Pyetje dhe përgjigje për mundësitë e kufizuara për leje qëndrimi

Vanliga frågor och svar om begränsade möjligheter till uppehållstillstånd – albanska

  • Çfarë thotë ligji i përkohshëm?

    Ky është një ligj i përkohshëm që do të thotë se ai/ajo që ka nevojë për mbrojtje, mund të merr vetëm një leje të përkohshme qëndrimi, në vend të lejes së përhershme të qëndrimit. Ti, që vlerësohesh se ke shkaqe të refugjatit, merr një leje qëndrimi prej tri vjetësh. Ti, që vlerësohesh se je nevojtar alternativ mbrojtës, merr një leje qëndrimi prej 13 muajsh. Ribashkimi familjar është i mundur për atë që ka statusin e refugjatit, por i kufizuar për atë që është nevojtar alternativ mbrojtës. Përveç kësaj vlen një detyrim i mbajtjes për atë që dëshiron t´i sjell të afërmit e vet në Suedi. Ligji vlen që nga 20 korriku 2016.

  • Për sa kohë do të marr unë leje qëndrimi?

    Ky është një ligj i përkohshëm që do të thotë se ai/ajo që ka nevojë për mbrojtje, mund të merr vetëm një leje të përkohshme qëndrimi, në vend të lejes së përhershme të qëndrimit. Ti, që vlerësohesh se ke shkaqe të refugjatit, merr një leje qëndrimi prej tri vjetësh. Ti, që vlerësohesh se je nevojtar alternativ mbrojtës, merr një leje qëndrimi prej 13 muajsh. Ribashkimi familjar është i mundur për atë që ka statusin e refugjatit, por i kufizuar për atë që është nevojtar alternativ mbrojtës. Përveç kësaj vlen një detyrim i mbajtjes për atë që dëshiron t´i sjell të afërmit e vet në Suedi. Ligji vlen që nga 20 korriku 2016.

  • Si mund ta di se a do të marr statusin e refugjatit?

    Kjo gjë do të jetë e shënuar në vendimin tënd, nëse ti merr statusin e refugjatit ose si nevojtar alternativ mbrojtës. Bashkë me vendimin, ti po ashtu do të marrësh më shumë informacion, se për sa kohë vlen leja jote e qëndrimit dhe çfarë të drejtash ke ti. Askush nuk mund ta thotë se çfarë statusi do të marrësh, para se Enti i Migracionit të shqyrtoj kërkesën tënde dhe të merr vendim për lejen e qëndrimit.

    Lexo më shumë, se çfarë kërkohet për t´u vlerësuar si refugjat ose si nevojtar alternativ mbrojtës

  • Pse nuk kam marrë unë statusin e refugjatit?

    Enti i Migracionit ka vlerësuar që ti nuk i plotëson kushtet e kërkuara sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

    Lexo më shumë se çfarë kërkohet për t´u vlerësuar si refugjat ose si nevojtar alternativ mbrojtës. external link

  • Cili është dallimi në mes të lejes së përhershme të qëndrimit dhe lejes së përkohshme të qëndrimit?

    Nëse ti merr leje të përhershme qëndrimi, ti ke të drejtë të banosh, të punosh dhe të jetosh në të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët të cilët banojnë në Suedi. Leja e përhershme e qëndrimit vlen për aq kohë sa ti banon në Suedi.

    Një leje e përkohshme e qëndrimit vlen vetëm për 13 muaj ose për tri vjet. Ti ke të njëjtat të drejta të banosh e të punosh në Suedi, por kur lejës së qëndrimit i skadon afati, atëherë Enti i Migracionit do të shqyrtoj shkaqet e tua për të qëndruar edhe më tutje në Suedi.

  • Kush mund të merr leje të përhershme qëndrimi?

    Janë vetëm ata/ato që shqyrtohen sipas ligjit të vjetër si dhe refugjatët e kuotuar, të cilët/të cilat mund të marrin leje të përhershme qëndrimi.

  • Kush do të shqyrtohet sipas ligjit të përkohshëm dhe kush shqyrtohet sipas ligjit të vjetër?

    Janë vetëm fëmijët që vijnë vetëm, të cilët kanë kërkuar azil deri më 24 nëntor 2015 dhe familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç, që kanë kërkuar azil deri më 24 nëntor 2015, e që janë shqyrtuar sipas ligjit të vjetër.

    Fëmijët duhet të jenë nën 18 vjeç, atëherë kur Enti i Migracionit merr vendim, se ata mund të shqyrtohen sipas ligjit të vjetër.

    Të gjithë të tjerët shqyrtohen sipas ligjit të përkohshëm.

  • Unë kërkova azil para 24 nëntorit 2015. Fëmijët e mi janë akoma në atdheun tim. A mund të marrim leje të përhershme qëndrimi si familje me fëmijë?

    Jo, nëse je në Suedi pa fëmijët e tu, kërkesa jote shqyrtohet si i vetëm i rritur. Nëse ti merr leje qëndrimi, atëherë familja jote e afërt, ka mundësi të kërkoj leje qëndrimi, për të ardhur te ti në Suedi, për të njëjtën kohë që vlen leja jote.

  • Unë mora vendimin tim para 20 korrikut 2016. Çfarë vlen për mua?

    Ti që ke marrë vendimin tënd para ose deri më 20 korrik, është shqyrtuar sipas ligjit të vjetër dhe vendimi yt nuk do të ndikohet nga ligji i përkohshëm.

  • Unë kam marrë leje të përkohshme qëndrimi. Çfarë ndodhë kur afati i lejes skadon?

    Kur lejes tënde të përkohshme të qëndrimit i skadon afati, shkaqet e tua të qëndrimit në Suedi shqyrtohen përsëri. Nëse ti edhe më tutje ke nevojë për mbrojtje, ti mund të marrësh një leje të re të përkohshme qëndrimi.

    Nëse ti je i/e punësuar e nga të ardhurat mund të mbash veten, ti mund të marrësh leje të përhershme qëndrimi, atëherë kur afati i lejes së përkohshme të qëndrimit ka skaduar.

  • Çfarë kërkohet që unë të marr leje të përhershme qëndrimi?

    Nëse ti je i/e punësuar e nga të ardhurat mund të mbash veten, ti mund të marrësh leje të përhershme qëndrimi, atëherë kur afati i lejes së përkohshme skadon. Punëdhënësi duhet të ketë njoftuar Entin e Tatimeve për punësimin, deri në muajin vijues, pasi që ti fillove të punosh. Paga, mbrojtja nga sigurimi dhe kushtet e tjera të punësimit, duhet të ndjekin marrëveshjen kolektive suedeze.

    Nëse ti je më i ri/e re se 25 vjeç dhe ti ke një punë nga e cila mund të mbash veten, atëherë ke mundësi vetëm të marrësh leje të përhershme qëndrimi, nëse ti ke kryer gjimnazin ose të ngjashme.

  • Unë kam një leje të përkohshme qëndrimi. A mund të kam kujdes shëndetësor nëse unë sëmurem?

    Po, ti ke të njëjtat të drejta për kujdes shëndetësor si një person me leje të përhershme qëndrimi.

    Lexo më shumë për kujdesin shëndetësor. external link, opens in new window