Lëndë Dublini të rritur – nga kërkesa në vendim

Dublinärende vuxen – från ansökan till beslut – albanska

1

Kërkesa

  • Ti duhet të plotësosh ca formularë me pyetje rreth p.sh. emrit tuaj, shtetësisë, familjes. Ti duhet të dorëzosh pasaportën tuaj dhe dokumente tjera identiteti për të vërtetuar se kush je ti.
  • Zyra e Migracionit të fotografon dhe t’i merr shenjat e gishtërinjve. Nëse kontrolli i shenjave të gishtërinjëve tregon se ti ke hyrë pa leje në Evropë, apo ke vizë për ndonjë shtet tjetër të Evropës ose ke kërkuar azil në ndonjë shtet tjetër të Evropës, atëherë kërkesa e juaj do të shqyrtohet sipas marrëveshjes së Dublinit. Kjo do të thotë se Zyra e Migracionit nuk do t’i shqyrtoj arsyet e azlit, por fillimisht do të hetoj se cili shtet e ka përgjegjësinë për shqyrtimin e kërkesës së azilit.
  • Ti do të njoftohesh se kërkesa e juaj do të shqyrtohet sipas marrëveshjes së Dublinit dhe domethënien e saj. Ti do të njoftohesh edhe rreth çështjeve praktike si p.sh. e drejta e juaj për banim, mjekim dhe shkollim të fëmijëve gjatë kohës së pritjes së vendimit.

2

Bisedë rreth kërkesës

  • Me ndihmën e përkthyesit ti do të përgjigjesh në pyetje rreth shëndetit tuaj dhe familjes suaj dhe se si ke ardhur në Suedi.
  • Ty të jepet mundësia të japësh mendimin tuaj rreth asaj që lënda e juaj eventualisht do të shqyrtohet në një shtet tjetër. Kjo bisedë është rasti i vetëm ku ti mund të takosh Zyrën e Migracionit dhe të tregosh se përse ti mendon që kërkesa e juaj duhet të shqyrtohet në Suedi.
  • Nëse ti ke familje në Suedi mund të jetë një arsye që Zyra e Migracionit të vendos që kërkesa e juaj të shqyrtohet në Suedi. Në të njëjtën mënyrë ti mund të kërkosh shqyrtimin e kërkesës suaj në ndonjë shtet tjetër të Evropës nëse ka familje atje.
  • Nëse veq ke leje qëndrimi në një shtet  tjetër të Evropës, kërksa e juaj poashtu mund të shqyrtohet sipas marrëveshjes së Dublinit.

3

Kërkesa për transferim për në shtet tjetër

  • Pas bisedës,  Zyra e Migracionit merr qëndrim nëse ka ndonjë arsye  që bënë që kërkesa e juaj të shqyrtohet në Suedi. Nëse nuk ka arsye të tilla, Zyra e Migracionit i’a dërgon një kërkesë për transferim atij shteti që e ka përgjegjësinë për shqyrtimin e arsyeve tuaja të azilit.

4

Kërkesa pranohet

  • Shteti tjetër e ka një afat të caktuar të përgjigjet nëse e pranon që të marrë përgjegjësinë që të shqyroj kërkesën tuaj të azilit apo jo. Nëse nuk përgjigjet me kohë kjo do të thotë se ai shtet e ka pranuar kërkesën e Zyrës së Migracionit për transferim.
  • Kur një shtet tjetër e pranon përgjegjësinë rreth kërkesës tuaj të azilit kjo do të thotë se të drejtat tuaja si azilkërkues do të përmbushen nga ai shtet.

5

Vendimi për transferim

  • Nëse shteti tjetër e pranon kërkesën atëherë Zyra e Migracionit merr vendim që ti të shkosh në atë shtet që e ka përgjegjësinë për shqyrtimin e kërkesës tuaj të azilit.
  • Ti do të marrësh një ftesë për takim ku Zyra e Migracionit të njofton për vendimin.
  • Vendimi për transferim për një shtet tjetër do të thotë se ti duhet të udhëtosh për atje menjëherë. Ti mund të ankohesh ndaj vendimit brenda tri javësh. Ti mund të kërkosh poashtu që transferimi të pezullohet në pritje të vendimit të gjykatës.

Last updated: 2017-07-07

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.