Vendosja nën ndalim dhe nën mbikëqyrje

Förvar och uppsikt – albanska

Nëse Agjencia e Migracionit përcakton se është e nevojshme që të dijë se ku ndodheni dhe të lehtësojë gjetjen tuaj, në disa raste mund t'i nënshtroheni një vendimi mbikëqyrjeje. Nëse Agjencia e Migracionit vendos se mbikëqyrja nuk është e mjaftueshme, atëherë mund të vendoseni nën ndalim.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vendoseni nën mbikëqyrje ose nën ndalim, për shembull nëse kjo është e nevojshme për të hetuar rreth identitetit tuaj ose të drejtës suaj për leje qëndrimi ose leje tjetër. Mund të vendoseni gjithashtu nën mbikëqyrje ose nën ndalim nëse keni marrë, ose ka të ngjarë që të merrni, një vendim për refuzim hyrjeje apo urdhër dëbimi dhe Agjencia e Migracionit përcakton se ekziston rreziku që të qëndroni i fshehur apo që në mënyra të tjera të pengoni apo të vështirësoni refuzimin e hyrjes apo dëbimin. 

Fëmijët si edhe të rriturit mund të vendosen nën ndalim nëse Agjencia e Migracionit vendos se do të udhëtoni drejt një shteti tjetër anëtar të BE-së sipas Rregullores së Dublinit dhe përcakton se ekziston rreziku që të qëndroni i fshehur apo që në mënyra të tjera të pengoni transferimin.

Lexoni më shumë rreth Rregullores së Dublinit (në anglisht)

Mbikëqyrja

Në disa raste, Agjencia e Migracionit mund të marrë vendimin që t'ju vendosë nën mbikëqyrje. Mbikëqyrja është një mënyrë përmes së cilës Agjencia e Migracionit sigurohet që ju të qëndroni në kontakt me ne. Nëse merrni një vendim për t'u vendosur nën mbikëqyrje, ju jeni i detyruar të nënshkruani në orare të caktuara, qoftë pranë policisë apo Agjencisë së Migracionit në një vend të caktuar. Vendimi përcakton se kur dhe ku duhet të nënshkruani. Gjithashtu mund të jetë e nevojshme që të dorëzoni pasaportën apo dokumentet e tjera të identifikimit.

Periudha e kufizimit

Një vendim për vendosje nën mbikëqyrje zgjat gjashtë muaj, por afati i tij mund të shtyhet. Zakonisht, përpara se Agjencia e Migracionit të shtyjë afatin e vendimit për vendosje nën mbikëqyrje, ju do të thirreni në një hetim me gojë.

Apelimi kundër një vendimi për vendosje nën mbikëqyrje

Ju mund të depozitoni në çdo moment një apelim kundër një vendimi për vendosje nën mbikëqyrje. Ju nuk mund të merrni një avokat të caktuar, thjesht sepse keni marrë një vendim për vendosje nën mbikëqyrje.

Vendosja nën arrest

përcaktojmë se mbikëqyrja nuk mjafton që ju të qëndroni në kontakt. Kjo mund të ndodhë për shembull nëse keni marrë një vendim për vendosje nën mbikëqyrje dhe nuk nënshkruani në oraret kur është e nevojshme ose nuk bashkëpunoni me Agjencinë e Migracionit në mënyra të tjera.

Ndalim do të thotë se do të jetoni në një vend të mbyllur (një qendër ndalimi) nga e cila nuk mund të largoheni. Agjencia e Migracionit është përgjegjëse për këto qendra. Personat që janë të ndaluar kanë të drejtën të presin vizitorë nëse kjo gjë nuk pengon funksionimin e qendrës. Në disa raste, Agjencia e Migracionit mund të vendosë që këto vizita të jenë të mbikëqyrura.

Nëse jeni nën ndalim, ju keni të drejtën për kujdes mjekësor për rastet kur kjo nuk mund të shtyhet, si edhe mund të bëni kërkesë për një kuotë ditore dhe një grant të veçantë nëse ju mungojnë mjetet financiare personale.

Lexoni më shumë rreth kuotave ditore dhe granteve speciale

Ruajtja e sekretit dhe siguria

Për shkak të ruajtjes së sekretit, personeli i Agjencisë së Migracionit nuk mund të tregojë se kush është i ndaluar dhe ku mbahen. Kështu, Agjencia e Migracionit nuk mund t'i tregojë familjes dhe miqve tuaj se ku ndodheni, por ju mund t'i kontaktoni ata vetë nga qendra e ndalimit.

Personat që janë në ndalim kanë të drejtën të përdorin telefonat dhe internetin. Për të mbrojtur integritetin e personave që mbahen nën ndalim, nuk lejohen aparatet fotografike apo telefonat me kamera. Nëse ju nevojitet, mund të huazoni një telefon celular pa kamera. Ka edhe objekte të tjera që nuk lejohen gjatë kohës që jeni nën ndalim. Nëse Agjencia e Migracionit dyshon se keni një objekt që nuk ju lejohet ta keni, personeli mund të kryejë një kontroll trupor.

