Azil – nga kërkesa në vendim

Asyl – från ansökan till beslut – albanska

1

Kërkesa

  • Ti duhet të plotësosh ca formularë me pyetje rreth p.sh. emrit tuaj, shtetësisë, familjes.
  • Ti duhet të dorëzosh pasaportën tuaj dhe dokumente tjera identiteti për të vërtetuar se kush je ti.
  • Zyra e Migracionit të fotografon dhe t’i merr shenjat e gishtërinjve. Shenjat e gishtërinjve përdoren për të shikuar nëse ke kërkuar azil në ndjonjë shtet tjetër të Evropës, apo nëse ke leje apo ndalesë qëndrimi në ndonjë shtet të Evropës.
  • Me ndihmë të një përkthyesi ti do të tregosh se kush je ti, nga je, përse kërkon azil dhe se si ke ardhur në Suedi.
  • Nëse nuk ke të holla, ti mund të kërkosh ndihmë ekonomike. Ti do të njoftohesh rreth kartës bankare, kompensimit ditor dhe ndihmës së veçantë.
  • Ti do të njoftohesh rreth procesit të azilit, cili është hapi i radhës dhe çka duhet të bësh ti. Ti do të njoftohesh poashtu rreth çështjeve praktike, si p.sh. e drejta e juaj për banim, mjekim dhe shkollim të fëmijëve.

2

Përgaditje e intervistës

  • Pasi që të kesh dorëzuar kërkesën, një nëpunës do t’i shikoj të gjitha dokumentet e tuaja, ato që i ke deklaruar dhe rezultatin e treguar nga shenjat e gishtërinjve.
  • Duke u bazuar në informacion me rastin e dorëzimit të kërkesës, nëpunësi mund të vlerësoj sesa shumë lënda e juaj duhet të hetohet. Të gjitha kërkesat marrin kohë të ndryshme për tu hetuar.
  • Nëpunësi e përgaditë lëndën tuaj për hetimin e mëtutjeshëm. P.sh. mund të bëhet fjalë për marrjen e informacioneve nga autoritetet e tjera.
  • Nëse nëpunësi konsideron s eështë e nevojshme, ty do të caktohet një mbrojtës ligjor.
  • Nëse kërkesa e juaj duhet plotësuar, nëpunësi do të kantaktoj ty. Kjo mund të jetë e nevojshme nëse ti p.sh. nuk ke dorëzuar asnjë dokument identiteti në momentin e aplikimit.

3

Pritja e intervistës

  • Zyra e Migracionit ka radhë të gjata të pritjes dhe ti mund të presësh gjatë për të ardhur në intervistë azili. Koha e pritjes mund të dalloj nga personi në person.

4

Thirrja për intervistë azili

  • Kur të vij radha për të ardhur në intervistë të azilit, ti do të marrësh thirrjen përmes postës. Në thirrje shkruan se kur dhe ku do të takohesh me një nëpunës të Zyrës së Migracionit. Është shumë e rëndësishme që ta lajmërosh Zyrën e Migracionit nëse shpërngulesh që ta dimë adresën tuaj kur ta dërgojmë thirrjen.

5

Intervista e azilit

  • Hetuesi fillon me njoftimin se për çka bënë fjalë biseda dhe cilat janë të drejtat dhe obligimet tuaja. Ti je p.sh i obliguar të thuash të vërtetën dhe të mos mbash diçka të fshehur. Hetuesi dhe përkthyesi i nënshtrohen konfidencialitetit profesional.
  • Nëse ke nevojë për një mbrojtës ligjor atëherë mbrojtësi mund të marrë pjesë gjatë intervistës.
  • Me ndihmë të përkthyesit ti do të tregosh se kush je ti, nga je, përse kërkon azil dhe çka mendon ti se mund të ndodh ty nëse detyrohesh të kthehesh në vendin tuaj. Ty do të bëhen pyetje edhe rreth familjes suaj, shëndetit tuaj dhe përgaditjes profesionale.
  • Je ti ai/ajo që e ke përgjegjësinë që t’i tregosh të gjitha arsyet për të kërkuar azil dhe të dorëzosh prova materiale, nëse ke e që do që Zyra e Migracionit t’i shikoj.
  • Hetuesi shkruan protokoll rreth asaj çka thuhet. Nëse ke mbrojtës ligjor atëherë mbrojtësi e miraton protokollin i cili pastaj ruhet bashkë me dokumentet e tjera të cilat i ke dorëzuar.
  • Në fund të intervistës të jepet mundësia të parashtrosh pyetje rreth procesit të azilit apo gjërave tjera që kanë të bëjnë me kontaktin tuaj me Zyrën e Migracionit.

Intervista me fëmijë

Të gjithë fëmijët e kanë të drejtën e fjalës dhe të dëgjohen. Fëmijët që kërkojnë azil bashkë me prindërit e vet kanë të drejtë të takohen me hetuesin në Zyrën e Migracionit. Arsyet e fëmijëve për azil duhet shqyrtuar veçanarisht – një fëmijë mund të ketë arsye tjera azili nga prindërit e vet. Kur hetohen arsyet e fëmijës  për azil, hetuesi i Zyrës së Migracionit, për aq sa është e mundur, duhet ta përshtatë intervistën me moshën, pjekurinë dhe shëndetin e fëmijës. Fëmija ka të drejtë të ketë një të rritur me vete gjatë intervistës. Mund të jetë njëri prindë, kujdestar tjetër apo mbrojtësi ligjor. Fëmijët e ardhur vetëm kanë gjithmonë të drejtë të kenë kujdestarin (tutorin) e vet gjatë intervistës.

6

Vendimi

  • Beslutet grundas på din berättelse och de handlingar som du har lämnat in som stöd för det du har berättat om din identitet och dina asylskäl, samt Migrationsverkets kännedom om situationen i ditt hemland.
  • Pas vendimit ti do të vish në Zyrën e Migracionit ku një nëpunës të tregon nëse ke marrë përgjigje pozitive apo negative, apo nëse ke marrë ndonjë status refugjati dhe se çfarë do të ndodh më vonë.
  • Vendimi është i shkruar në gjuhën suedeze, por ti do të informohesh rreth vendimit gojarisht me ndihmën e një përkthyesi. Ti do të njoftohesh se çfarë vendimi ka marrë Zyra e Migracionit dhe përse mendojmë se ai vendim është i drejtë në rastin tuaj.

Last updated: 2017-07-03

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.