Pyetje dhe përgjigje mbi kufizimet në ligjin mbi pranimin e azil kërkuesve (sued. LMA)

Frågor och svar om begränsningar i lagen om mottagande av asylsökande (LMA) – albanska

  • Cila është përmbajtja e ndryshimeve në ligjin mbi pranimin e azilkërkuesve (LMA)?

    Ndryshimet në ligjin mbi pranimin e azilkërkuesve (LMA) bëjnë që ti e humb të drejtën për ndihmë ekonomike nëse e ke marrë vendimin për refuzim apo përjashtim dhe vendimi është pa të drejtë ankese ose nëse afati për kthim vullnetar të ka skaduar. Kjo do të thotë se ti e humb të drejtën në kompenzim të mëditjes dhe të drejtën e banimit në strehimoren e azilit që e paguan Enti i Migracionit.

  • Kush ndikohet nga ndryshimet në LMA?

    Për tu ndikuar nga ndryshimet ligjore ti duhet që

    • të kesh pasur një vendim për refuzim apo përjashtim e që është pa të drejtë ankese më ose ke vendim për refuzim apo përjashtim ku afati për kthim vullnetar ka skaduar
    • të jesh sëpaku 18 vjeçar
    • të mos jesh duke banuar me fëmijë për të cilët e ke kujdestarinë nën moshën 18 vjeçare.
  • A mund t’a rikthej të drejtën për ndihmë ekonomike nëse vendimi i çështjes sime është pa të drejtë ankese më?

    Ti mund të kesh përsëri të drejtë në ndihmë ekonomike nëse Enti i Migracionit apo një gjykatë e miraton një shqyrtim të ri të çështjes tuaj, ose vendos që përkohësisht të pezullohet refuzimi apo përjashtimi i juaj, i ashtuquajturi inhibicion. Kur të kesh marrë një vendim të tillë ti duhet të paraqitesh në Entin e Migracionit dhe të kërkosh sërish ndihmë ekonomike. Për njoftime më të hollësishme kontaktoje Entin e Migracionit.

  • Edhe sa kohë mund të banoj në banesën e Entit të Migracionit?

    Ti mund të banosh në banesën e Entit të Migracionit përderisa vendimi për refuzim apo përjashtim nuk e ka marrë formën e prerë. Nëse e ke vendimin me një afat vullnetar për tu kthyer atëherë ti mund të banosh në banesë derisa afati skadon apo pezullohet.

  • Ku të shkoj nëse nuk më lejohet të banojë më në banesën e Entit të Migracionit?

    Kur ndaj vendimit për refuzim apo përjashtim nuk ka të drejtë ankese më apo nëse afati për kthim vullnetar ka skaduar ti je i obliguar të largohesh nga Suedia. Enti i Migracionit apo policia të ndihmon më gjëra praktike për kthim në shtëpi.

  • Çka ndodh nëse unë refuzoj t’a liroj banesën?

    Nëse ti refuzon t’a lirosh banesën atëherë ti do të largohesh me detyrim sepse ti nuk ke të drejtë më për një vend në banesën e Entit të Migracionit. Refuzimi i lirimit të banesës mund të jetë një veprim penal.

  • Enti i Migracionit e ka pezulluar afatin kohor të kthimit dhe më ka dhënë ndalesë dy vjeçare kthimi. Kur duhet t’a liroj banesën?

    Nëse afati për kthim vullnetar pezullohet ti duhet t’a lirosh banesën menjëherë.

  • Për mua ka vend në banesën e Entit të Migracionit. Ata që punojnë aty më kanë thënë se është okej. A mund pra të vazhdoj të banojë aty?

    Jo, nuk mundesh. Është Enti i Migracionit i cili vendos se kush ka të drejtë për ndihmë dhe rrjedhimisht për të banuar në banesën e Entit të Migracionit.

  • A më ndihmohet me udhëtimin për në shtëpi?

    Nëse ti bashkëpunon Enti i Migracionit mund të ndihmoj me gjëra praktike rreth kthimit në shtëpi. Nëse nuk mund ta paguash rrugën vet atëherë Enti i Migracionit mund të ndihmojë me një biletë për në shtëpi. Nëse çështja e juaj është në polici atëherë policia e ka përgjegjësinë rreth gjërave praktike të kthimit tuaj.

  • Unë nuk kam të drejtë për ndihmë më. A mund t’a përdorë kartën LMA për të vizituar qendrën shëndetësore dhe për të nxjerrë ilaçe për të cilat kërkohet receta?

    Jo, ti duhet të dorëzosh kartën e LMA-s menjëherë pasi që të ndërpritet ndihma.

  • Unë kam nevojë për mjekim dhe ilaçe. A më ndihmohet me të holla për t’i blerë ato?

    Ti ke të drejtë në mjekim dhe ilaçe edhe nëse nuk ke leje të qëndrosh në Suedi nëse mjeku apo dentisti gjykon se ke nevojë për mjekim që nuk pret. Kontako organet shëndetësore nëse ke nevojë për ndihmë apo informata.

    Enti i Migracionit nuk të jep të holla për mjekim apo ilaçe nëse nuk ke të drejtë për ndihmë. Ti poashtu nuk ke të drejtë të përdorësh kartën LMA për të marrë ilaçe apo vizituar nga mjeku me çmime të lira.

    Informata më të hollësishme gjendën në 1177 Ciceroni shëndetësorexternal link, opens in new window

  • Unë jam një fëmijë i ardhur vetëm dhe e kam vendimin për përjashtim pa të drejtë ankese më. Çfarë ndodh kur unë i mbush 18 vjet?

    Nëse e ke një vendim për përjashtim e që nuk ke të drejtë ankohesh më dhe nëse afati për kthim vullnetar të ka skaduar atëherë e drejta për ndihmë të përfundon kur t’i mbushësh 18 vjet dhe ti duhet të largohesh nga Suedia.

  • Unë jam një fëmijë i ardhur vetëm dhe banoj bashkë me një familjar më të moshuar. Familjari im më i moshuar e ka humbur të drejtën e ndihmës. Çfarë ndodh me mua nëse mua nuk më lejohet të banoj bashkë me familjarin tim më të moshuar?

    Nëse ti nuk mund të banosh tek familjari i juaj më i moshuar, qendra sociale në komunën ku ti banon do të ndihmoj me strehim.

  • Fëmija im i mbush 18 vjet edhe tre muaj. Ne e kemi vendimin për refuzim apo përjashtim ndaj të cilit nuk mund të ankohemi më dhe afati për kthim vullnetar ka skaduar. A nuk do të kemi të drejtë në ndihmë më kur fëmija i mbush 18 vjet?

    Jo, ju nuk keni më të drejtë në ndihmë nga dita kur fëmija i mbush 18 vjet.

  • Çfarë ndodh me vendin tim të praktikës nëse unë nuk kam të drejtë më në ndihmë?

    Ti nuk ke të drejtë të bësh prakikë kur e drejta për ndihmë të përfundon.

  • Unë kam AT-UND dhe punoj. A kam të drejtë ta vazhdoj punën nëse unë nuk kam të drejtë më në ndihmë?

    Ti do t’a mabsh AT-UND-in tuaj përderisa bashkëpunon për largim nga shteti. Nëse ti nuk bashkëpunon për largim nga shteti atëherë AT-UND-i i juaj nuk vlenë më.