Shërbimet shëndetësore dhe mjeksore për azilkërkues

Hälso- och sjukvård för asylsökande – albanska

Ti që je azilkërkues në Suedi ke të drejtë në shërbime emergjente mjeksore dhe dentare dhe mjekim për të cilin nuk mund të pritet.

Organet shëndetësore dhe mjeksore në Suedi udhëheqen nga qarku apo rajoni. Këto gjenden në tërë vendin.

Kur sëmuresh apo lëndohesh në radhe të parë duhet t’i drejtohesh një ordinance mjeksore. Zakonisht duhet të pronotosh kohë para vizitës në ordinanc ë. Trego nëse ke nevojë për përkthyes kur të pronotosh kohën. Nëse sëmuresh urgjentisht dhe ke nevojë për ndihmë të shpejt mund të telefonosh në numrin urgjent 112.

Më poshtë gjen informacion se si mund të gjesh atë mjekim për të cilin ke nevojë dhe ku mund të marrësh këshilla dhe informacione.

E drejta për mjekim

Sa je azilkërkues në Suedi ke të drejtë në shërbime emergjente mjeksore dhe dentare dhe mjekim për të cilin nuk mund të pritet. Është qarku/rajoni që vendos për mjekimin që të ofrohet. Ke po ashtu të drejtë në mjekim në rast lindje, aborti, këshilldhënie për mjete preventive, maternitet dhe mjekim sipas ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse (ligj i cili synon pengimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse).

Fëmijët azilkërkues dhe të rinjtë nën 18 vjeç kanë të drejta të njëjta në shërbime mjeksore dhe dentare sikurse të gjithë fëmijët e tjerë në Suedi. Në shumicën e rasteve shërbimet janë falas për fëmijë por dallon nga vendi ku banon. Ilaçet për fëmijë janë falas për fëmijë nëse ke recetë nga mjeku.

Ti ke të drejtë për përkthyes kur takohesh me stafin e mjekësisë. Trego se ke nevojë për përkthyes kur e pronoton kohën.

Kontrollimi shëndetësor

Të gjithë azilkërkuesve u ofrohet një kontrollim shëndetësor. Ti do të marrësh thirrjen për kontrollim falas shëndetësor sa më shpejt pasi që të kesh aplikuar për azil.

Kontrollimi shëndetësor nuk ka ndikim në kërkesën e azilit. Ky është për të mirën tënde për të marrë ndihmë sa më parë nëse ke nevojë për mjekim. Gjatë kontrollimit të jepen këshilla për shëndetin, ke mundësi për analiza dhe informacione për sistemin shëndetësor në Suedi. Stafi mjeksor nuk punon për Zyrën e Migracionit dhe e mban sekretin profesional.

Dhuna fizike dhe dhuna seksuale

Shumë azilkërkues kanë përjetuar dhunë fizike apo ddhunë seksuale në atdhe apo gjatë ikjes për në Suedi. Nga përjetimet e tilla njeriu ndjehet keq fizikisht dhe psiqikisht. Përveç lëndimeve fizike njeriu mund të ndjehet i deprimuar, të ketë ankth dhe vështirësi gjumi. Tregoj stafit mjeksor gjatë kontrollit shëndetësor se çfarë shqetsimesh ke dhe ata të ndihmojnë për mjekim të sakt.

Çdo formë e dhunës dhe e asaj seksuale janë të ndaluara në Suedi. Përgjegjësia i takon gjithmonë atij që të lëndon ty dhe ti asnjëherë nuk mund të dënohesh se ke pësuar dhunë fizike apo seksuale. Kjo vlen pavarësisht lidhjes që ke me personin, pra kjo vlenë edhe për përdhunimet brenda martesës dhe rrahjes së fëmijëve. Kontakoje policinë nëse je viktimë e dhunës.

Synetia për femra

Ne e dimë se synetia femërore aplikohet në shumë pjesë të botës. Kjo është kur dikush bën prerje në organet gjenitale të vajzës apo femrës. Synetia për femra është plotësisht e ndaluar në Suedi dhe konsiderohet si vepër e rëndë penale. Viktima mund të pësoj si lëndime fizike ashtu edhe psiqike. Nëse dikush e ka bërë këtë ndaj teje apo vajzës suaj dhe ti apo ajo keni probleme për shkak të kësaj atëherë ju mund të merrni ndihmë nga organet mjeskore. Fol me stafin gjatë kontrollit shëndetësor apo me ordinancën më të afërt.

