Kujdesi shëndetsor për azilkërkuesit

Hälso- och sjukvård för asylsökande – albanska

Ju që po kërkoni azil në Suedi keni të drejtën për kujdes shëndetsor dhe dentar akut si dhe për kujdes shëndetsor që nuk pret.

Në Suedi, këshillat e qarqeve dhe rajonet janë përgjegjës për kujdesin shëndetsor. Kjo vlen kudo në të gjithë vendin. Secili këshill qarku apo rajon ka websajtin e tij me informacione mbi kujdesin shëndetsor që ata ofrojnë në spitale dhe qendrat shëndetsore. Ekziston edhe një websajt i përbashkët për të gjithë këshillat e qarqeve dhe rajonet: 1177 Vårdguiden (udhëzuesit e kujdesit shëndetsor).

Tek 1177 udhëzuesit e kujdesit shëndetsor ju mund të gjeni ndër të tjera informacionet e kontaktit dhe oraret e shumë klinikave të kujdesit shëndetsor dhe dentar. Ju mund të telefononi 1177 udhëzuesit e kujdesit shëndetsor në çdo moment të ditës apo natës. Numri i telefonit është 1177. Kur telefononi ju do të flisni me një infermiere e cila do të vlerësojë nevojën tuaj për kujdes shëndetsor, do t'ju japë këshilla dhe do ju drejtojë te klinika e duhur mjekësore nëse është e nevojshme.

Lexoni më shumë mbi www.1177.seexternal link, opens in new window

E drejta për kujdes shëndetsor

Kur ju kërkoni azil në Suedi ju keni të drejtën për kujdes shëndetsor dhe dentar akut si dhe për kujdes shëndetsor që nuk pret. Këshilli i qarkut/rajoni vendos çfarë lloj kujdesi shëndetsor ju mund të merrni. Ju keni edhe të drejtën për kujdesin gjatë lindjes, kujdesin për abortin, këshilla mbi kontraceptimin, kujdesin e maternitetit dhe kujdesin në bazë të ligjit të parandalimit të sëmundjeve infektive.

Azilkërkuesit fëmijë dhe të rinj nën 18 vjeç kanë të njejtat të drejta për kujdes shëndetsor dhe dentar falas ashtu si gjithë fëmijët e tjerë që jetojnë në Suedi.

Kontrolli shëndetsor

Të gjithë azilkërkuesve ju ofrohet një kontroll shëndetsor. Juve do ju kërkohet që t'i nënshtroheni një kontrolli shëndetsor falas sapo të keni aplikuar për azil.

Kontrolli shëndetsor nuk ndikon mbi aplikimin tuaj për azil. Ai është pë ju që të merrni kujdes shëndetsor sa më herët nëse keni nevojë. Gjatë kontrollit shëndetsor ju do të merrni edhe këshilla mbi çështjet e shëndetit, ofertën për një test kontrolli dhe informacione mbi kujdesin shëndetsor në Suedi. Punonjësit e kujdesit shëndetsor nuk punojnë për Bordin e Emigracionit dhe kanë bërë betimin për ruajtjen e sekretit.

Handikap

Me rastin e kontrollimit shëndetësor ke, po ashtu, mundësi të tregosh nëse ti ke, ose mendon se ke një handikap. Kjo do të thotë, se ti ke një paaftësi të funksionosh fizikisht, psikikisht ose nga aspekti i intelektit.

Nëse ti ke një handikap i cili ta bën ty të vështirë të komunikosh, atëherë kur ti kërkon azil, mund të marrësh ndihmë dhe mbështetje për këtë. Të kesh një handikap, nuk është pengesë për të marrë leje qëndrimi.

Nëse ti ke një handikap dhe ti merr leje qëndrimi në Suedi, atëherë ti ke të drejtë për mbështetje që e bën më të lehtë për ty t´i përshtatesh jetës në shoqërinë suedeze.

Kur keni nevojë për kujdes shëndetsor

Nëse sëmureni apo plagoseni, gjëja e parë që duhet bërë është paraqitja në një qendër të kujdesit shëndetsor. Në shumicën e rasteve ju do të telefononi ose do të caktoni një takim përpara se të shkoni në qendrën shëndetsore. Nëpërmjet udhëzuesit të kujdesit shëndetsor 1177 ju mund të gjeni numrat e telefonit të qendrës shëndetsore në zonën ku jetoni. Nëse ju sëmureni rëndë dhe keni nevojë për një ambulancë ju mund të telefononi numrin e urgjencës 112.

Për kujdesin dentar akut ju mund të shkoni te shërbimi kombëtar dentar (Folktandvården) apo te ndonjë dentist tjetër i rekomanduar nga këshilli i qarkut/rajoni.

Shihni për ”Hitta vård” në 1177.se për më shumë informacion. Ky informacion atje është në shumë gjuhë.

Nëse ju nuk flisni suedisht, ju keni të drejtën për një përkthyes gojor kur shkoni te doktori apo dikush tjetër në qendrën e kujdesit shëndetsor apo dentar. Në shumicën e rasteve personeli i qendrës shëndetsore mund të prenotojnë një përkthyes gojor. Thoni që ju keni nevojë për një përkthyes kur prenotoni takimin tuaj me mjekun.

Barnat mjekësore

Në farmaci ju mund të bleni barna të ndryshme mjekësore dhe produkte të tjera për shëndetin. Atje mund të gjeni edhe ilaçin që mjeku ju ka përshkruar.

