Si të bëni kërkesë për azil

Så här ansöker du om asyl – albanska

Nëse dëshironi të bëni kërkesë për azil në Suedi duhet të shkoni tek Agjencia e Migracionit për të paraqitur kërkesën tuaj. Përpara se të mbërrini në Suedi nuk është e mundur që të bëni kërkesë për azil.

Nëse takoheni me policinë kufitare kur hyni në Suedi, duhet t'u tregoni se dëshironi të bëni kërkesë për azil. Polici kufitare ka për shembull në pikat e kontrollit të pasaportave në aeroportet ndërkombëtare, në terminalet e trageteve dhe në pikat ku trenat dhe autobusët hyjnë në Suedi. Policia kufitare do t'ju drejtojë disa pyetje dhe më pas do t'ju referojë tek Agjencia e Migracionit, ku do të paraqisni kërkesën tuaj për azil.

Nëse ti veç je në Suedi atëherë ti vet duhet ta kontaktosh Zyrën e Migracionit. Ti mund të aplikosh për azil në ndonjërën nga qendrat e aplikimit në Boden, Flen, Gävle, Göteborg, Malmö, Stockholm. Fëmijët e ardhur vetëm mund të aplikojnë edhe në Norrköping.

Ku mund t'i gjeni njësitë e Agjencisë së Migracionit për kërkesat për azil (në anglisht)

Agjencia e Migracionit do ta regjistrojë kërkesën tuaj

Kur bëni kërkesë për azil duhet të përshkruani se kush jeni, pse dëshironi të bëni kërkesë për azil dhe si keni udhëtuar deri në Suedi.

Ti duhet të tregosh se kush je ti

Nëse keni pasaportë apo dokumente të tjera identifikimi duhet t'i paraqisni për të vërtetuar identitetin tuaj: emrin tuaj, ku keni lindur dhe shtetas i cilit vend jeni. Është e rëndësishme që ju të tregoni identitetin tuaj në mënyrë që Agjencia e Migracionit të jenë të gjendje të marrë vendimin e duhur.

Nëse nuk jeni në gjendje të paraqisni dokumente identifikimi duhet të përpiqeni të vërtetoni në ndonjë mënyrë tjetër se kush jeni. Këtë mund ta bëni për shembull me certifikatën tuaj të lindjes, certifikatën familjare ose dokumentet e ushtrisë, ose me certifikatën e martesës. Të tilla dokumente nuk e vërtetojnë individualisht identitetin tuaj, por ndonjëherë disa dokumente bashkë pranohen si provë e identitetit tuaj.

Lexo më shumë se përse duhet të tregosh se kush je ti

Agjencia e Migracionit do t'ju regjistrojë si azilkërkues duke përdorur emrin dhe informacione të tjera që jepen në dokumentet tuaja të identifikimit. Kjo mund të nënkuptojë për shembull se personat trans-gjinorë regjistrohen me emrin dhe gjininë që u është caktuar në lindje. Fatkeqësisht, ligji suedez nuk na lejon t'ju regjistrojmë me një emër tjetër, por nëse dëshironi të përdorni një emër tjetër ose përemër tjetër personal, ne do ta shënojmë këtë. Është gjithashtu ide e mirë nëse na tregoni në këtë fazë nëse keni arsye të veçanta që të dëshironi një përkthyes, avokat apo hetues të një gjinie të caktuar, ose nëse nuk dëshironi që të ndani dhomën me azilkërkues të tjerë të një gjinie të caktuar.

Ju do të fotografoheni dhe do t'ju merren shenjat e gishtave

Kur bëni kërkesë për azil do të fotografoheni dhe do t'ju merren shenjat e gishtave. Fotografia juaj do të shtohet në regjistrin e Agjencisë së Migracionit dhe do të përdoret në kartën e Azilkërkuesit (karta LMA) të cilën do ta merrni si provë se jeni azilkërkues. Fëmijëve nën gjashtë vjeç nuk është e nevojshme që t'u merren shenjat e gishtave.

Shenjat e gishtave përdoren për të kontrolluar nëse keni bërë kërkesë për azil në ndonjë vend tjetër Schengen dhe nëse keni leje qëndrimi apo ndalimi në ndonjë vend Schengen. Nëse shenjat e gishtave tregojnë se jeni regjistruar në një vend tjetër gjatë rrugës për në Suedi, ose nëse keni bërë kërkesë tashmë për azil në një vend tjetër, Agjencia e Migracionit do të përcaktojë se cili vend duhet ta shqyrtojë kërkesën tuaj për azil. Për të përcaktuar këtë, do të aplikohet Rregullorja e Dublinit e BE-së.

Nuk kryhet kontrolli i shenjave të gishtave për fëmijët nën moshën 14 vjeçare.

Lexoni më shumë rreth Rregullores së Dublinit (në anglisht)

Intervista e kërkesës

Pasi të jeni fotografuar dhe t'ju jenë marrë shenjat e gishtave, do të takoheni me një hetues. Me ndihmën e një përkthyesi do të përshkruani se kush jeni, pse jeni larguar nga vendi juaj dhe si keni udhëtuar deri në Suedi. Do të pyeteni gjithashtu rreth familjes suaj dhe rreth shëndetit tuaj.