Sëmundje ngjitëse seksualisht

Ti ke të drejtë të pajisesh me njohuri se si mund të mbrohesh nga sëmundjet që ngjiten seksualisht dhe si mund të evitosh që të mos i infektosh të tjerët. Shembuj të sëmundjeve që ngjiten seksualisht janë, klamydia, hepatiti, gonoreja dhe hiv-i. Nëse e din se e ke ndonjërën nga këto sëmundje, ti sipas ligjit sueduez je i detyruar ta njoftosh stafin shëndetësor që të mjekohesh dhe të evitosh që të infektosh dikë tjetër. Fol me stafin gjatë kontrollit shëndetësor. Nëse je i pasigurt se a je bartës i ndonjë sëmundje të tillë, mund ta lutësh stafin të bëj analiza.

Mjete preventive dhe materniteti

Në Suedi materniteti dhe mjekimi gjatë lindjes janë falas për azilkërkues. Kjo vlen edhe për shërbimet në rast aborti. Ti ke të drejtë që falas të marrësh këshilla për mjete preventive, në mënyrë që ti vet të zgjedhësh se a do të bëhesh prind. Si vajzat ashtu edhe djemtë kanë të drejtë të informohen se si ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga shtatëzënia.

Ka forma të ndryshhme të mjeteve preventive. Prezervativë mund të blesh në barnatore apo dyqan ushqimi. Nëse dëshiron një formë tjetër të mjeteve preventive, atëherë mjeku apo mamia mund të shkruaj recetë të mjetit që të përshtatet ty më së miri. Mjetet preventive me recetë janë falas për ty që je nën 21 vjeç e në disa pjesë të vendit ti paguan vetëm një shumë të vogël deri në moshën 25 vjeçare.

Nëse ti si femër je shtatëzënë mund të flasësh me stafin shëndetsor kur e bën kontrollin shëndetësor, apo kontaktoje shërbimin e maternitetit në spitalin më të afërt, për të folur rreth kujdesit shëndetësor për të cilin ke nevojë.

Shëndeti jo i mirë psiqik

Është e rëndomtë që njeriu të ndjehet i brengosur rreth të ardhmes së vet kur është në pritje të vendimit të kërkesës së azilit. Shumë azilkërkues ndjehen po ashtu keq për shkak të përjetimeve të veta dhe brengave për familjet e tyre. Një shembull se njeriu ndjehet keq psiqikisht mund të jetë ankthi, pagjumësia ose mërzia dhe pafuqia.

Ti mud të marrësh ndihmë dhe mbështetje nga organet shëndetësore aty ku banon. Fol me stafin mjeksor kur ta bësh kontrollin shëndetësor. Nëse je i brengosur se fëmija i juaj ndjehet keq fol me stafin në ordinancën për fëmijë apo me shkollën e fëmijut.

Aftësi të kufizuara

Gjatë kontrollit shëndetësor e ke rastin të tregosh nëse ke apo dyshon se ke ndonjë aftësi të kufizuar. Pra nëse ke një aftësi të zvogëluar për të funksionuar fizikisht, psiqikisht apo intelektualisht.

Nëse e ke një aftësi të kufizuar që ta vështirëson komunikimin me rastin e aplikimt për azil, ty mund të jepet ndihmë rreth kësaj. Të qenurit me aftësi të kufizuar nuk paraqet ndonjë pengesë për të marrë leje qëndrimi.

Nëse ke aftësi të kufizuara dhe merr leje qëndrimi në Suedi, ti ke të drejtë për mbështetje që ta lehtëson integrimin në shoqërinë suedeze.

Shërbimi dentar

Ti si i rritur ke të drejtë në mjekim emergjent dentar. Është dentisti ai që e vlerëson nëse nevoja e juaj për trajtim është emergjente apo se çfarë lloj terapie mund të jepet. Fëmijët kanë të drejtë si në mjekim emergjent ashtu edhe paranduales tek dentisti. Mjekimi dentar është falas për të gjithë fëmijët në Suedi.

Kur ke nevojë për dentist atëherë shkon tek Shërbimi Popullor Dentar [Folktandvården] apo në një ordinancë tjetër sipas udhëzimit të qarkut/rajonit.

