Trego kush je ti

Berätta vem du är – albanska

Për të qenë në gjendje Enti i Migracionit të vlerësoj nëse ti ke të drejtën e azilit, duhet të tregosh se kush je ti dhe nga vjen. Ti duhet të qartësosh identitetin tënd, duke dorëzuar dokumente identifikimi dhe duke deklaruar të dhëna të besueshme.

Mënyra më e mirë për të treguar se kush je dhe se nga vjen ti është të dorëzosh pasaportën dhe kartën e identitetit/letërnjoftimin nga atdheu yt. Pasaporta jote ose karta e identitetit duhet të jetë e lëshuar nga organet përkatëse në atdheun tënd dhe ato duhet të jenë të pajisura me fotografinë tënde. Një dokument identifikimi duhet të tregoj emrin tënd, shtetësinë tënde dhe datën kur ke lindur. Ti duhet t´i dorëzosh dokumentet tua të identifikimit, atëherë kur ti kërkon azil.

Nëse ti nuk ke pasaportë ose kartë të identitetit

Nëse ti nuk e dorëzon pasaportën ose kartën e identitetit, atëherë kur ti kërkon azil, ne do të japim detyrë që të pajisesh me dokumente identifikimi. Në këtë detyrë shkruajmë, se cilat dokumente ne dëshirojmë që t´i dorëzosh dhe sa ke kohë për të bërë një gjë të këtillë.

Nëse ke dokumente të tjera, p.sh. patentë shoferi, certifikatë lindje, certifikatë shtetësie ose librezë ushtrie, ti duhet t´i dorëzosh ato. Dokumentet e këtilla nuk munden veç e veç të vërtetojnë se kush je ti, por disa dokumente të këtilla, bashkë me rrëfimin tënd rreth prejardhjes dhe atdheut tënd, të ndihmojnë ta bëjnë të besueshëm identitetin tënd.

Nëse ti bashkëpunon për të qartësuar identitetin tënd, ti ke mundësi të punosh gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës tënde të azilit. Ti atëherë përjashtohesh nga detyrimi të kesh leje pune (sued. AT-UND).

Të punosh gjatë kohës si azilant

Është përgjegjësia jote të pajisesh me dokumente të cilat tregojnë identitetin tënd. Nëse ti ke vështirësi të sigurosh dokumente të identifikimit, ti duhet t´i tregosh Entit të Migracionit, se je munduar t´i sigurosh ato. Nëse ti nuk mund të tregosh se je munduar të sigurosh dokumente të cilat tregojnë se kush je ti, Enti i Migracionit mund të ulë pagën tënde ditore.

Lexo më shumë, për pagën ditore dhe për mbështetjen ekonomike

Nëse ti nuk mund të qartësosh identitetin tënd

Është e mundur të marrësh azil në Suedi edhe pse nuk e ke qartësuar identitetin tënd. Mund të mjaftoj që ti të dorëzosh të dhëna të besueshme se kush je ti dhe nga vjen.

Por, nëse ti nuk ke një pasaportë ose kartë të identitetit nga atdheu yt, ti në atë rast do të presësh një kohë më të gjatë për t´u bërë shtetas suedez, pasi që kërkesat janë më të mëdha që ti të vërtetosh identitetin tënd, atëherë kur ti bën kërkesë për shtetësinë suedeze.

Lexo më shumë për të vërtetuar identitetin tënd, me rastin e kërkesës për shtetësi suedeze (në anglisht)

Është e kundërligjshme të japësh të dhëna të gabuara për identitetin tënd. Nëse del në pah se ti ke dorëzuar dokumente të falsifikuara të identifikimit ose ke deklaruar të dhëna të gabuara rreth identitetit tënd, Enti i Migracionit mund të anuloj lejen e qëndrimit dhe mund të vendosë për të dëbuar nga Suedia.

Last updated: 22 shkurt 2017

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.