Nëse keni ndonjë aftësi të kufizuar funksionale, që do të thotë se keni aftësi të kufizuara në funksionimin fizik, mendor ose intelektual, duhet t'i tregoni Agjencisë së Migracionit për këtë. Nëse aftësia e kufizuar funksionale e bën të vështirë komunikimin tuaj me Agjencinë e Migracionit kur bëni kërkesë për azil, keni të drejtën të merrni ndihmë. Ju keni gjithashtu të drejtën për akomodim të përshtatur për nevojat tuaja.

Do t'ju jepet informacion rreth procesit të azilit – cili është hapi i radhës dhe çfarë duhet të bëni. Gjithashtu do të merrni informacion rreth çështjeve praktike të tilla si e drejta juaj për akomodim, ndihmë financiare, kujdes shëndetësor dhe arsim për fëmijët tuaj.

Ju duhet të përpiqeni fillimisht të mbani veten tuaj financiarisht ndërsa prisni vendimin. Nëse nuk fitoni para dhe nuk keni asete të tjera, mund të bëni kërkesë për ndihmë financiare nga Agjencia e Migracionit.

Më vonë do të merrni fletë-thirrje për në një hetim për azilin në të cilin ju na tregoni më shumë se pse u larguat nga vendi dhe çfarë mendoni se do t'ju ndodhte nëse do t'ju duhej të ktheheshit.

Kërkesat që duken qartësisht se janë të pajustifikuara

Nëse është e qartë se nuk ka arsye për t'ju dhënë azil, hetuesi do të shpjegojë se Agjencia e Migracionit nuk konsideron se keni arsye për azil dhe se do të lëshohet për ju një vendim brenda pak javësh. Nëse nuk keni asnjë arsye të vlefshme për azil ju do të merrni një vendim për refuzim hyrjeje me efekt të menjëhershëm.

Lexoni më shumë se çfarë do të thotë të merrni vendim për refuzimin e hyrjes me efekt të menjëhershëm

Pasi keni paraqitur kërkesën

Një hetues do të shqyrtojë të gjitha dokumentet tuaja, çfarë i keni thënë Agjencisë së Migracionit dhe se çfarë kanë treguar shenjat e gishtave. Hetuesi do të vendosë, në bazë të informacionit që keni dhënë, nivelin e hetimit që nevojitet për rastin tuaj. Të gjitha kërkesat janë të ndryshme, prandaj kërkojnë sasi të ndryshme hetimi.

Hetuesi do të përgatisë kërkesën tuaj për vazhdimin e hetimit. Kjo mund të përfshijë të tilla gjëra si marrjen e informacionit nga agjencitë e tjera qeveritare. Nëse është e nevojshme që të bëni shtesa në kërkesën tuaj, hetuesi do t'ju kontaktojë. Këto shtesa mund të nevojiten, për shembull, nëse nuk keni dhënë dokumente identifikimi me kërkesën tuaj.

Në pritje të hetimit të azilit

Nëse kërkesa e jote do të shqyrtohet në Suedi ti mund të qëndrosh këtu në pritje që Zyra e Migracionit të vendos se a ke të drejtë për leje qëndrimi.

Mund të marrë shumë kohë derisa të ftohesh në intervistë azili. Aty do të tregosh më shumë se përse kërkon azil në Suedi, çfarë të ka ndodhur dhe çfarë mendon se do të ndodh nëse duhet të kthehesh në vendin tënd. Koha e pritjes mund të dalloj nga personi në person.

Ti mund të ftohesh në disa takime para se të marrësh përgjigje. Mos mungo në takimet që të fton Zyra e Migracionit. Kemi mungesë të kohës andaj ti mund të presësh edhe më gjatë për përgjigjen tënde nëse detyrohemi të ricaktojmë kohë të re.

Lexo më shumë rreth pritjes së hetimit të azilit  (në anglisht)

Lajmëroje adresën

Nëse ti shpërngulesh, duhet ta lajmërosh adresën e re tek Zyra e Migracionit në mënyrë që të ftojmë në intervistë apo takime tjera. Lexoje postën tënde rregullisht në mënyrë që të mos humbasësh ndonjë informacion nga Zyra e Migracionit.

Vazhdimi i lejes

Nëse ke leje të përkohëshme qëndrimi dhe ti dëshiron të ngelësh në Suedi ti duhet të aplikosh për vazhdim para se të skadoj leja. Ty mund të vazhdohet leja e qëndrimit nëse akoma ke nevojë për mbrojtje. Ti mund të marrësh leje qëndrimi po ashtu nëse ke arsye tjera për t’u ndalur në Suedi.

Lexo më shumë se si të veprosh për t’a vazhduar lejen e qëndrimit (në anglisht)

Last updated: 2 tetor 2017

Was the information on this page helpful to you?