zyrës së Migracionit, të jepet ndihmë nga Zyra e Migracionit për të gjetur një banesë të re kur të fitosh lejen e qëndrimit. Ty të lejohet të banosh në banesën e Zyrës së Migracionit deri sa ta gjejmë një banesë për ty. Nëse e refuzon atë banesë që të ofrohet atëherë nuk ke më të drejtë të banosh në banesën e Zyrës së Migracionit

Lexo më shumë se çfarë ndodh nëse e fiton lejen e përhershme të qëndrimit

Lexo më shumë se çfarë ndodh nëse fiton leje qëndrimi me afat të kufizuar

Last updated: 9 qershor 2020

Was the information on this page helpful to you?