Transportimi i pacientit

Nëse për shkak të problemeve tuaja shëndetsore ju nuk mund të shkoni vetë në qendrën shëndetsore, ju mund të prenotoni transportimin e pacientit. Ju mund të merrni edhe kompensim për koston e transportit drejt qendrës dhe kthimit nga qendra shëndetsore apo spitali, nëse keni një arsye mjekësore. Personi kurues është ai që gjykon nëse ju keni të drejtën për transportimin e pacientit. Telefononi 1177 Vårdguiden për më shumë informacion mbi këshillin e qarkut/rajonin ku jetoni.

Lexoni më shumë në www.1177.se/Regler-och-rattigheter/Sjukresor/ (në suedisht)external link, opens in new window

Merrni me vete kartën LMA

Kur shkoni në një qendër shëndetsore apo për të marrë barnat mjekësore në farmaci, ju duhet të paraqisni kartën tuaj LMA. Nëse nuk e keni marrë ende kartën LMA, ju duhet të tregoni faturën që vërteton se ju keni kërkuar azil. Në disa raste ju si pacient pagoni më pak po të paraqisni kartën LMA kur shkoni në një qendër shëndetsore. Ju gjithashtu pagoni më pak për barnat e përshkruara nga mjeku kur tregoni kartën tuaj në farmaci.

Pagesat për kujdesin shëndetsor

Këto pagesa janë të vlefshme për azilkërkues që paraqesin kartën e tyre LMA.

Vajtja në një qendër shëndetsore apo spital
  
Takim me mjekun në një qendër shëndetsore 50 korona
Takim me mjekun pas referimit*50 korona
Vizita pas referimit* te një person tjetër të kujdesit shëndetsor përveç mjekut (për shembull infermiere, fizioterapist, këshilltar)25 korona
Kujdes parandalues për fëmijë dhe periudhën para lindjes, kujdesi gjatë shtatzanisë dhe gjatë lindjes 
Kujdes mbrojtës nëse ju keni një sëmundje infektiveFalas

*Referim është komunikimi që mjeku i dërgon një klinike tjetër shëndetsore kur ka është i nevojshëm një vlerësim, ekzaminim apo trajtim special. Referimi përmban informacion mjekësor mbi simptomat tuaja, si ndjeheni dhe sëmundjet e plagët tuaja të mëparshme. Klinika shëndetsore që merr referimin do ju thërrasë për një ekzaminim.

Kujdesi spitalor akut

Pagesat për vizitat akute në spital ndryshojnë për zona të ndryshme të vendit. Ju mund të gjeni pagesat aktuale në websajtin e këshillit të qarkut/rajon ose nëpërmjet 1177 Vårdguiden.

Kujdesi dentar akut
  
Vizita akute në shërbimin dentar kombëtar apo te një dentist tjetër të rekomanduar nga shërbimi dentar 50 korona
Vizita akute te një dentist privat pa aprovimin e shërbimit dentar kombëtarTarifa e dentistit

Barnat mjekësore

Ju pagoni 50 korona për shumicën e barnave mjekësore që merrni me përshkrimin e mjekut. Ndonjëherë përshkruhen edhe barna të cilat kushtojnë më shumë se 50 korona. Shumica e barnave të përshkruara për fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç janë falas.

Transportimi i pacientit

Ju do të pagoni jo më shumë se 40 korona për transportin e pacientit.

Kompensimi nga Bordi i Emigracionit

Ju mund të aplikoni për ndihmë speciale nga Bordi i Emigracionit për harxhimet që ju bëtë kur kishit nevojë për kujdes shëndetsor dhe për barnat mjekësore që ju keni blerë me përshkrimin e mjekut.

Nëse harxhimet tuaja i kalojnë 400 korona

Nëse gjatë 6 muajve ju keni paguar më shumë se 400 korona për takimet me mjekët, transportim pacienti, barna me përshkrim mjeku dhe shërbime të tjera mjekësore (të tilla si fizioterapia), ju mund të aplikoni për ndihmë speciale. Bordi i Emigracionit mund t'ju kompensojë për harxhimet që kalojnë shumën 400 korona. Për të marrë paratë mbrapsht, ju duhet të tregoni faturat që të vërtetoni pagesat për shërbimet (jo tarifat). Në lidhje me recetat për barna mjekësore, ju duhet të dorëzoni detajet e përshkrimit të mjekut dhe pjesën e recetës ku është shkruar emri juaj.

Kujdesi shëndetsor akut dhe barnat mjekësore

Harxhimet për kujdesin shëndetsor akut nuk përfshihen në shumën e 400 koronave të përmendur më sipër, por ju mund të aplikoni për ndihmë speciale për pjesën që kalon shumën 50 korona. I njëjti rregull ndiqet nëqoftëse ju kishit nevojë për kujdes dentar akut për sa kohë që shërbimi dentar kombëtar nuk ishte i hapur apo nuk kish vend kur ju kishit nevojë.

Dërgoni faturën te Bordi i Emigracionit dhe plotësoni një aplikim për ndihmë speciale sa më shpejt të jetë e mundur, pas vizitës së kujdesit akut.

Ju mund të aplikoni edhe për kompensimin për barnat mjekësore të përshkruara nga mjeku të cilat kushtojnë më shumë se 50 korona.

Last updated: 6 prill 2017

Was the information on this page helpful to you?