Kontrollimi i syve

Nëse ti dyshon se ke nevojë për syze ti mund të shkosh tek secili okulist që do për të bërë një kontrollim të syve. Nëse ke nevojë për syze okulisti e shkruan një letër që ti e çon në Zyrën e Migracionit për të aplikuar për ndihmë të posaçme financiare për këtë. Është nëpunësi i Zyrës së Migracionit i cili vendos nëse do të jepet ndihma ekonomike për të blerë syze dhe ti duhet të marrësh përgjigje para se t’i porositësh syzet.

IIaçe

Në barnatore mund të blesh lloje të ndryshme të ilaçeve dhe produkteve tjera shëndetësore. Aty i merr edhe ilaçet që mjeku t’i ka shkruar në recetë. Mos harro ta tregosh kartën LMA kur i merr ilaçet me recetë. Sepse ti paguan një tarifë më të ultë për shumicën e ilaçeve që mjeku t’i përshkruan

Më shumë informata për kujdesin shëndetësor

  • Në uebsjatin www.1177.seexternal link, opens in new window ka informacione në shumë gjuhë për sëmundje dhe se si funksionon sistemi shëndetësor në Suedi. Aty mund të gjesh numrat e telefonave të ordinancave mjeksore dhe dentare që veprojnë qytetin ku banon ti.
  • Ti po ashtu mund të telefonosh në Ciceronin Shëndetësor 1177. Aty mund të flasësh me një infermiere që mund të përgjigjet në pyetjet tuaj dhe mund të marrësh këshilla. Infermierja mund ta vlerësoj po ashtu nevojnë tuaj për mjekim dhe të udhëzon për një ordinancë të caktuar nëse është e nevojshme.
  • Nëse ke probleme psiqike ti mund të telefonosh në Linjën për Ndihmë në telefonin 0771-22 00 60. Aty të jepet ndihma psikologjike e rastit përmes telefonit, çdo ditë ora 13-22. Ti mund të jesh anonim.
  • www.rfsu.se/uposexternal link, opens in new window gjenden filma të shkurt informativ për ty që do të dish më shumë për trupin, seksualitetin dhe shëndetin. Filmat janë në shumë gjuhë të ndryshme. Këtu mund të gjesh në mes të tjerash filma për mjete preventive, lindje dhe shtatëzëni.
  • Në uebsajtin www.youmo.se/external link, opens in new window ka informacione për të rinjë dhe shëndetin, relacionet, seksin dhe shumë gjëra tjera në shumë gjuhë.
  • Linja për femrat e rrezikuara ofron ndihmë dhe këshilla për ty që je femër dhe ke pësuar kërcënime, dhunë fizike, psiqike apo seksuale. Numri është 020-505050. Ata gjejnë përkthyes brenda disa minutave. Ti mund të lexosh më shumë në kvinnofridslinjen.se Informacionet janë në shumë gjuhë.
  • Stafi në qendrën tuaj të pranimit apo stafi i banimit mund të ndihmoj të gjesh më shumë informacione për të udhëzuar ty se ku mund të drejtohesh për mjekim adekuat në qytetin ku banon.

Transporti në rast sëmundje

Nëse ti për shkak të sëmundjes nuk ke mundësi që vet të shkosh tek organi shëndetësor, ti mund të pronotosh transport në rast sëmundje. Ty mund të mbulohen shpenzimet e transportit për në ordinancë apo spital, nëse ka arsye shëndetësore. Organi përkatës shëndetësor vlerëson nëse ke të drejtë për transport në rast sëmundje. Telefono në 1177 Ciceroni Shëndetësor për të marrë informacione më të shumta se cilat rregulla vlejnë për qarkun/rajonin ku ti banon.

Lexoni më shumë në www.1177.se/sa-fungerar-varden/sjukresor-och-fardtjanst/sjukresor/ (në suedisht)external link, opens in new window

Merr me vete kartën tuaj të LMA-së

Kur ti e viziton një ordinancë apo i tërheq ilaçet në barnatore, ti duhet ta tregosh kartën tuaj LMA. Nëse nuk ke arritur të marrësh kartën LMA mund të përdorësh dëftesën që ke aplikuar për azil. Në shumë raste ti paguan një tarifë më të ultë kur ti e tregon kartën LMA në ordinanca mjeksore. Ti po ashtu paguan një tarifë më të ultë kur blen ilaçe në barnatore të shkrurara në recetë nga mjeku nëse e tregon këtë kartë. 

Last updated: 17 prill 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.