Ish azil kërkuesit të cilët kanë marrë punë dhe dëshirojnë të kërkojnë leje pune

Asylsökande som har fått arbete och vill ansöka om arbetstillstånd – albanska

Nëse ti ke marrë refuzim në kërkesën tënde të azilit dhe ke marrë një vendim për dëbim ose për largim nga shteti, vendim ky i cili është bërë i vlefshëm (është bërë i plotfuqishëm), ti mundesh, në disa raste, të kërkosh leje pune, pa e braktisë Suedinë. Kjo vlen edhe për ty që të është shqyrtuar për herë të parë lënda jote e azilit dhe tashmë ke një vendim në një çështje tjetër, për dëbim ose për largim nga shteti.

Nëse dëshiron të punosh gjatë kohës që je azil kërkues, ti duhet të kesh AT-UND, çka do të thotë, se ti je i përjashtuar nga kërkesa të kesh leje pune. Nëse ti ke marrë refuzim në kërkesën tënde për azil, por ke një ofertë të vazhdosh punën, në disa raste, mund të kërkosh leje pune dhe në këtë mënyrë të qëndrosh në Suedi dhe të vazhdosh të punosh.

Lexo se çka kërkohet për të marrë AT-UND

Kusht për leje pune për ty që ke marrë refuzim në kërkesën tënde për azil

Për të marrë leje pune duhet

  • Që kërkesa jote për leje pune t´i ketë arritur Entit të Migracionit, deri në dy javë (14 ditë) pasi që vendimi për kërkesën tënde të azilit të hyn në fuqi (është bërë i plotfuqishëm)
  • Që ti të kesh një pasaportë të vlefshme
  • Që ti ke pasur AT-UND gjatë kohës që ke qenë azil kërkues
  • Që ti ke qenë i punësuar katër muajt e fundit
  • Që ti ke një ofertë për punë tek i njëjti punëdhënës, së paku edhe dymbëdhjetë muaj të tjerë
  • Që kushti për punësim në ofertën tënde për punësim duhet të jetë, së paku në nivel të marrëveshjes suedeze kolektive ose çka është e zakonshme në atë lëmi ose në atë profesion në Suedi. Në kushtin për punësim përfshihen përveç pagës edhe sigurimi shëndetësor, sigurimi i jetës, sigurimi i sigurisë në rast lëndimi në punë si dhe sigurim të pensionit të punës. Kushtet duhet të jenë plotësuar, gjatë katër muajve të fundit të punësimit tënd
  • Që ti që punon orar të pjesshëm pune ke punuar në ato përmasa që detyra me orar të pjesshëm i përgjigjet edhe paga sipas marrëveshjes kolektive të profesionit tënd si dhe paga duhet të arrij, së paku 13 000 korona në muaj bruto. Kushtet vlejnë për katër muajt e kaluar.

Vendimi fillon të vlen (bëhet i plotfuqishëm) nëse

  • Ti ke pranuar dhe ke nënshkruar/firmosur dhënien e pëlqimit  
  • Kanë kaluat tri javë nga dita që je njoftuar me vendimin e Entit të Migracionit, me kusht që ti nuk ke bërë ankesë ndaj atij vendimi  
  • Kanë kaluar tri javë nga dita kur je njoftuar me vendimin e Gjykatës së Migracionit dhe ti ke zgjedhë të mos bësh ankesë në Gjykatën e Lartë të Migracionit
  • Gjykata e Lartë e Migracionit nuk jep leje për shqyrtim.

Për të marrë leje pune, duhet t´i plotësosh kushtet për leje pune, për një punë. Ti nuk mund të kesh dy a më shumë punë që ato së bashku t´i plotësojnë kushtet.

Nëse pasaportës tënde së shpejti i skadon afati, ti duhet të vazhdosh atë, pasi që ti nuk mund të marrësh lejen, për një kohë më të gjatë se sa vlen pasaporta jote.

Nëse Enti i Migracionit e ka marrë pasaportën tënde gjatë procesit të azilit dhe nëse e kemi akoma atë tek ne, në atë rast ti nuk ke nevojë të dërgosh një kopje të pasaportës, bashkë me kërkesën tënde.  

