Pagesat për kujdesin shëndetsor

Avgifter för sjukvård – albanska

Këto pagesa janë të vlefshme për azilkërkues që paraqesin kartën e tyre LMA.

Vajtja në një qendër shëndetsore apo spital

 

 

Takim me mjekun në një qendër shëndetsore

50 korona

Takim me mjekun pas referimit*

50 korona

Vizita pas referimit* te një person tjetër të kujdesit shëndetsor përveç mjekut (për shembull infermiere, fizioterapist, këshilltar)

25 korona

Kujdes parandalues për fëmijë dhe periudhën para lindjes, kujdesi gjatë shtatzanisë dhe gjatë lindjes

 

Kujdes mbrojtës nëse ju keni një sëmundje infektive

Falas

*Referim është komunikimi që mjeku i dërgon një klinike tjetër shëndetsore kur ka është i nevojshëm një vlerësim, ekzaminim apo trajtim special. Referimi përmban informacion mjekësor mbi simptomat tuaja, si ndjeheni dhe sëmundjet e plagët tuaja të mëparshme. Klinika shëndetsore që merr referimin do ju thërrasë për një ekzaminim.

Kujdesi spitalor akut

Pagesat për vizitat akute në spital ndryshojnë për zona të ndryshme të vendit. Ju mund të gjeni pagesat aktuale në websajtin e këshillit të qarkut/rajon ose nëpërmjet 1177 Vårdguiden.

Kujdesi dentar akut
  
Vizita akute në shërbimin dentar kombëtar apo te një dentist tjetër të rekomanduar nga shërbimi dentar 50 korona
Vizita akute te një dentist privat pa aprovimin e shërbimit dentar kombëtarTarifa e dentistit

Barnat mjekësore

Ju pagoni 50 korona për shumicën e barnave mjekësore që merrni me përshkrimin e mjekut. Ndonjëherë përshkruhen edhe barna të cilat kushtojnë më shumë se 50 korona. Shumica e barnave të përshkruara për fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç janë falas.

Transportimi i pacientit

Ju do të pagoni jo më shumë se 40 korona për transportin e pacientit.

Kompensimi nga Bordi i Emigracionit

Ju mund të aplikoni për ndihmë speciale nga Bordi i Emigracionit për harxhimet që ju bëtë kur kishit nevojë për kujdes shëndetsor dhe për barnat mjekësore që ju keni blerë me përshkrimin e mjekut.

Nëse harxhimet tuaja i kalojnë 400 korona

Nëse gjatë 6 muajve ju keni paguar më shumë se 400 korona për takimet me mjekët, transportim pacienti, barna me përshkrim mjeku dhe shërbime të tjera mjekësore (të tilla si fizioterapia), ju mund të aplikoni për ndihmë speciale. Bordi i Emigracionit mund t'ju kompensojë për harxhimet që kalojnë shumën 400 korona. Për të marrë paratë mbrapsht, ju duhet të tregoni faturat që të vërtetoni pagesat për shërbimet (jo tarifat). Në lidhje me recetat për barna mjekësore, ju duhet të dorëzoni detajet e përshkrimit të mjekut dhe pjesën e recetës ku është shkruar emri juaj.

Nëse ti takon një mjek specialist pa pasur udhëzim nga një mjek i ordinancës atëherë ti pagun një tarifë më të lartë. Tarifa nuk të llogaritet në mbrojtjen nga shpenzimet e larta, dmth. Në ato 400 koronat.

Kujdesi shëndetsor akut dhe barnat mjekësore

Harxhimet për kujdesin shëndetsor akut nuk përfshihen në shumën e 400 koronave të përmendur më sipër, por ju mund të aplikoni për ndihmë speciale për pjesën që kalon shumën 50 korona. I njëjti rregull ndiqet nëqoftëse ju kishit nevojë për kujdes dentar akut për sa kohë që shërbimi dentar kombëtar nuk ishte i hapur apo nuk kish vend kur ju kishit nevojë.

Dërgoni faturën te Bordi i Emigracionit dhe plotësoni një aplikim për ndihmë speciale sa më shpejt të jetë e mundur, pas vizitës së kujdesit akut.

Ju mund të aplikoni edhe për kompensimin për barnat mjekësore të përshkruara nga mjeku të cilat kushtojnë më shumë se 50 korona.

Nëse ke marrë refuzim

Nëse e drejta e juaj për ndihmë ekonomike ka përfunduar sespe ti ke marrë vendim refuzimi apo përjashtimi ndaj të cilit nuk mund të bësh ankesë më, ti duhet t’a kthesh kartën LMA dhe ti nuk mund të marrësh të holla për ilaçe dhe vizita mjeksore.

Last updated: 26 shtator 2019

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.