Nëse keni ose prisni një fëmijë me dikë në Suedi

Om du har eller väntar barn i Sverige – albanska

Nëse keni një fëmijë që është shtetas suedez ose që ka leje për të jetuar në Suedi, në disa raste mund të merrni leje qëndrimi për shkak të lidhjes suaj me fëmijën, pa qenë e nevojshme të largoheni nga Suedia.

Normalisht, një person që dëshiron të jetojë së bashku me një pjesëtar familjeje në Suedi duhet të bëjë kërkesë për leje qëndrimi pranë një ambasade ose konsullate suedeze në vendin e tij/saj të origjinës, ose në një vend tjetër ku ai/ajo ka leje qëndrimi. Leja e qëndrimit duhet të lëshohet përpara se personi të udhëtojë drejt Suedisë.

Lexoni më shumë rreth asaj që kërkohet për të marrë një leje qëndrimi për shkak të lidhjeve të ngushta familjare me dikë në Suedi (në anglisht)

Kërkesa për leje qëndrimi pa u larguar nga Suedia

Nëse keni bërë kërkesë për azil dhe keni ose prisni të keni një fëmijë me dikë që jeton në Suedi, në disa raste mund të merrni një leje qëndrimi pa qenë e nevojshme të largoheni nga Suedia. Kjo aplikohet nëse keni një fëmijë që ka leje qëndrimi në Suedi ose që është shtetas suedez ose nëse prisni fëmijë me një person që është shtetas suedez ose që ka leje qëndrimi të përhershme.

Nëse është e nevojshme të qëndroni në Suedi për të mos u ndarë nga fëmija juaj, ju duhet t'i tregoni Agjencisë së Migracionit rreth situatës suaj familjare. Shkruani një letër që përshkruan situatën me fëmijën tuaj ose me fëmijën që nuk ka lindur ende. Përshkruani se pse nuk mund të ndaheni nga fëmija juaj për të udhëtuar drejt vendit tuaj të origjinës për të aplikuar për leje qëndrimi nga atje dhe përfshini certifikatat që vërtetojnë lidhjen familjare ose shtatzëninë. Plotësoni dhe përfshini gjithashtu edhe formularin "Kërkesë për leje qëndrimi për t'u vendosur në Suedi, numri i formularit 160011".

Ansökan om uppehållstillstånd för bosättning i Sverige, blankett nummer 160011 (në suedisht)PDF

Application for a residence permit to settle in Sweden, form number 161011 (në anglisht)PDF

Ju mund t'i përshkruani Agjencisë së Migracionit situatën tuaj në çdo moment kur ndodheni në Suedi, pavarësisht nëse fëmija ka lindur ose pavarësisht nëse keni paraqitur kërkesë pranë Agjencisë së Migracionit ose Gjykatës së Migracionit.

Lexoni më shumë rreth asaj që duhet të bëni nëse keni marrë një vendim për refuzim hyrjeje ose për dëbim i cili nuk mund të apelohet më, por dëshironi të qëndroni në Suedi për shkak të lidhjes me fëmijën tuaj

Last updated: 19 dhjetor 2017

Was the information on this page helpful to you?