Lexo më shumë se cilat kushte i shtrohen punëdhënësit tënd nën rubrikën Për punëdhënësit (në anglisht)

Nëse ti nuk i plotëson kushtet

Për të marrë ti leje pune, për derisa ti je në Suedi, duhet të plotësohen të gjitha kushtet e lartë shënuara. Përndryshe, ti duhet të lësh Suedinë dhe të dorëzosh kërkesën dhe të presësh vendimin në atdheun tënd, ose në ndonjë vend tjetër, ku ke leje banimi.

Lexo më shumë se si duhet të bësh, nën Kështu e bën ti kërkesën (në anglisht)

Me rëndësi për sigurimin

Ti ke nevojë për një sigurim i cili mbulon shpenzimet që mund të ndodhin me rastin e sëmundjes dhe në rast aksidenti, kur ti banon në Suedi. Nëse ti je i/e regjistruar në Gjendjen Civile, atëherë ti përfshihesh nga sigurimi social i Suedisë. Nëse ti nuk je i/e regjistruar në Gjendjen Civile, është me rëndësi që ti të kesh një sigurim tëndin shëndetësor.

Për t´u regjistruar në Gjendjen Civile, zakonisht kërkohet të kesh marrë, së paku një vit leje qëndrimi në Suedi dhe ti planifikon të banosh këtu një vit apo më gjatë.

Lexo më shumë për Gjendjen Civile në uebfaqen e Entit të Tatimeve (sued. Skatteverket)external link, opens in new window

Leje për familjen tënde

Familja jote mund të merr leje për të njëjtën kohë që ke ti. Si familje llogariten

  • Bashkëjetuesi yt, burri/gruaja ose partneri i regjistruar
  • Fëmijët e tu ose të partnerit tënd, të pa martuar dhe nën 18 vjeç.

Kështu bën kërkesë familja jote

Nëse është edhe familja jote azil kërkuese në Suedi, ata duhet të kenë marrë refuzim në kërkesën e tyre për azil, i cili ka hyrë në fuqi (është bërë i plotfuqishëm), për të mund dorëzuar një kërkesë në Suedi, pa e lëshuar shtetin. Kërkesa duhet të dorëzohet brenda dy javësh, nga data kur vendim ka hyrë në fuqi (është bërë i plotfuqishëm).

Nëse ju kërkoni së bashku, ti atëherë kërkon për familjen tënde, në kërkesën tënde, përmes uebit/internetit.

Nëse ata do të kërkojnë më vonë nga ti, ata mund të bëjnë një kërkesë të tyre përmes uebit (në anglisht)

Kështu e bën kërkesën për leje pune

1

Punëdhënësi nis procesin e kërkesës

Punëdhënësi yt ose mandatari në Suedi, nis procesin e kërkesës për leje pune, duke krijuar një ofertë për punësim. Punëdhënësi yt ka nevojë për të dhënat e emrit tënd, datëlindjes, shtetësisë, shkollimit tënd si dhe e-post adresën.  

Është me rëndësi që ti të kesh mundësi të përdorimit të e-post adresës, të cilën ti ia jep punëdhënësit tënd, deri sa të marrësh vendimin në lidhje me kërkesën tënde. Enti i Migracionit do të   përdor e-post adresën, për të komunikuar me ty, gjatë kohës që ti kërkon leje pune.

Informacion për punëdhënësin (në anglisht)

2

Ti e merr një e-mail

Kur punëdhënësi ka krijuar ofertën për punësim, ti merr një e-mail me informacionin se si duhet të bësh, për të kërkuar lejen e punës.

Në kërkesë, ti i plotëson të dhënat për veten tënde. Nëse ti ke familje të cilët, po ashtu, kanë nevojë për leje qëndrimi, ti kërkon njëkohësisht leje për ata. Ti, po ashtu, duhet të kontrollosh që të dhënat e kushteve të punësimit në ofertën për punësim, përputhen me atë që keni rënë dakord ti dhe punëdhënësi yt.

Lexo më shumë për leje për familjen (në anglisht)

3

Bashkëngjit dokumentet


Këto dokumente duhet t´i skanosh ose t´i fotografosh dhe t´i dërgosh, bashkë me kërkesën tënde

  • Kopje të faqeve të pasaportës tënde ku tregohen të dhënat personale, fotografia, nënshkrimi/firma, numri i pasaportës, shteti që ka lëshuar atë, koha e vlefshmërisë, kodin e lexueshëm nga makina të faqes së identifikimit dhe nëse ti ke leje banimi në ndonjë shtet tjetër nga atdheu yt. Nëse ty gjatë procesit të azilit të është marrë pasaporta nga Enti i Migracionit, ti nuk ke nevojë të dërgosh një kopje të pasaportës tënde
  • Oferta për punësim dhe një deklaratë e sindikatës nga organizata përkatëse e sindikatës, të cilën ta jep punëdhënësi yt
  • Specifikimet e pagave, për katër muajt e fundit.

