Fëmijët që kërkojnë azi

Barn i asylprocessen – albanska

Të drejtat e fëmijëve gjatë procesit të azilit janë të ndryshme nga të drejtat e të rriturve. Këtu ne kemi mbledhur informacione rreth të drejtave të fëmijëve dhe mundësitë për ndihmë në lidhje me shqyrtimin e çështjes së tyre të azilit, si dhe për çështje praktike.

Suedia ka nënshkruar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo konventë deklaron të drejtat e të gjithë fëmijëve. Këto të drejta janë në fuqi për të gjithë fëmijët që jetojnë në Suedi, qoftë kur janë shtetas suedezë, qoftë kur jetojnë këtu përkohësisht apo kërkojnë azil.

Në Suedi, një person konsiderohet fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Shumica e fëmijëve që kërkojnë azil mbërrijnë këtu me një ose me të dy prindërit. Ka gjithashtu edhe fëmijë që mbërrijnë në Suedi pa prindërit apo kujdestarët; këta të mitur të pashoqëruar kërkojnë ndihmë të veçantë.

Lexoni rreth të drejtave për ndihmë për të miturit e pashoqëruar (në anglisht)

Fëmijët që kërkojnë azil kanë të drejtë të thonë fjalën e tyre

Sipas ligjit suedez, Agjencia e Migracionit duhet të marrë në konsideratë në mënyrë specifike interesin më të mirë të fëmijës. Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të thonë fjalën e tyre dhe të dëgjohen. Arsyet e tyre për të kërkuar azil duhet të shqyrtohen në mënyrë individuale, sepse një fëmijë mund të ketë arsye të tjera të ndryshme nga prindërit për të kërkuar azil. Kur shqyrtohen arsyet e fëmijës për të kërkuar azil, punonjësi i Bordit të Migracionit duhet ta përshtatë shqyrtimin sa më shumë për moshën, shëndetin dhe pjekurinë e fëmijës. Fëmija ka të drejtën të shoqërohet nga një i rritur gjatë shqyrtimit. Ky person mund të jetë një prind apo një kujdestar tjetër ligjor dhe/ose një këshillues publik.

Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të frekuentojnë shkollën dhe parashkollorin

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të njëjtat të drejta për të frekuentuar shkollën dhe parashkollorin si fëmijët e tjerë që jetojnë në Suedi. Komuna ku jetojnë fëmijët është përgjegjëse për t'u mundësuar atyre të shkojnë në shkollë si fëmijët dhe të rinjtë e tjerë në komunë. Kjo aplikohet për parashkollorin, shkollimin e detyruar dhe shkollën e mesme. Që të jenë në gjendje të frekuentojnë shkollën e mesme, të rinjtë që kërkojnë azil duhet t'i fillojnë studimet e tyre përpara se të mbushin 18 vjeç.

Agjencia e Migracionit nuk lejohet që t'i japë komunës informacion rreth fëmijëve që kërkojnë pa miratimin e prindërve. Ju mund t'ia jepni miratimin tuaj Agjencisë së Migracionit, e cila do t'i japë komunës emrin e fëmijës, datën e lindjes, gjuhën, vendin e origjinës dhe numrin e çështjes. Ju mund të kontaktoni gjithashtu komunën dhe t'i bëni të ditur se dëshironi që fëmija të shkojë në shkollë apo parashkollor.

Lexoni më shumë rreth shkollës

Të gjithë fëmijët kanë të drejtën për kujdes shëndetësor

Fëmijët që kërkojnë azil kanë të njëjtat të drejta për kujdes shëndetësor dhe kujdes dentar si edhe fëmijët e tjerë që jetojnë në Suedi. Kujdesi dentar është falas për personat që janë nën moshën 18 vjeç. Në shumicën e komunave ose rajoneve, është falas edhe kujdesi shëndetësor për fëmijë. Kontaktoni me komunën ose rajonin ku jetoni për më shumë informacion.

Më shumë informacion rreth kujdesit shëndetësor në komunën ose rajonin tuaj do të gjeni në faqen www.1177.seexternal link, opens in new window

Lexoni më shumë rreth kujdesit shëndetësor dhe mjekësor për azilkërkuesit

Fëmijët kanë të drejtën të ribashkohen me familjet e tyre

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve, fëmijët kanë të drejtën të jenë me familjen e tyre. Kjo është arsyeja pse autoritetet suedeze bëjnë përpjekje të gjejnë prindërit ose kujdestarët e tjerë të të miturve të pashoqëruar. Kërkimi për të afërmit vazhdon ndërsa Agjencia e Migracionit shqyrton kërkesën për azil të fëmijës. Në radhë të parë, objektivi është që familja të ribashkohet në vendin e tyre të origjinës. Nëse të afërmit e fëmijës janë shëndoshë e mirë në një vend tjetër, ribashkimi mund të kryhet atje. Nëse nuk ka opsione të tjera për t'u ribashkuar diku tjetër, familjes së fëmijës mund t'i jepet leje qëndrimi në Suedi nëse fëmija ka marrë leje qëndrimi në Suedi si refugjat.

Lexoni më shumë rreth asaj që do të ndodhë nëse fëmijës nuk i jepet leje qëndrimi dhe i duhet të kthehet

Më shumë rreth të drejtave të fëmijës

Të gjitha autoritetet suedeze duhet të marrin në konsideratë interesin më të mirë të fëmijës kur marrin vendime dhe ka një numër autoritetesh me mandat të veçantë për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Shërbimet sociale në komunën ku jeton fëmija janë përgjegjëse për t'u kujdesur për fëmijën, nëse prindërit nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë ose nëse prindërit e lëndojnë fëmijën. Ndonjëherë, mund të jetë nevoja për ndihmën e policisë për të marrë nën mbrojtje një fëmijë të abuzuar. Nuk lejohet goditja e fëmijëve apo rreth-prerja (syneti) te vajzat. Gjithashtu nuk lejohet që fëmijët nën 18 vjeç të martohen.

Më shumë informacion

Lexoni më shumë rreth llojit të ndihmës që disponohet për fëmijët e abuzuar apo për fëmijët që kanë zhvillim të dobët në drejtime të tjera (në anglisht)external link, opens in new window

Lexoni më shumë rreth Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (në anglisht)external link, opens in new window

Informacion rreth fëmijëve që kanë mbërritur në Suedi dhe kanë bërë kërkesë për azil (në anglisht)

Këto faqe mund të shërbejnë gjithashtu edhe nëse dëshironi të dini më shumë rreth dhe mënyrës se si mund të bëni kërkesë për azil ose për t'i ndihmuar të rriturit që t'u shpjegojnë fëmijëve procesin e azilit.

Informacion rreth personave që kërkojnë azil të cilët kanë, ose pritet të kenë, fëmijë me një person që jeton në Suedi

Last updated: 19 dhjetor 2017

Was the information on this page helpful to you?