Karta LMA për azilkërkues

LMA-kort för asylsökande – albanska

LMA do të thotë ligji për pranimin e azilkërkuesve. Karta LMA është kartë plastike me fotografin tuaj që dëshmon se ti je azilkërkues.

Bild av LMA-kort

Kur kërkon azil në Suedi ti fotografohesh. Më pastaj e merr një të ashtuquajtur kartë LMA. Karta nuk është letërnjoftim (kartë identiteti) por vetëm një dëshmi se ti je azilkërkues dhe që ke të drejtë qëndrimi në Suedi në pritje të vendimit. Karta është personale dhe e zëvendëson fletën që e ke marrë kur ke bërë kërkesën për azil.

Mbaje gjithmonë me vete kartën LMA

Trego kartën LMA në rast kontakti me autoritetet e vendit. Në disa raste përdoret kart LMA si letërnjoftim për të nxjerrë paketa nga posta, ardhur nga jashtë Suedisë apo edhe letra të siguruara nge Enti i Migracionit. 

Në disa raste ti paguan taksa më të ulëta si pacient nëse e tregon kartën e LMA-s gjatë vizitave në organet shëndetësore. Ti poashtu paguan taksa më të ulëta kur blen ilaçe me recetë nga mjeku, nëse e tregon kartën e LMA-s.

Lexo më shumë rreth shëndetësisë për azilkërkues

Nën foton tuaj në kartën LMA e gjen jë numër e që është mirë ta kesh kur ke kontakt med personelin e Entit për Migracion. Më anë të këtij numri është më lehtë të gjendet lënda e juaj.

Nëse e humb kartën e LMA-s

Nëse karta e juaj e LMA-s të vjedhet ose të humb, ti duhet ta lajmërosh këtë në polici. Atëherë të jepet një raport policor të cilin do e marrësh me vete kur të shkosh në qendrën e pranimit për të porositur një kartë të re të LMA-s.

Kaq ka afat karta e LMA-s

Karta e parë e LMA-s vlen katër muaj. Pastaj ti merr kartën tjetër që vlen gjashtë muaj. Ti nuk ke nevojë të porositësh kartën e re kur të vjetrës i skadon afati. Karta e re të vjen automatikisht në qendrën e pranimit dhe aty mund të marrësh atë.

Ju humbisni të drejtën për ndihmë financiare nëse ju refuzohet aplikimi ose nëse jeni deportuar më parë dhe vendimi ka hyrë tashmë në fuqi, ose kur afati për deportimin me dëshirë ka skaduar. Kjo zbatohet për ju si i rritur që nuk jeton me një fëmijë nën moshën 18 vjeç ose për të cilin jeni kujdestar. 

Ti duhet ta dorëzosh kartën, nëse e merr lejen e qëndrimit apo nëse duhet të largohesh nga Suedia.

Gjje qendrën tuaj të pranimit (në anglisht)

Last updated: 2016-06-01

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.