Për ty që je azilkërkues dhe dëshiron të mësosh suedisht

Lära sig svenska – albanska

Nëse ti ke leje qëndrimi në Suedi dhe je regjistruar në Gjendjen Civile, atëherë ti ke të drejtë të arsimohesh dhe të ndjekësh suedishten për imigrant, që po ashtu quhet, suedishtja për imigrant (sued. sfi). Por, nëse ti dëshiron ta mësosh suedishten përderisa pret vendimin, ka shumë organizata vullnetare dhe bashkime për veprimtarinë studimore, të cilat ofrojnë mësimin e suedishtes në rrethet studimore.

Rrethe studimi të suedishtes

Ekzistojnë shoqata të ndryshme studimi të cilat ofrojnë rrethe studimi të gjuhës suedeze dhe informacion mbi shoqërinë për azilkërkuesit. Në një rreth studimi mësimi bëhet në grup ku ti e mëson suedishten bashkë me të tjerët. Grupi vet mund ta organizoj mësimin siaps asaj që i përshtatet grupit. Si ti që je në pritje të vendimit për leje qëndrimi ashtu edhe ti që e ke marrë lejen e qëndrimit por që banon në objektin e Zyrës së Migracionit mund të marrësh pjesë. Pjesë marrja është falas. Nëse është e nevojshme, Zyra e Migracionit i paguan shpenzimet e udhëtimit. Nëse ke kërkuar azil në ndonjë shtet tjetër evropian, nëse ke marrë vendim për refuzim apo përjashtim  ose nëse është plotësisht e dukshme se ti nuk mund të marrësh leje qëndrimi në Suedi atëherë ti vet duhet t’i paguash shpenzimet e udhëtimit për në mësim.

Nëse do të marrësh pjesë në një rreth studimi të suedishtes atëherë kontaktoje një shoqatë studimi aty ku banon ti. Për t’u informuar se cilat shoqata studimi në qytetin tënd kanë rrethe studimi të suedishtes, kontaktoje njësinë e pranimit të Zyrës së Migracionit.

Ushtro suedisht me organizata vullnetare

Shumë organizata vullnetare organizojnë lloje të ndryshme të mësimit të suedishtes apo kafe gjuhe (pikë takimi), për azilkërkues. Nëse do të dish se cilat organizata vullnetare mund të ndihmojnë me të ushtruarit e suedishtes, ti mund t’a kontaktosh njësinë e pranimit të Zyrës së Migracionit.

Mësoje suedishten vet

Në internet ka shumë programe për të mësuar vet suedishten. Ti i gjen lidhjet e programeve të ndryshme në www.informationsverige.se. Shumica e programeve kërkojnë të kesh qasje në internet. Të gjitha programet janë falas.

Në faqen Mësimi i suedishtes i gjen të gjitha lidhjet (www.informationsverige.se – në anglisht)external link, opens in new window

Last updated: 24 gusht 2017

Was the information on this page helpful to you?