Rregullat e azilit

Asylregler – albanska

Nëse kërkoni mbrojtje në Suedi, duhet ta paraqisni kërkesën tuaj për azil pranë policisë kufitare kur hyni në Suedi ose në njësitë e aplikimit të Agjencisë së Migracionit.

Agjencia Suedeze e Migracionit nek mund ta miratojë një kërkesë për azil që është paraqitur në një ambasadë suedeze. Nëse nuk jeni në gjendje të vini në Suedi për të bërë kërkesë për mbrojtje, mund t'i drejtoheni UNHCR-së.

Rregullorja e Dublinit vendos se në cilin shtet anëtar të BE-së duhet të shqyrtohet kërkesa.

Lexoni më shumë rreth Rregullores së Dublinit (në anglisht)

Azilkërkuesit

Azilkërkues është një person që mbërrin deri në Suedi dhe bën kërkesë për mbrojtje (azil) këtu, por që kërkesa e të cilit nuk është shqyrtuar ende.

Arsyet për t'u dhënë azilkërkuesve leje qëndrimi

Suedia ka nënshkruar Konventën e OKB-së për Statusin e Refugjatëve. Kjo do të thotë, mes të tjerash, se Suedia do ta shqyrtojë individualisht secilën kërkesë për azil.

Shqyrtimi individual përfshin marrjen në konsideratë të identitetit gjinor dhe të orientimit seksual të kërkuesit (që do të thotë, nëse kërkuesi është homoseksual, biseksual apo trans-gjinor).

Suedia do t'i japë leje qëndrimi një personi që është refugjat sipas Konventës së OKB-së, si edhe një personi që ka nevojë për "mbrojtje të përkohshme" sipas rregulloreve të përbashkëta të BE-së.

Refugjati

Sipas Konventës së OKB-së mbi Statusin e Refugjatëve, legjislacionit suedez dhe rregulloreve të BE-së, një person konsiderohet refugjat kur ka arsye të forta për të pasur frikë nga përndjekja për shkak të:

  • racës;
  • kombësisë;
  • bindjeve fetare ose politike;
  • gjinisë;
  • orientimit seksual; ose
  • përkatësisë në një grup të caktuar social.

Përndjekja mund të vijë nga autoritetet e vendit të origjinës së personit. Mund të ndodhë gjithashtu që autoritetet të mos jenë në gjendje ose të mos jenë të gatshme të ofrojnë mbrojtje kundër përndjekjes nga individë apo grupe.

Ai/ajo që vlerësohet si refugjat, merr statusin e refugjatit i cili është një status i njohur ndërkombëtarisht, i bazuar në Konventën për Refugjat të OKB-së dhe rregullat e BE-së.

Ai/ajo që e fiton statusin e refugjatit, normalisht merr leje qëndrimi për tre vite. (Persona të caktuar që kanë kërkuar azil para datës 24 nëntor 2015, mund të marrin leje të përherëshme qëndrimi.)

Personi në nevojë për mbrojtje të përkohshme

Një person që konsiderohet se ka nevojë për mbrojtje të përkohshme është një person që:

  • rrezikohet të dënohet me vdekje;
  • rrezikohet t'i nënshtrohet ndëshkimit trupor, torturës apo trajtimeve ose ndëshkimeve të tjera çnjerëzore ose poshtëruese; ose
  • si civil, është në rrezik serioz lëndimi për shkak të një konflikti të armatosur.

Ai/ajo që vlerësohet si nevojtar altenativ për mbrojtje merr një status alternativ për mbrojtje që bazohet në rregullat e BE-së.

Ai/ajo që e fiton statusin e mbrojtjes, normalisht merr leje qëndrimi për 13 muaj. (Persona të caktuar që kanë kërkuar azil para datës 24 nëntor 2015, mund të marrin leje të përherëshme qëndrimi.)

Mbrojtje tjetër

Në raste të jashtëzakonshme, azilkërkuesve mund t'u jepet leje qëndrimi, edhe nëse nuk kanë nevojë për mbrojtje nga përndjekja. Kjo kërkon rrethana të jashtëzakonshme që lidhen direkt me gjendjen e tyre personale, (për shembull, personat me probleme shumë të rënda shëndetësore ose personat që i janë nënshtruar trafikimit të qenieve njerëzore) që nënkupton se një vendim për t'u refuzuar lejen e qëndrimit do të ishte në konflikt me detyrimet ndërkombëtare të Suedisë.

Përjashtimet nga e drejta e mbrojtjes

Nëse gjatë shqyrtimit të kërkesës tënde rezulton se ke kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit, apo krim tjetër të rëndë, ose përbën një rrezik për sigurinë e shtetit, ti nuk mund të fitosh azil në Suedi. Megjithatë ti mund të marrësh leje të përkohëshme qëndrimi nëse ti nuk mund të kthehesh në vendin tënd për shkak se atje rrezikohesh me vdekje apo persekutime.

Fëmijët që kërkojnë azil

Sipas ligjit suedez, Agjencia e Migracionit duhet të marrë në konsideratë në mënyrë specifike interesin më të mirë të fëmijës. Të gjithë fëmijët që munden dhe dëshirojnë të thonë atë që mendojnë, kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe të dëgjohen. Arsyet e një fëmije për të kërkuar azil duhet të shqyrtohen në mënyrë individuale, sepse mund të ketë arsye të tjera të ndryshme nga prindërit për të kërkuar azil. Kur shqyrtohen arsyet për të kërkuar azil, punonjësi i çështjes duhet ta përshtatë hetimin sa më shumë për moshën, shëndetin dhe pjekurinë e fëmijës. Fëmija ka të drejtën të shoqërohet nga një i rritur gjatë shqyrtimit. Ky person mund të jetë një prind apo një kujdestar tjetër ligjor dhe/ose një këshillues publik.

Lexoni më shumë rreth rregullave në lidhje me fëmijët që kërkojnë azil

Lexoni më shumë

  1. Konventa e OKB-së për Refugjatët (në anglisht)external link, opens in new window
  2. UNHCR (Agjencia e OKB-së për Refugjatët) (në anglisht)external link, opens in new window
  3. Direktiva e BE-së për Kualifikimin për Azil (në anglisht)external link, opens in new window
  4. Ligji për të huajt (në anglisht)external link, opens in new window
  5. Dekreti për të huajt (në anglisht)external link, opens in new window
  6. Rregullorja e Dublinit (në anglisht)external link, opens in new window
  7. Ligji mbi kufizimin e përkohshëm të mundësisë së dhënies së lejes së qëndrimit në Suedi (në suedisht)external link, opens in new window

Last updated: 2017-05-29

Was the information on this page helpful to you?