Nëse pasaportës tënde është duke i skaduar afati, ti duhet të vazhdosh atë, pasi që ti nuk mund të marrësh leje më gjatë se sa vlen pasaporta jote.

Nëse ti kërkon njëkohësisht, leje qëndrimi për familjen tënde  

  • Kopjet e dy faqeve të pasaportave të anëtarëve të familjes tënde, të cilat tregojnë të dhënat personale, fotografinë, nënshkrimin, numrin e pasaportës, shtetin i cili e ka lëshuar pasaportën, afatin e vlefshmërisë, kodin e lexueshëm nga makina në faqen e identitetit dhe nëse ata kanë leje banimi në shtetet e tjera nga atdheu i tyre. Nëse anëtarët e familjes tënde, gjatë procesit të azilit ua ka marrë pasaportat Enti i Migracionit, atëherë ata nuk kanë nevojë të dërgojnë një kopje të pasaportave.
  • Kopje të certifikatës së kurorëzimit, dëshmisë së martesës ose të ngjashme (vlen për çiftet e martuar dhe partnerët e regjistruar)
  • Dokument i cili tregon se ju keni banuar së bashku në atdhe (vlen për bashkëjetuesit)
  • Certifikatë lindje për fëmijët
  • Dhënie e pëlqimit nga prindi/kujdestari tjetër, nëse ai/ajo nuk vjen me ju në Suedi, ku del në shesh që fëmija mund të shpërngulet në Suedi.

Dokumentet duhet të jenë të përkthyera në suedisht ose në anglisht nga përkthyes i autorizuar. Kopja e dokumentit në origjinal, po ashtu, duhet gjithmonë të dërgohet.

Anëtarët e familjes, të cilët gjenden jashtë Suedisë, të cilët kërkojnë leje qëndrimi, duhet të vizitojnë një ambasadë suedeze ose një konsullatë të përgjithshme, për të marrë kartën e lejes së qëndrimit. 

Lexo më shumë për leje për familjen (në anglisht)

Nëse ti kërkon leje pune, për të vazhduar punën te i njëjti punëdhënës, ku ke punuar edhe më herët

  • Të dhënat e kontrollit ose bazën e deklarimit të të ardhurave nga Enti i Tatimeve, që tregon të ardhurat tua për periudhën e kaluar të lejes
  • Specifikimet eventuale të pagës për këtë vit.

4

Paguaj dhe dërgoje kërkesën

Në shumicën e rasteve, ti e paguan një taksë. Ti e paguan me një Visa-kartë ose me Masercard-kartë. Kur taksa eventuale është e paguar, ti e dërgon kërkesën. Ti merr një e-mail me konfirmimin se kërkesa jote është dërguar. Enti i Migracionit do të kontaktoj ty, nëse ka nevojë për më shumë informacion.

Taksat për leje pune (në anglisht)

5

Enti i Migracionit e shqyrton

Nëse ti ke kërkuar leje pune para skadimit të lejes së qëndrimit, ti ke të drejtë të punosh, derisa je duke pritur vendimin.

Që Enti i Migracionit të jetë në gjendje të merr vendim në çështjen tënde, kërkohet që të gjitha të dhënat janë të plotësuara si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme të janë bashkë me kërkesën. Kjo do të thotë që koha e shqyrtimit është më e shkurt, nëse çdo gjë që kërkohet i është bashkëngjitur kërkesës që nga fillimi, se sa në rastin kur kërkesa kompletohet më vonë.

Vini re, se Enti i Migracionit, në disa raste, mund të ketë nevojë të shqyrtoj kërkesën edhe më shumë, edhe pse të gjitha të dhënat janë plotësuar dhe të gjitha dokumentet janë dërguar bashkë me kërkesën.

