Të punosh gjatë kohës si azilant

Arbeta under tiden som asylsökande – albanska

Gjatë kohës që pret trajtimin e lëndës tënde të azilit, në rënd të parë, duhet të mbash vetveten. Këtë mund të bësh me parat tua të kursyera ose duke punuar. Edhe nëse ti nuk ke mundësi të punosh ti mun të bësh praktikë pa pagesë në një ndërmarrje apo organizatë.

Për të pasur të drejtë të punosh gjatë kohës që je azilkërkues, ti duhet të kesh marrë dëshminë, se përjashtohesh nga detyrimi për të pasur leje pune (sued. AT-UND).

Kushti për ty si azilkërkues, që të kesh të drejtë të punosh

Ti je përjashtuar nga detyrimi të kesh leje pune, nëse ti i plotëson këto kushte:

  • Nëse ti i dorëzon dokumentet e pranueshme të identifikimit, ose në ndonjë mënyrë tjetër ti bashkëpunon për të bërë të qartë identitetin tënd.
  • Nëse lënda jote do të shqyrtohet në Suedi.
  • Nëse kërkesa jote ka një bazë të fortë. Ti nuk ke marrë leje pune, nëse ti ke marrë një vendim për dëbim nga vendi dhe kjo gjë duhet të zbatohet menjëherë.

Cili shtet do të shqyrtojë kërkesën tënde të azilit vendoset nga Dispozita e Dublinit (në anglisht)

Informacion për ty që ke marrë një vendim për dëbim nga vendi i cili vendim duhet të zbatohet menjëherë

Nëse ti i plotëson kushtet, ti merr një kartë LMA ku shënohet se ti ke leje pune (sued. AT-UND). Një leje pune (AT-UND) vlen zakonisht derisa të marrësh leje qëndrimi ose derisa të braktisësh vendin. Kontakto njësinë tënde të pranimit, nëse ti nuk je i sigurt, a ke apo nuk ke leje pune (AT-UND). 

Lexo më shumë për kartën LMA

Nëse ti ke leje pune (AT-UND), mund t´i drejtohesh Ndërmjetësisë së punës në komunën tënde ku je duke banuar, për të parë se cilat punë janë shpallur atje si vende të lira pune.  

Në ueb-faqen e Ndërmjetësisë së punës mund t´i gjesh vendet e lira të punës dhe informacion tjetërexternal link, opens in new window

Nëse merr punë gjatë kohës që je azilkërkues

Nëse merr punë gjatë kohës që je azilkërkues duhet t´ia tregosh punëdhënësit dëshminë se përjashtohesh nga detyrimi për të pasur leje pune (sued. AT-UND). Dëshmia është e shënuar në kartën tënde LMA, nën pikën 7.

Punëdhënësi yt duhet të njoftojë atë njësi të pranimit ku je i/e regjistruar se ti ke marr punë. Punëdhënësi duhet, po ashtu, të njoftojë kur punësimi pushon. Njoftimi se ti ke marr punë duhet bërë në një formular të veçantë, të cilin e gjen këtu më poshtë në këtë faqe.

Anmälan om anställning av asylsökande – för arbetsgivare som anställer asylsökande, blankett nummer 152011 (në suedishte)PDF

Nëse ke asistencë ekonomike ti duhet gjithmonë t’i lajmërosh të ardhurat personale tek Zyra e Migrimit. Ti duhet të kontaktosh edhe Administratën Tatimore për të marrë numrin e koordinimit. Numri i koordinimit është për ty që të mungon numri personal dhe ke nevojë për këtë numër për të paguar tatim kur punon. Ti ke nevojë për numër koordinimi edhe për të marrë kompensim në rast sëmundje dhe nuk mund të punosh.

Kontaktoje Adminstratën Tatimore për më shumë informacione (në anglisht)external link, opens in new window

Nëse je nën 18 vjeç

Nëse je 16 vjeç apo më i vjetër, ti duhet të kesh AT-UND për të pasur të drejtë pune në Suedi. Kjo vlen si nëse ke ardhur bashkë me prindërit e ashtu edhe nëse ke ardhur si fëmijë i vetëm.

Ti që nuk i ke mbushur 16 vjeç nuk ke nevojë për AT-UND për praktikë gjatë pushimeve, punë të thjeshta apo punë që bëhen rrallë. Zyra e Migracionit nuk ka nevojë ta miratojë punësimin por prindi (apo nëse ke kujdestar) duhet të japin pëlqimin e vet për të punuar ti.

Ke kujdes se jo vetëm rroga por edhe ndonjë kompensim tjetër si p.sh. dhuratëkarta mund të ndikojnë në të drejtën për ndihmë ekonomika nga Zyra e Migracionit.

Nëse e merr një vendim refuzimi apo përjashtimi

Ti e mban AT-UND-in tënd përderisa ti bashkëpunon për ta lëshuar Suedinë. Nëse ti nuk bashkëpunon për ta lëshuar Suedinë atëherë AT-UND-i ytë nuk vlenë më.

Nëse ti merr refuzim në kërkesën tënde të azilit

Ti që ke punuar një kohë kur ke pritur vendimin, mund te kërkosh leje pune, nëse ti merr refuzim në kërkesën tënde të azilit.

Lexo më shumë se çka kërkohet për të kërkuar leje pune, pasi që ti ke marrë një refuzim të kërkesës së azilit (në anglisht)

Pyetje të rëndomta dhe përgjigje rreth punës për azilkërkues dhe AT-UND-it

Last updated: 22 gusht 2017

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.