The Swedish Migration Agency logotype

Pyetje dhe përgjigje të zakonshme në lidhje me ribashkimin familjar dhe të detyrimit të mbajtjes

Vanliga frågor och svar om familjeåterförening och försörjningskrav – albanska

Familja jote ka mundësi të kërkoj leje qëndrimi për t´u shpërngulur tek ti në Suedi, nëse ti

  • ke fituar leje të përhershme qëndrimi, apo
  • ke fituar leje qëndrimi me afat të kufizuar kohor si refugjat apo nevojtar alternativ për mbrojtje dhe njëkohësisht vlerësohesh se ke gjasa të mira të fitosh leje të përhershme qëndrimi.

Kam fituar statusin e refug­jatit

Personat më të afërm të familjes kanë mundësi të bëjnë kërkesën për lejeqëndrim për të jetuar në Suedi për aq kohë sa lejeqëndrimi yt vlen. Në rast të tillë ti mund të kushtëzohesh me kërkesën për të mbajtur familjen nëse familja bën kërkesën tre muaj pasi ty të është miratuar kërkesa për lejeqëndrim. Kërkesa për të mbajtur familjen vlen edhe nëse ti dhe familja keni mundësi të ribashkoheni në ndonjë vend jashtë BE:së ose nëse ju keni hyrë në relacionin familjar rishtas.

Kam fituar statusin person që ka nevojë për mbrojtje për arsye tjera

Personat më të afërm të familjes kanë mundësi të bëjnë kërkesën për lejeqëndrim për të jetuar në Suedi për aq kohë sa lejeqëndrimi yt vlen. Në rast të tillë ti mund të kushtëzohesh me kërkesën për të mbajtur familjen nëse familja bën kërkesën tre muaj pasi ty të është miratuar kërkesa për lejeqëndrim. Kërkesa për të mbajtur familjen vlen edhe nëse ti dhe familja keni mundësi të ribashkoheni në ndonjë vend jashtë BE:së ose nëse ju keni hyrë në relacionin familjar rishtas.

Unë jam nën 18 vjeç dhe kam ardhur në Suedi pa familjen time

Si i mitur që ke ardhur i vetëm në Suedi ti ke mundësi për bashkim familjar nëse ti ke fituar statusin e refugjatit ose person që ka nevojë për mbrojtje për arsye tjera. Prindërit tuaj, si dhe vëllezër e motra të mitura, kanë atëherë mundësi të bëjnë kërkesën për lejeqëndrim për të jetuar me ty në Suedi për aq kohë sa lejeqëndrimi yt vlen.

Si i mitur ti nuk kushtëzohesh me kërkesën për të mbajtur familjen.

Unë kam marrë leje të përhershme qënd­rimi

Familja jote ka mundësi të kërkoj leje qëndrimi për të ardhur e banuar me ty në Suedi. Ti atëherë mund të përfshihesh nga një detyrim i mbajtjes.

Lexo më shumë për ribashkimin familjar dhe për detyrimin e mbajtjes këtu (në anglisht)

Nëse një i afërm i një refugjati të kuotuar kërkon leje qëndrimi, në atë rast vlen detyrimi i mbajtjes, nëse kërkesa bëhet më vonë se tre muaj pasi që i afërmi mori leje qëndrimi në Suedi. Detyrimi i mbajtjes, po ashtu, vlen nëse familja ka mundësi të ribashkohet në një shtet jashtë UE, ose nëse është një lidhje e re.

Nëse ke fituar lejeqëndrim për kohë të kufizuar atëherë vetëm familja më e afërme mund të bëjë kërkesën për të jetuar me ty në Suedi. Familje e afërt konsiderohet burri ose gruaja, bashkëjetuesi ose partneri i regjistruar, si dhe fëmijët tuaj të moshës nën 18 vjeçare. Ti dhe partneri yt duhet ndërkaq t’i keni mbushur 21 vite. Përjashtim nga kërkesa për moshë mund të bëhet nëse ju keni fëmijë të përbashkët. Nëse je i moshës nën 18 vjeçare atëherë prindërit tuaj konisderohen si familje e afërme.

Nëse ti ke marrë leje të përhershme qëndrimi, atëherë edhe të afërmit e tjerë, vetëm në raste të veçantë, kanë të drejtë të kërkojnë leje qëndrimi, për të ardhur e banuar me ty në Suedi.

Lexo më shumë për lejen e qëndrimit, për të afërm të tjerë (në anglisht)

Detyrimi i mbajtjes do të thotë se ti duhet të jesh në gjendje ta mbash veten dhe familjen tënde dhe ju të keni një banesë të madhësisë së mjaftueshme.

Ti mund të lexosh më shumë për detyrimin e mbajtjes dhe të banesës këtu

Enti i Migracionit do të kontrolloj nëse ti mund të mbash veten dhe anëtarët e familjes tënde dhe nëse ke banesë të madhësisë dhe standardit të mjaftueshëm për të banuar në të, atëherë kur të arrin kërkesa. Ju duhet të mund përdorni banesën, atëherë kur të vijnë anëtarët e tu të familjes në Suedi. Nëse ti nuk i plotëson kushtet, atëherë familja jote do të merr refuzim në kërkesën e saj për leje qëndrimi.

Last updated: 2021-01-15

Was the information on this page helpful to you?