Koha e shqyrtimit për leje pune (në anglisht)

6

Baza për kartën e lejes së qëndrimit

Nëse ti merr leje për më gjatë se tre muaj, ti merr një kartë të lejes së qëndrimit. Karta është një dëshmi, që ti ke leje të qëndrosh në Suedi dhe ajo, në mes tjerash, përmban fotografinë tënde dhe shenjat e tu të gishtërinjve. Prandaj ti duhet të caktosh kohën te Enti i Migracionit, sa më shpejt që është e mundur, për t´u fotografuar dhe për të dhënë shenjat e gishtërinjve. Këtë duhet të bësh, edhe nëse ti ke pasur më herët një kartë të lejes së qëndrimit, pasi që fotografinë tënde dhe shenjat tu të gishtërinjve, nuk mund t´i ruajmë.

Lexo më shumë për kartën e lejes së qëndrimit (në anglisht)

Cakto kohën në Ent të Migracionit për t´u fotografuar dhe për të dhënë shenjat e gishtërinjve (në anglisht)

7

Ti e merr vendimin

Ti e merr një e-mail në lidhje me vendimin që është marrë. Vet vendimi të dërgohet me pas në adresën tënde të shtëpisë në Suedi. Punëdhënësi yt ose mandatari, marrin njëkohësisht një mesazh për vendimin, përmes postës. Kur të bëhet karta e lejes së qëndrimit, ajo të dërgohet në shtëpi, brenda rreth një jave.

Vendimi për kthimin ose për dëbimin tënd, vazhdon të jetë i vlefshëm

Nëse ti ke marrë një refuzim në kërkesën tënde të azilit dhe ti ke marrë një vendim për kthimin ose për dëbimin tënd, ky vazhdon të jetë i vlefshëm, edhe pse ti dorëzon një kërkesë për leje pune. Enti i Migracionit mundet, vetëm në disa raste të veçanta, të vendos për ndërprerjen e punës përgatitëse për udhëtimin tënd në atdhe, deri sa të marrësh vendimin në lidhje me kërkesën tënde të lejes së punës.

Nëse ti merr një leje qëndrimi dhe një leje pune, ti ke të drejtë të qëndrosh në Suedi, për derisa leja është e vlefshme. Ndërkaq, vendimi për kthimin ose për dëbimin tënd. vazhdon të jetë i vlefshëm, deri në katër vjet, pasi që filloj të vlen ai vendim, ose derisa të tërhiqet vendimi. Prandaj është shumë e rëndësishme, që ti me rastin e kërkesës për vazhdim të lejes tënde, të bësh kërkesë, para se të skadojë afati i lejes së mëhershme. Nëse kërkesa jote arrin pasi që të skadojë afati i lejes tënde, ajo atëherë do të provohet, sipas rregullave të pengesës së zbatimit dhe atëherë vlejnë kushte të tjera më të rrepta për të marrë lejen.


Nëse Enti i Migracionit refuzon kërkesën tënde

Ti mund të bësh ankesë ndaj vendimit për refuzim të lejes së punës. Një ankesë duhet t´i dorëzohet Entit të Migracionit, jo më vonë se tri javë nga dita që ke marrë vendimin. Nëse ti nuk merr leje pune, atëherë vlen vendimi i mëhershëm për kthimin ose për dëbimin tënd.

Lexo më shumë nën rubrikën, Pas vendimit (në anglisht)

Nëse ti nuk e bën kërkesën përmes uebit

Nëse ti nuk mund të bësh kërkesë përmes uebit, ti e plotëson formularin Kërkesa për leje që të punosh në Suedi - për ty që je në Suedi (sued. Ansökan om tillstånd att arbeta i Sverige – för dig som är i Sverige) formulari numër 151011. Nëse familja jote në Suedi, po ashtu, ka nevojë për leje qëndrimi, atëherë duhet secili anëtar i familjes, të dërgoj kërkesën e vet. Në formular të kërkesës del në shesh, se cilat dokumente duhet t´i bashkëngjiten kërkesës.

Kërkesa për leje që të punosh në Suedi – për ty që je në Suedi, formulari numër 151011 (në anglisht)PDF

Kërkesa për leje për anëtarë të familjes, për punëtor, mysafir hulumtues shkencor, ushtrues të sportit dhe ndërmarrës personal, formulari numër 133011 (në anglisht)PDF

Ia dërgo kërkesën Entit të Migracionit:

Migrationsverket
Box 3100
903 03 Umeå

Në shumicën e rasteve ti paguan një taksë.

Lexo më shumë për taksat dhe si duhet të paguash (në anglisht)

Last updated: 5 dhjetor 2017

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.