Kartë banke për azilkërkuesit

Bankkort till asylsökande – albanska

Kompensimin ekonomik të cilin e merr nga Enti i Migracionit depozitohen në një kartë banke.

Ti e merr kartën e bankës nga Enti i Migracionit. Së bashku me kartën, ti, po ashtu, merr dy kode të ndryshme.

Pin kodi dhe fjalë kalimi

Kur Enti i Migracionit ta dorëzon ty kartën e bankës, ti merr një zarf me informacion për kodin e kartës (pinkodin) dhe një zarf me informacion për fjalëkalimin tënd.

  • Pinkodi është kod katërshifror i kartës, të cilin e përdor kur ti paguan ose kur ti i tërheq parat.
  • Fjalëkalimi është një kod katërshifror, të cilin mund ta përdorësh, kur ti dëshiron të kontrollosh saldon tënd përmes internetit, përmes aplikacionit ose përmes telefonit. Ti e kontrollon saldon tënd, duke hyrë me fjalëkalimin tënd në www.kontantkort.icabanken.seexternal link, opens in new window, shkarko aplikacionin ose duke telefonuar 033-47 47 50. Lexo më shumë letrën ku është karta e ngjitur.
  • Mbaj mend, cilin kod të shifrave do të përdorësh për kartën dhe cilin kod të shifrave do të përdorësh për të dhënat saldo. Karta bllokohet nëse ti përdor, tre herë, kod të gabuar. Enti i Migracionit nuk i din kodet e tua.

Kështu e përdor kartën tënde të bankës

Ti, mund të paguash dhe të tërheqësh paratë, me kartën tënde të bankës. Ti, mund të paguash me kartë, në të gjitha shitoret në Suedi, të cilat e pranojnë Maestro. Ti, duhet t´i miratosh të gjitha blerjet dhe të gjitha tërheqjet, me kodin tënd të kartës (pinkodin).

Karta bankare funksion edhe në pika karburanti pa personel. Kur e mbush makinën rezervohen 1 200 kr. Nëse nuk ke kaq shumë para në xhirollogari ti mund ta mbushësh makinën për aq sa ke para në kartë. Kur të përfundoj mbushja heqet rezervimi prej 1 200 kr. pas disa minutash, dhe vetëm shuma për të cilën ke blerë karburante tërhiqet nga karta.

Për të marrë para në dorë, mundesh

  • të tërheqësh paratë në automat të tërheqjes së parave, i cili e ka simbolin Maestro.
  • të tërheqësh paratë në një shitore, me rastin që ti blen me kartën e bankës. Vini re, kjo vlen nëse në shitore kanë para të thata.

Vini re se ti mund të tërheqësh vetëm deri në 2 000 kr përnjëherë në automatet e zakonshme. Ti mund të tërheqësh deri në 5 000 kr përnjëherë në automatet që i përkasin ICA-bank. Automatet e ICA-bankes zakonisht gjenden në dyqanet ICA. Gjithësjet mun të tërheqësh 15 000 kr brenda një periudhe katër ditore.

Kontrollo kohën e vlefshmërisë së kartës

Ti, duhet të kontrollosh kohën e vlefshmërisë së kartës tënde të bankës, që mos të kesh gabimisht një kartë që i skadon afati. Kohën e vlefshmërisë e gjen në anën e përparme të kartës. Aty shkruan muaji dhe viti se kur skadon karta. Një muaj para skadimit të afatit, mund të vish tek ne dhe mund ta ndërrosh kartën tënde.

Kontrollo saldo

Ti mund të kontrollosh saldon tënde në një shitore ICA, në ueb, në aplikacion, ose përmes sekretarisë me përgjigje me zë (vetëshërbim përmes telefonit). Në shitore, ti e përdor kartën tënde të bankës dhe pinkodin tënd. Në ueb, në aplikacion ose përmes sekretarisë me përgjigje me zë, ti duhet të kesh fjalëkalimin tënd dhe numrin e dosjes. Numri i dosjes është numri i cili është i shënuar nën fotografinë tënde, në kartën tënde LMA.

Nëse ti e humb kartën tënde

Nëse ti e humb kartën tënde të bankës, ose nëse ta kanë vjedhur, ti, duhet ta bllokosh atë kartë, sapo ta hetosh se nuk e ke më. Bëj kështu:

  • Telefono ICA-bankën në numër të telefonit 033-47 47 50. Kur të telefonosh, bë të ditur numrin tënd të dosjes, numrin që është nën fotografinë tënde në kartën tënde LMA.
  • Bëj një lajmërim në polici. Ti, mund të telefonosh ose të shkosh në polici, ose e bën lajmërimin përmes www.polisen.se/external link, opens in new window

Me rëndësi të kesh parasysh

Karta është një dokument personal, me vlerë, e cila duhet ruajtur në një mënyrë të sigurt. Ti, ke një përgjegjësi personale, që karta mos të bie në duar të huaja.

  • Mos e ruaj kurrë pinkodin së bashku me kartën tënde të bankës. Mbaj mend kodin dhe shqyeje pastaj njoftimin për kodin.
  • Ti duhet ta kesh me vete kartën, për të regjistruar çdo blerje ose çdo tërheqje parash. Kjo do të thotë, se ti nuk mund të blesh përmes internetit, porosi malli përmes postës, ose në vende të tjera ku nuk mund ta tërheqësh kartën në një lexues. Benzinë mund të blesh, vetëm në stacione me personel.
  • Karta bllokohet automatikisht, nëse ti e shtyp tre herë rresht gabimisht pinkodin. Disa automatë për tërheqje të parave, mund ta mbajnë kartën.
  • Ti, duhet të tërheqësh parat e tua nga karta e bankës dhe ia kthen kartën Entit të Migracionit, kur ti çregjistrohesh nga sistemi i pranimit i Entit të Migracionit.

Informacion për kartën e bankës

Ti, nuk mund të depozitosh para në kartë dhe as nuk merr ndonjë interes për paratë e depozituara.

Enti i Migracionit ka të drejtë të kontrolloj kartën tënde, p.sh. për të parë se a funksionojnë pagesat në kartën tënde.

Nëse dëshiron të dish më shumë

Nëse ti ke pyetje, ti, mund të telefonosh asistentin tënd të njësisë së pranimit, ose shërbimin e klientit të Entit të Migracionit, në telefonin 0771-235 235.

Last updated: 29 maj 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.