Strehimi

Boende – albanska

Nëse nuk keni ku të qëndroni ndërsa prisni vendimin e lidhur me rastin tuaj të azilit, mund të kërkoni ndihmë nga  Agjencia e Emigracionit. Gjithashtu, ju mund të zgjidhni ta rregulloni vetë strehimin tuaj, për shembull tek të afërmit apo miqtë. Nëse e rregulloni vetë strehimin, duhet të na thoni adresën tuaj që Agjencia e Emigracionit të mund t’ju kontaktojë.

Qëndroni tek Agjencia Suedeze e Emigracionit

Agjencia e Emigracionit ju ofron strehim të përkohshëm ndërsa prisni vendimin në lidhje me kërkesën tuaj. Agjencia e Emigracionit paguan për strehimin nëse nuk keni para.

Ju do të qëndroni aty ku ka vende të lira

Nëse keni nevojë për ndihmën e Agjencisë së Emigracionit për t’u strehuar, ju nuk mund ta zgjidhni vetë vendin e strehimit dhe duhet të jeni të gatshëm të pranoni akomodimin aty ku ka vende të lira. Është e mundur gjithashtu që, ndërsa prisni vendimin në lidhje me kërkesën tuaj, t’ju duhet të zhvendoseni në vende të tjera për t’ia liruar vendin kërkuesve të tjerë.

Ju mund ta ndani dhomën me të tjerë

Vendstrehimet e Agjencisë së Emigracionit janë vetëm për azilkërkuesit. Nëse ju është ofruar strehim, kjo ofertë vlen vetëm për ju. Vendstrehimi shpesh është një aparament i ndarë me të tjerë. Një familje do të ketë gjithmonë dhomën e vet. Personave vetëm mund t’u duhet që të ndajnë dhomën me njerëz të tjerë të së njëjtës gjini.

Nëse, për ndonjë arsye, keni nevojë për strehim të veçantë të përshtatur, atëherë duhet të flisni me qendrën e pritjes. Angazhimi i Agjencisë Suedeze të Emigracionit është që çdokush që banon në vendstrehimet tona duhet të ndihet i sigurt në mjedisin e tij të banimit. Është e rëndësisishme që të gjithë ata që qëndrojnë në vendstrehimet tona të respektojnë dhe të kenë nderim për njëri-tjetrin pavarësisht nga besimi fetar, kultura apo orientimi seksual.

Nëse jeni një person anëtar i LGBT dhe keni nevoja të veçanta në lidhje me strehimin tuaj, flisni sa më parë që të mundeni me nëpunësin e qendrës së pritjes. Ne do të bëjmë atë që mundemi që të gjejmë një zgjidhje e cila të jetë e sigurt dhe e mirë për ju.

Kur përfundon e drejta e strehimit

Ju duhet të largoheni nga vendstrehimi nëse kërkesa juaj është refuzuar apo jeni dëbuar, dhe vendimi ka hyrë në fuqi, apo kur afati për largimin vullnetar ka kaluar. Kjo vlen për ju si një njeri madhor i cili nuk jeton me një fëmijë nën 18 vjeç, kujdestari i të cilit jeni ju.

Strehimet vetjake

Nëse nuk dëshironi të banoni në vendstrehimet e Agjencisë së Emigracionit, ju mund ta gjeni vetë vendstrehimin tuaj. Shumë persona zgjedhin që të qëndrojnë te miqtë apo të afërmit ndërsa presin vendimin për aplikimin e tyre për azil. Nëse zgjidhni që ta rregulloni vetë çështjen e strehimit, ju duhet t’i paguani vetë shpenzimet e strehimit.

Nëse, për ndonjë arsye, nuk mund të qëndroni në vendstrehimin që keni gjetur vetë, ju mund të zhvendoseni në njërin prej vendstrehimeve të Agjencisë së Emigracionit kur ka vende të lira. Kontaktoni me qendrën e pritjes ku jeni regjistruar për të marrë më shumë informacion.

Pavarësisht nëse zgjidhni të qëndroni në vendstrehimet e Agjencisë së Emigracionit apo ta rregulloni vetë çështjen e strehimit, ju duhet të jeni të arritshëm në mënyrë që Agjencia e Emigracionit të mund t’ju kontaktojë. Mbani mend që të njoftoni qendrën e pritjes për adresën tuaj të re në rast se zhvendoseni gjatë periudhës së pritjes.

Nëse mund të qëndroni

Nëse jeni strehuar nga Agjencia e Emigracionit, ju mund të siguroni ndihmë nga Agjencia e Emigracionit për të gjetur një vendstrehim të ri nëse keni marrë lejen e qëndrimit. Ju mund të qëndroni në vendstrehimet e Agjencisë së Emigracionit derisa Agjencia e Emigracionit të ketë gjetur një vendstrehim të ri për ju. Nëse jetoni në vendstrehimin vetjak, ose kërkoni një leje qëndrimi për arsye të punës, ju duhet ta rregulloni vetë strehimin tuaj të ri

Lexoni më tepër se çfarë ndodh nëse merrni një leje qëndrimi të përhershme

Lexoni më tepër se çfarë ndodh nëse merrni një leje qëndrimi të përkohshme

Last updated: 24 gusht 2017

Was the information on this page helpful to you?