The Swedish Migration Agency logotype

Mbështetja financiare për azilkërkuesit

Ekonomiskt stöd för asylsökande – albanska

Eshtë e rëndësishme që ju të mbështesni vetveten. Nëse ju nuk fitoni para dhe nuk keni burime të tjera mbështetëse, mund të aplikoni për mbështetje financiare nga Bordi i Emigracionit. Mbështetja financiare përbëhet nga disa komponentë: kompensimi për harxhimet ditore, kompensimi për strehim dhe ndihma për raste speciale.

Kur ju kërkoni azil, duhet t’i tregoni Bordit të Emigracionit se sa para ose burime të tjera financiare keni, Nëse nuk keni burimet tuaja, ju do të merrni një kompensim ditor për të mbuluar harxhimet tuaja ditore.

Nëse gjendja juaj financiare ndryshon, për shembull ju gjeni një punë, duhet t’ja tregoni këtë Bordit të Emigracionit. Mostregimi se ju po fitoni para dhe njëkohësisht po merrni kompensimin për harxhimet ditore është një shkelje kriminale. E drejta e jote për ndihmë ditore ekonomike mund të ndikohet nëse shpërngulesh. Prandaj lajmëroje gjithmonë Zyrën e Migracionit nëse ti e ke një adresë të re. 

Lexoni më shumë se çfarë duhet të bëni kur ju ofrohet një punë ndërkohë që prisni vendimin e azilit

Mëditja (kompensimi ditor)

Mëditja ndryshon për nga madhësia varësisht se a banon në ndjonjërën nga banimet e Zyrës së Migracionit ku hynë ushqimi apo në ndonjë banim ku nuk hyn ushqimi. Madhësia e mëditjes ndikohet po ashtu nëse ti zgjedh të banosh në një banesë private, p. sh. nëse banont tek ndonjë mik apo familjar.

Në banesat ku ushqimi është i përf­shirë, kompen­simi ditor është

  • 24 korona/ditë për të rriturit që jetojnë vetëm
  • 19 korona/ditë për person për të rritur që bashkëpërgjigjen për harxhimet familjare
  • 12 korona/ditë për fëmijët deri/përfshi moshën 17 vjeç.

Në banesat ku ushqimi nuk është i përf­shirë, kompen­simi ditor është

  • 71 korona/ditë për të rriturit që jetojnë vetëm
  • 61 korona/ditë për person për të rritur që bashkëpërgjigjen për harxhimet familjare
  • 37 korona/ditë për fëmijët 0–3 vjeç
  • 43 korona/ditë për fëmijët 4–10 vjeç
  • 50 korona/ditë për fëmijët 11–17 vjeç.

Familjet që kanë më shumë se dy fëmijë do të marrin kompensimin e plotë ditor për dy fëmijët më të rritur dhe gjysmën e kompensimit ditor për fëmijët e tjerë.

Përveç ushqimit, kompensimi ditor duhet të mjaftojë edhe për veshje e këpucë, kujdes shëndetsor e ilaçe, kujdes dentar, artikujt e tualetit, produkte të tjera të konsumit dhe aktivitetet e kohës së lirë.

Kompensimi ditor mund të ulet nëse ju

  • nuk bashkëpunoni që të sqaroni identitetin tuaj
  • pengoni shqyrtimin e kërkesës tuaj për azil duke u fshehur
  • nuk bashkëpunoni për organizimin e udhëtimit të kthimit në vendin tuaj kur ju kanë dhënë një vendim që refuzon kërkesën tuaj apo dëbimin.

Ti mund ta humbësh të drejtën e mëditjes nëse shpërngulesh në një lagje me vështirësi sociale dhe ekonomike. Ti po ashtu mund ta humbësh të drejtën e mëditjes dhe ndihmën e veçantë ekonomike, nëse ti e dekalron një adresë tjetër nga ajo që ti faktikisht banon, për shembul një adres boxit postal.

Lexo më shumë rreth banimit në banesë private dhe kontrollo se nëse adresa në të cilën dëshiron të shpërngulesh mund të ndikoj në të drejtën e kompensimit financiar

E dreja e mbësh­tetjes ekono­mike mund të përfundoj

Ti e humb të drejtën për ndihmë ekonomike kur të aprovohet leja e qëndrimit. Nëse banon në banesë të Zyrës së Migracionit ti e humbë këtë të drejtë si rregull kur ti pranohesh nga një komunë. Nëse ti banon në banesë private e drejta e ndihmës ekonomike të përfundon një muaj pasi që të kesh fituar lejën e qëndrimit.

Ti po ashtu mund të humbësh të drejtën për ndihmë ekonomike nëse ke marr vendim refuzimi apo përjashtimi dhe vendimi ka hyrë në fuqi, ose kur afati kohor për kthim vullnetar të ketë skaduar. Kjo vlen për ty që je i rritur e që nuk banon bashkë me fëmijë nën moshën 18 vjeçare për të cilët e ke kujdestarinë juridike. E drejta e juaj për ndimë ekonomike përfundon po ashtu nëse ti largohesh nga vendi.

