Kështu e plotëson formularin

Så här fyller du i formuläret (vuxen) – albanska

  1. Përshkruaje se për çka është aplikimi. Përshkruaj sa më konkret se për çfarë të nevojitet ndihma, dhe për sa të holla ke nevojë për ta blerë atë send apo shërbim.

  2. Përshkruaj se përse ti ke nevojë për sendin apo shërbimin. 

  3. Shkruaj se cilat dokumente i dorëzon bashkë me aplikimin për të dëshmuar se ti ke nevojë për sendin apo shërbimin.

  4. Plotëso nëse ti ke të ardhura në formë të rrogës nga puna apo asistencë nga ndonjë institucion apo organizatë tjetër, si p. sh. pagesë sëmundje, pagesë prindërore, apo shtesa për fëmijë nga Arka e Sigurimit. 

  5. Plotëso nëse ti ke më shumë të holla të gatshme përveç atyre që i merrni nga Enti i Migrimit.

  6. Plotëso nëse ti ke pasuri ekonomike, si p.sh. veturë, mjete bankare në Suedi apo jashtë, firmë personale, aksione apo pasuri jashtë vendit që ti apo prindi tjetër mund t’i shisni për të realizuar të holla të gatshme.

  7. Duke e nënshkruar aplikimin ti vërteton në nderë dhe ndërgjegje se  
    • të dhënat e deklaruara në aplikim janë të sakta
    • ti e kupton se ti duhet të lajmërsoh ndryshimet në ekonominë tuaj të cilat mund të mund të ndikojnë në të drejtën e ndihmës dhe madhësisë së saj.
    • ti je i vetëdishëm se të dhënat e gabuara mund të konsiderohen si vepër penale e mashtrimit e që mund të çoj në denoncim policor.
    • ti e ke kuptuar se çfarë ke nënshkruar

Është shumë e rëndësishme që aplikimi të plotësohet sakt në mënyrë që Enti i Migrimit të sjell vendim pa pasur nevojë që të sjellësh dokumente shtesë. Nëse mungon ndonjë e dhënë atëherë Enti i Migrimit mund të vendos të refuzoj aplikimin pasi që nuk mund të bëhet vlerësimi i nevojës suaj.

Dorëzoje formularin në qendrën tuaj të pranimit ose i’a dërgo me post të njëjtës qendër.

Ti mund t’i gjeshë adresat postale të qendrav të pranimit të Entit për Migrim në:

http://www.migrationsverket.se/Kontakta-oss/Hitta-till-oss/Post--och-faxadresser.html

Last updated: 2 mars 2017

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.