Burra, gra dhe fëmijë qëndrojnë të gjithë në qendrat e ndalimit të Agjencisë së Migracionit, megjithëse në disa raste ka pjesë të veçanta të qendrës së ndalimit ku nuk lejohen burrat. Nëse është e nevojshme për të arritur rendin dhe sigurinë, Agjencia e Migrimit mund të vendosë që t'ju mbajë të izoluar nga personat e tjerë që mbahen në qendrën e ndalimit.

Periudha e kufizimit

Vendimi për t'ju mbajtur nën ndalim mund të ketë efekt për 48 orë deri në dy muaj, në varësi të arsyeve për t'ju mbajtur nën ndalim. Vendimi në lidhje me ndalimin mund të rinovohet dhe në disa raste mund të mbaheni nën ndalim për dymbëdhjetë muaj ose më shumë.

Apelimi kundër një vendimi për vendosje nën ndalim

Ju mund të apeloni në çdo moment kundër një vendimi për vendosje nën ndalim. Apelimi kundër një vendimi nga personeli i Agjencisë së Migracionit në qendrën e ndalimit mund të bëhet zakonisht pranë Gjykatës së Migracionit brenda tre javëve nga vendimi. Nëse mbaheni nën ndalim mund të keni të drejtën për avokat të caktuar.

Fëmijët

Nëse jeni nën 18 vjeç, Agjencia e Migracionit mund të marrë vendimin që t'ju vendosë nën mbikëqyrje nëse keni marrë një vendim refuzimi hyrjeje ose dëbimi. Nëse e neglizhoni mbikëqyrjen kur të vijë koha për t'u larguar nga vendi, Agjencia e Migracionit mund të vendosë që t'ju mbajë nën ndalim.

Agjencia e Migracionit mund të vendosë gjithashtu që t'ju vendosë nën mbikëqyrje nëse keni marrë, ose mund të merrni, një refuzim hyrjeje me efekt të menjëhershëm, dhe është e qartë se nuk do të bashkëpunoni për t'u larguar nga Suedia menjëherë. Nëse Agjencia e Migracionit përcakton se mbikëqyrja nuk është e mjaftueshme, në vend të kësaj mund t'ju mbajmë nën ndalim.

Lexoni më shumë rreth vendimit për refuzimin e hyrjes me efekt të menjëhershëm

Pothuajse asnjëherë nuk merren vendime për t'i mbajtur fëmijët nën ndalim, dhe fëmijët nuk duhet të ndahen nga të dy kujdestarët. Një fëmijë mund të vendoset nën ndalim për maksimumi 72 orë. Afati mund të zgjatet për 72 orë të tjera nëse ka arsye të veçanta për ta bërë këtë, por asnjëherë për më shumë se gjashtë ditë.

Vendosja në vende të tjera ndryshe nga qendrat e ndalimit të Agjencisë së Migracionit

Kur mbaheni nën ndalim, Agjencia e Migracionit mund të vendosë që në vend që të qëndroni në qendrën e ndalimit të Agjencisë së Migracionit, do të vendoseni në një prej qendrave të ndalimit të policisë ose në një nga ambientet e burgimit ose të ndalimit të Shërbimit Suedez të Provës dhe Burgjeve. Kjo bëhet vetëm për personat që janë 18 vjeç e lart.

Agjencia e Migracionit mund ta marrë këtë vendim nëse:

  • jeni dënuar me dëbim për shkak të një shkeljeje penale dhe nuk është e përshtatshme të mbaheni në një qendër ndalimi të Agjencisë së Migracionit;
  • po mbaheni i izoluar nga personat e tjerë në qendrën e ndalimit dhe jeni përcaktuar si rrezik sigurie në njësinë e ndalimit; ose
  • ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme kundër qëndrimit tuaj në qendër.

Nëse ka një vendim që ju të mbaheni nën ndalim, Agjencia e Migracionit mund t'ju dërgojë gjithashtu në polici ose në Shërbimin Suedez të Provës dhe Burgjeve për një periudhë të shkurtër kohore ose ndërkohë që përgatitet transporti drejt njërës prej qendrave të ndalimit të Agjencisë së Migracionit.

Apelimi kundër një vendimi në lidhje me vendosjen në një ambient tjetër

Nëse vendoseni në një qendër apo institucion ndalimi të policisë, ju mund ta apeloni vendimin pranë Gjykatës së Migracionit. Apelimin duhet ta paraqisni maksimumi brenda tre javëve nga marrja e vendimit.

Last updated: 16 prill 2018

Was the information on this page helpful to you?

Thank you for helping us improve our website!

Thank you for helping us improve our website!

Tell us how we can make this page better*






If you wish to ask the Migration Agency a question you can find our contact details under the heading Contact us.