Udhëzime mbi kërkesën për pagë ditore

Instruk­tioner till ansökan om dager­sätt­ning – albanska

Udhëzime për formularin Ansökan om dagersättning (Mot23). Përdor këtë formular nëse je azilkërkues dhe dëshiron të bësh kërkesën për pagë ditore.

1. Të dhënat personale

Plotëso formularin me të dhënat tua personale dhe të dhëna kontaktimi. Në këtë kërkesë duhet të cekësh mbiemrin, emrin, adresën, datëlindjen, gjininë, nënshtetësinë dhe numrin e çështjes te Enti për Migracion.

2. Deklaratë ekonomike

Të ardhura: Plotëso nëse ke të ardhura, si p.sh. pagë mujore nga punësimi ose ndihmë prej ndonjë institucioni ose organizate, si p.sh. të ardhura klasifikuese në rast sëmundjeje, ndihmë për prind ose ndihmë ekonomike për fëmijë nga Arka e Sigurimit (Försäkringskassan).


Para të gatshme: Plotëso nëse ke para të gatshme dhe sa ke.

Burime ekonomike: Plotëso nëse ke burime ekonomike, si p.sh. veturë, mjete bankare në Suedi ose jashtë, ndërmarrje tënden, aksione ose burime tjera jashtë vendit që ti mund t’i shesësh për të fituar para të gatshme.

3. Nënshkruaj kërkesën

  • Me nënshkrim ti vërteton
  • se me ndërgjegje të plotë që të dhënat që ke plotësuar në kërkesë janë korrekte dhe të vërteta.
  • se ti ke kuptuar se je i obliguar të lajmërosh Entin për Migracion në rast se ndodhin ndryshime në të dhënat që ke plotësuar dhe rrethanat tjera që mund të ndikojnë në të drejtën për ndihmë ekonomike si dhe të dhënat tjera si p.sh. adresa.
  • se je i vetëdijshëm që nëse ke plotësuar të dhëna të gabuara kjo mund të merret si krim ndaj të drejtës për ndihmë dhe se kjo mund të çojë deri te denoncimi në polici.
  • se ke kuptuar mirë atë që ke firmosur.

Është me rëndësi që ti të plotësosh drejt formularin, në mënyrë që Enti për Migracion të ketë mundësi të bie vendim pa kërkuar prej teje të dhëna tjera. Nëse ndonjë e dhënë mungon atëherë Enti për Migracion mbase duhet të kërkoj nga ti që të kompletosh kërkesën, gjë që mund të zgjasë kohën për të marrë vendim. Enti për Migracion mund të bie vendim dhe të refuzojë kërkesën tënde nëse enti nuk mund të vlerësojë nevojat tua.

Dorëzo ose dërgo kërkesën tek njësiti pranues i yti.

Adresat postare të njësiteve pranuese të Entit për Migracion (në suedisht)

Last updated: 12 nëntor 2020