Ndihma finan­ciare për rastet speciale

Nëse ju keni një nevojë të madhe për diçka që nuk mbulohet nga kompensimi ditor, ju mund të aplikoni për një ndihmë speciale. Ju duhet të arsyetoni që keni një nevojë të madhe për sendin, produktin apo shërbimin e caktuar për të cilin ju nuk mund të pagoni dot. Kjo mund të jetë për shembull për syze optike, karrocë fëmijësh apo për veshje të ngrohta dimri. Bordi i Emigracionit gjithmonë bën një vlerësim individual të nevojave.

Ju mund të merrni ndihmën speciale për alternativën me çmim më të lirë që nevojitet të plotësojë nevojën tuaj.

E drejta e juaj për ndihmë të posaçme ekonomike mund të ndikohet nëse ti shpërngulesh për banim në një lagje të një komune e cila është shpallur si lagje me vështirësi sociale dhe ekonomike.

Kur ju jeni thirrur të paraqiteni në Bordin e Emigracionit për shembull për të marrë vesh për hetimin e azilit tuaj, për të takuar zyrtarin e administratës së pritjes apo për të marrë pjesë në një aktivitet informativ në grup, ju mund të merrni mbështetje për harxhimet e udhëtimit. Flisni me zyrtarin e administratës që do të takoni për këtë punë.

Formulari i aplikimit për një ndihmë speciale për të rritur është formulari me numër Mot78PDF
Kjo është mënyra për të plotësuar formularin për ndihmën speciale për të rriturit

Formulari i aplikimit për një ndihmë speciale për fëmijët e moshës së vogël është formulari me numër Mot79PDF
Kjo është mënyra për të plotësuar formularin për ndihmën speciale për fëmijët e moshës së vogël

Formulari i aplikimit për një ndihmë speciale për fëmijë dhe rini të ardhur vetëm, numër Mot72PDF

Kompen­simi për banesën

Nëse ju gjeni një punë apo keni një ofertë pune, mund të aplikoni për kompensim për banesën. Kjo bëhet për një punësim me afat më të gjatë se tre muaj dhe kur ju duhet të shkoni në një vend tjetër ku Bordi i Emigracionit nuk ka banesa për të ofruar. Kompensimi për banesën është

  • 850 korona/muaj për familjet
  • 350 korona/muaj për familjet me një person.

Vendimi për kompen­simin përfun­dimtar

Kur Bordi i Emigracionit merr vendimin mbi kompensimin përfundimtar, ju do të lajmëroheni për këtë vendim

  • nëpërmjet një zyrtari administrativ tek enti juaj i pritjes
  • nëpërmjet të ashtuquajturit lajmërim i thjeshtëzuar.

Lajmërim i thjeshtëzuar do të thotë që Bordi Suedez i Emigracionit e dërgon vendimin me postë normale në adresën që ju keni treguar se jetoni. Ditën tjetër ne dërgojmë një letër tjetër në të njejtën adresë duke ju informuar se kemi postuar vendimin. Ne e bëjmë këtë gjë për të minimizuar rrezikun e gabimit. Në këtë mënyrë Bordi i Emigracionit konsideron që ju e keni marrë lajmërimin mbi vendimin (jeni lajmëruar) brenda dy javësh pasi ne e kemi dërguar në adresën tuaj. Më pas ju keni tre javë kohë për të apeluar vendimin.

Nëse adresa që na keni dhënë nuk mund të përdoret dhe ju jeni regjistruar në Suedi, vendimi dhe letra e kontrollit do të postohen në adresën që figuron në të dhënat e regjistrimit.

Gjithashtu, përpiquni që të kontrolloni rregullisht postën tuaj.

Karta bankare

Nëse të është aprovuar e drejta e ndihmës ekonomike nga Zyra e Migracionit atëherë ty të jepet një kartë bankare e cila është e lidhur llogarinë tuaj aty ku futen të hollat.

Lexo më shumë rreth kartës bankare për azilkërkues

Nëse ju doni të apeloni

Nëse ju mendoni se Bordi i Emigracionit ka marrë një vendim të gabuar mbi kompensimin tuaj, ju keni të drejtë të apeloni këtë vendim. Në këtë rast ju duhet të dorëzoni apelin tuaj te Bordi i Emigracionit brenda tre javëve qysh nga dita që keni marrë lajmërimin mbi vendimin. Nëse Bordi i Emigracionit nuk e ndryshon vendimin, apeli juaj do t'i dorëzohet gjyqit administrativ i cii do të shqyrtojë përsëri vendimin. Nëse gjyqi administrativ nuk pranon apelin tuaj, ju mund të apeloni në Gjyqin e Apelimit (kammarrätten).

Lexoni më shumë mbi atë që duhet të bëni nëse doni të apeloni

Nëse keni pyetje mbi kompen­simin tuaj ditor ose pagesa të tjera

Nëse keni pyetje të përgjithshme mbi mbështetjen finaciare për azilkërkuesit ju mund t'i telefononi Bordit të Emigracionit. Por, nëse keni pyetje mbi kompensimin tuaj personal, ju duhet të paraqiteni tek enti pritës. Nëpunësit e Bordit të Emigracionit nuk mund të flasin mbi këtë çështje në telefon për shkak të rregullave mbi sekretin e informacionit. Kur të vizitoni entin tuaj pritës merrni me vete kartën LMA.

Last updated: 28 korrik 2020

Was the information on this page helpful to you?